Home / Tag Archives: pikerisht (page 5)

Tag Archives: pikerisht

Drejt “Rusi 2018”: “Flamenkoja” spanjole pushton botën, (2010)

Nga Skifter KëlliçiLindur në shekujt e Mesjetës në krahinat e Spanjës jugore, “Flamenco”, një lloj vallëzimi i vrullshëm, dalëngadalë u përhap dhe u bë tradicional në tërë Spanjën. Madje në shekullin e 20-të u përhap në shumë vende të botës. Dhe, siç duket, të hovëzuar nga ritmet frymëzuese të saj, futbollistët e përfaqësues së Gadishullit Iberik, e vendosën flamurin e tyre në majat më të larta të planetit të futbollit të rruzullit tokësor.Kjo ndodhi në Botërorin që u zhvillua nga 11 qershor-11 korrik të vitit 2010 në Afrikën e Jugut. Pikërisht në këtë vend ku sundimi e egër racist ndaj zezakëve vendas, i njohur me termin “apartedid”, u zhduk vetëm më 1991, duke ia lënë vendin lindjes së barazisë midis të bardhëve me zezakët vendas, deri në atë shkallë sa në vitet 1994-98 president i këtij vendi të zgjidhej Nelson Mandela, heroi legjendar jug-afrikan, që kishte kaluar më shumë se 30 vjet në burgje të tmerrshme, për shkak të luftës së tij të paepur për lirinë dhe të drejtat e popull..

Lexone

I riu vdiq në Komisariat, policët e akuzuar për dhunë “ndryshojnë” detyrë

Efektivët e Komisariatit të Policisë së Korçës që akuzohen nga familjarët e të ndjerit Enea Ftoj se e rrahën atë për vdekje, pritet të transferohen në detyra të tjera deri në përfundim të hetimeve të nisura.Zv.ministrja e Drejtësisë, Romina Kuko ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese te Drejtorisë së Policisë dhe Komisariatit të Korçës. Takimi, që ka zgjatur për thuajse 3 orë ka pasur në fokus pikërisht ngjarjen e rëndë të ndodhur në paraburgimin e Komisariatit të Korçës, ku humbi jetën 27-vjeçari Enea Ftoj.Burime bëjnë me dije se gjatë takimit kanë qenë të pranishëm edhe policët e akuzuar nga familjarët e Enea Ftojt për ushtrim dhune fizike. Burime të rezervuara pohuan se të tre efektivët e akuzuar nga familjarët se kanë ushtruar dhunë ndaj të riut, pas këtij takimi pritet që të transferohen në sektorë të tjerë të strukturave të policisë deri në mbyllje të hetimit.Enea Ftoj, 27 vjeç ndërroi jetë në ambientet e komisariatit dy javë më parë, ndërsa familjarët akuzuan polic..

Lexone

Pedagogu “shpërthen” kundër qytetarëve: O dele e bagëti, pse shkuat në koncertin e Ermal Metës? Popull idiot e derdimen

Ergys Mërtiri, një sociolog dhe gazetar pranë PD-së, është revoltuar me qytetarët që kanë marrë pjesë në koncertin e Ermal Metës.Ai i quan ata dele dhe bagëti.“Prania e madhe e njerëzve në koncertin e djeshëm të Ermal Metës është një lajm i keq që vetëm na tregon sesa derdimen ka mbetur ky popull.Si mund të shkosh në një koncert të organizuar nga politika, për qëllime qartësisht dhe paturpësisht propagandistike, kur kjo politikë po ta nxin dhe vështirëson jetën çdo ditë, duke të varfëruar, përçudnuar, tallur e shpërfillur?Si mund të marrësh pjesë në ahengjet e një qeverisjeje që po e kthen gjithë kombin në emigrant potencial, duke mos mbetur më njeri me dëshirën të jetojë në atdheun e vet?Si mund të shkosh të zhgërryesh në cirkun e pushtetit, kur ai po ta bën jetën cirk me problemet që hap, ndërsa pushtëron me banda kriminelësh e trafikantësh, në mënyrën më të degjeneruar, të paparë ndonjëherë?Si mund të shkosh e të englendisesh në koncertet e shndërruara në fushatë elektor..

Lexone

VIDEO: “Lëri të protestojnë, ti ushqehesh me taksat e tyre, lëri të shprehen”, hoxha përplaset me policinë në Elbasan

Protesta e demokratëve kunder kryeministrit Rama sot në Elbasan u pasua me perplasje dhe konfrontime me policinë.Në këtë video te postuar nga Report Tv , disa të rinj të PD përplasen me një agjent policie, teksa ky i fundit ka tentuar t’iu marrë pankartën që mbanin në duar me parullë kundër kryeministrit Edi Rama “Mirësevjen o pasha i drogës’.Në këtë moment ndërhyn një hoxhë, i cili kundërshton agjentin e policisë, duke i kërkuar të lërë qytetarët të protestëtojnë, teksa i kujton se ai paguhet pikërisht nga taksat e qytetarëve, dhe ndaj duhet t’i lërë ata të thonë fjalën e lirë.“Lëri qytetarët të protestojnë, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve. Nuk je mercenar këtu, lëri të shprehen”.– thotë ai.

Lexone

FOTOT: “Kapardisu me lekët e popullit se…”, qytetari “gozhdon” të dashurën e Zenit

😉

Armina Mevlani shpesh hErë kritikohet nga fansat për jetën e saj të luksit që bën sëbashku me të dashurin e saj Shkëlzen Berisha.Ditën e djeshme Armina ka postuar një foto të bërë gjatë një eventi në Francë, në të cilën një komentues i shkruan “Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron.”Por të dashurës së Shkëlzenit nuk i ka pëlqyer aspak komenti dhe ka reaguar.“Me thënë të drejtën i gjithë eventi ka qenë organizuar nga Moët&Chandon dhe meqe nuk e kuptoni puna ime eshte e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve ashtu sic ky udhëtim e shumë të tjera organizohen nga vete firmat dhe financohen po nga ato”- ka shkruar Armina. (TemA)

Lexone

Maradona: Dora e Zotit? Nëse do të përdorej VAR-i, do të më kishin arrestuar

Si do të ishte shkruar historia e futbollit nëse episodet më të rëndësishme të së kaluarës do të vendosin nga VAR-i?Sigurisht që disa rezultate do të ishin ndryshe, madje edhe kampionët e botës.Një nga momentet që vazhdon të debatohet edhe në ditët e stome është goli i shënuar me dorë nga Diego Armando Maradona ndaj Anglisë në Botërorin “Meksikë 1986”.Pyetjes cinike se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të përdorej VAR-i në atë sfidë çerekfinale, El Pibe De Oro iu përgjigj:“Do të isha arrestuar, sepse nuk mund të vjedhësh para 80 mijë personave”.Me siguri fansat e futbollit ia kanë falur këtë “vjedhje” futbollistit ndoshta më të mirë të historisë, sepse pikërisht në këtë ndeshje Maradona realizoi një gol monumental, duke shmangur të gjithë mesfushën dhe mbrojtjen e Anglisë.

Lexone

Avanti dilettanti!

Nga Barbara WeselDo të ishte çudi po të mos rezultojë kryeministri i ri një marionetë në duart e dy kryetarëve të partive Lega dhe Lëvizjes Pesë-Yjet. Sepse profesori i panjohur i lëndëve juridike nuk ka rrënjë as te Lega, as te Pesë-Yjet, pushtetin ai e ka vetëm të marrë hua. Giuseppe Conte është destinuar që të jetë një figurë e dobët – një kryeministër, të cilit i duhet të telefonojë më parë në dy qendra të partive, përpara se t’u premtojë gjë kolegëve Merkel dhe Macron.Kjo qeveri përbëhet nga fillestarë – me përjashtim të ministrit të ri të Jashtëm. Kjo i jep asaj në sytë e zgjedhësve edhe më shumë besueshmëri, sepse bën pjesë në standardet e populistëve, që të shajnë e mallkojnë të ashtuquajturat establishmente.Programi i kësaj martese midis dy partive krejt të papajtueshme ideologjikisht me njëra-tjetrën, konsiston para së gjithash në dhurata të papagueshme për zgjedhësit. Dhe ata janë kaq të etur për ndryshime, për njerëz të rinj në politikë, sa kanë harruar se si bëhet ll..

Lexone

Italia “populiste”, Salvini “tremb” emigrantët: Ata që s’kanë letra do t’i çojmë në shtëpi

Menjëherë pas betimit të kabinetit të ri qeveritar në Itali, ministri i Brendshëm, ekstremisti i djathtë Matteo Salvini është shprehur se një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së re populiste do të jetë “dërgimi i tyre në shtëpi”, duke sinjalizuar kështu synimet për të mbajtur premtimin elektoral për të kthyer mbrapsht qindra e mijëra emigrantë pa dokumente që qëndrojnë në Itali.Kaosi politik që përfshiu prej javësh Italinë, më saktë 88 ditë, kishte në qendër pikëpyetjet nëse qeveria e re, e betuar ditën e premte e që do të udhëhiqet nga një kryeministër thuajse të panjohur si Giuseppe Conte, do të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj angazhimeve fiskale të Italisë në Bruksel.Por, ardhja në pushtet e Salvinit, dikur një prezantues radiofonik e sot i emëruar në një prej pozicioneve më të fuqishme qeveritare në Itali, që mbikëqyr sigurinë vendase, të drejtat e njeriut, emigracionin dhe azilkërkimin, si dhe zgjedhjet, mund të sjellë për pasojë edhe ndryshime të tjera dramatike.Vetë..

Lexone

Ylli Manjani ndërhynë në emisionin “Zonë e Lirë”, ka një pyetje për aktoren

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, mbrëmjen e kësaj të premte nëpërmjet një mesazhi ka ndërhyrë në emisionin “Zonë e Lirë” dhe ka patur një pyetje për aktoren Enxhi Cuku.Ajo së fundmi ka rolin e protagonistes në filmin, “Internimi”, i cili tregon historinë e dashurisë së ndaluar midis dy të rinjve në kohën e komunizmit.Pyetja e Manjanit lidhej pikërisht me rolin e saj, se a ishte reale për vetë aktoren.“Të jep mundësinë të jesh një tjetër personazh, të njohësh një tjetër jetë,Është një tjetër Enxhi, ajo që shihet ne film duhet të jetë reale, pastaj nëse është reale për mua është tjetër gjë”, u shpreh Enxhi.Kujtojmë që në film ka skena dashurie edhe erotike./zoneelire.alThe post Ylli Manjani ndërhynë në emisionin “Zonë e Lirë”, ka një pyetje për aktoren appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Çani: “Je gati zemër? Zhvishemi?” Ja si reagoi Anxhela Peristeri

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” Anxhela Persteri ka ardhur për të promovuar klipin e saj të fundit. E duke e ditur tipin e saj paksa serioz Çani i ka bërë disa pyetje pikante, por reagimi i Anxhela Peristerit ishte fantastik.E teksa do të fillonte intervistën me Anxhelën,Çani i është drejtuar.“Je gati zemër? Zhvishemi?” Këto fraza duket se e kanë habitur Anxhelën, por para se të reagonte, Çani e ka sqaruar se bëhej fjalë pikërisht për heqjen e emocioneve para intervistës: “Zhvishemi nga komplekset” i tha më tej Çani.Anxhela e kuptoi që bëhej fjalë për një intervistë jo të lehtë dhe ja ktheu me të qeshur “nga këto intervista më bën gjithmonë”./zoneelire.alThe post Çani: “Je gati zemër? Zhvishemi?” Ja si reagoi Anxhela Peristeri appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone