Home / Tag Archives: pikerisht (page 2)

Tag Archives: pikerisht

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 8 qershor

DashiNuk është dita e duhur për të marrë iniciativa të reja. Do të lini pas shpine dembelizmin dhe dëshirën për të mos bërë asgjë. Për të gjithë ata që janë familjarë, këshillohet të përqendrohen tek rrugët për të arritur suksesin.DemiSot do të mund të argëtoheni vetëm nëse nuk parashikoni asnjë event. Mos u trembni nga ndryshimet e menjëhershme, por thjesht përfshihuni në to. Është koha e duhur për të bërë një pushim dhe për të shijuar qetësinë.BinjakëtKjo është një ditë ideale për të bërë një pushim të shkurtër. Ngadalësoni ritmin dhe mundohuni të gjeni qetësinë dhe relaksim edhe tek gjërat e vogla. Gjatë kësaj dite do të ketë më shumë rëndësi për ju një proces sesa një rezultat i arritur.GaforrjaDo t’ju duhet të punoni fort gjatë kësaj dite. Nevoja juaj për rehati dhe qetësi do të jetë e madhe sot. Edhe pse do të mundoheni t’ia plotësoni dëshirën vetes, nuk do t’ia dilni dot me sukses. Nëse nuk jeni duke kërkuar qetësinë në familje, argëtohuni me miqtë në mbrëmje.Lua..

Lexone

Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret me dy vende. Ngjitet Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë humbi dy pozicione në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.Humbjet me Kosovën dhe Ukrainën kanë ndikuar në humbjen e pikëve dhe zbritjen në klasifikim të Shqipërisë, që e sheh tashmë veten në vendin e 58, me 538 pikë, ndërkohë që muajin e mëparshëm ajo ishte e 56-a, me 549 pikë.Ajo që ka përfituar shumë në klasifikimin e FIFA-s është pikërisht skuadra e Kosovës, që pas suksesit me kuqezinjtë ka kapërcyer 11 shkallë në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 141-të, me 197 pikë të grumbulluara.Për sa u përket vendeve të para të këtij klasifikimi nuk ka ndryshime. Në vendin e parë qëndron skuadra kampione e botës, Gjermania me 1.558 pikë; e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë dhe Belgjika në vendin e tretë.Ndryshimi i vetëm në dhjetëshen e parë të renditjes së FIFA-s është shkëmbimi i vendeve mes Polonisë e Spanjës. Skuadra polake është ngjitur me dy pozicione në vendin e 8, ndërsa Spanja ka zbritur dy shkallë për t’u pozicionuar e 10-a.7 qer..

Lexone

Kishte një muaj që kishte ardhur nga Amerika, sulmohet me granatë shtëpia e ish-deputetit nga Shkodra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Shkodër, pikërisht në lagjen “Partizani”.Sipas “GSH”, banesa e një ish-shefi të Komisariatit Shkodër, Shyqyri Çela është sulmuar me granatë, rreth orës 03:00.Mësohet se në momentin e sulmit Çela ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa raportohet vetëm dëme materiale.Policia bën të ditur se nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.Nga sa mësohet, Shyqyri Çela përpara se të futej në Policinë e Shtetit, në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë.Ndërkohë që në 1997 vëllai i tij ka pasur një konflikt, ku asokohe ka degjeneruar në përdorimin e armëve.Pas kësaj ngjarje, Çela ishte larguar drejt Amerikës dhe kishte vetëm një muaj që kishte ardhur sërish në Shqipëri.Njoftimi i policisëMë datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues n..

Lexone

Avokati i Trump: Kim Jong-un u lut për samitin

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut u lut që samiti i tyre të riprogramohet, pasi presidenti amerikan vendosi ta anulojë atë.Këto deklarata Giuliani i bëri gjatë një konference shtypi në Izrael, ku ndër të tjera theksoi se ishte pikërisht qëndrimi i ashpër i presidentit Trump që detyroi Penianin të shtrijë dorën.“Kim Jong-un u kthye i përulur dhe u lut për mbajtjen e takimit. Ky është pikërisht pozicioni ku Amerika dëshironte ta fuste atë”, deklaroi Rudy Giuliani.Takimi mes tyre është planifikuar të mbahet më 12 qershor, gjithmonë nëse nuk do të ketë surpriza të tjera.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Lewandowski “kriset” me Bayernin, e ardhmja në udhëkryq

Duket e pamundur për t’u ngjitur krisja mes Bajernit të Mynihut dhe Robert Lewandowski. Klubi nuk e ka pritur aspak mirë ndryshimin e menaxherit nga ana e sulmuesit polak që e konsideron të përfunduar eksperiencën e tij me bavarezët. Klubi gjerman nga ana tjetër nuk ka ndër mend të negociojë duke i dhënë Lewandowskit një mesazh të qartë,“Nëse agjenti yt nuk vjen me një ofertë prej 200 milionë eurosh nuk i hapim as telefonin”. Është ky mesazhi i Bajernit sipas Bild për Lewabdowskin dhe agjentin e tij.Koncepti për futbollistin dhe Pini Zahawi-n është i qartë. Pavarësisht kontratës deri në vitin 2021 raporti me sulmuesin është i destinuar për të përfunduar. Në ndjekje të tij prej kohësh është Reali i Madridit që është i gatshëm të paguajë deri në 120 milionë euro, por edhe Juventusi që kërkon pasuesin e Higuain, si dhe Manchester United, Chelsea dhe PSG mund të futen në garë për 29-vjeçarin polak.Sipas mediave spanjolle është pikërisht Reali destinacioni i preferuar nga lojtari që i..

Lexone

Ermal Meta: Kisha frikë para koncertit, nuk më kishte ndodhur kurrë

Ermal Meta, fituesi i “Sanremos”, përfaqësuesi i Italisë në “Eurovision”, i cili më 1 qershor mbajti një koncert madhështor në Tiranë, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show Magazine”.Ai rrëfeu një detaj mjaft të veçantë në fillim të intervistës për koncertin në sheshin “Skënderbej”. Ermali tregoi se është “frikacak” dhe këtë e ka kuptuar pikërisht para koncertit në Tiranë.“Kisha pak frikë para koncertit, pasi nuk kisha bërë më parë një koncert në Shqipëri, kur bën një koncert në një vend tjetër është më ndryshe, por këtu isha në shtëpinë time. Ka qenë një emocion jashtëzakonisht i madh. Nuk e imagjinoja të ishin aq shumë njerëz. Isha në panik dhe nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë kjo gjë, as në “Sanremo” as në “Eurovision””, tha Ermal Meta.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Prej dhembjes dhe bukurisë

Nga Ennio Grassi“Letërsia, si i gjithë arti,është rrëfimi që jeta nuk mjafton“- Fernando PessoaBiografia letrare e poetit shqiptar Visar Zhiti, në panoramën evropiane ndër më të mëdhenjtë e kohës tonë, është një gjë e vetme me atë ekzistencialen. Në fillesë ishte dhëmbja, burim dhe formë së bashku i élan vital,* i ndjekur me çdo çmim, pavarësisht gjithçkaje, për t’u bërë kërkim i pashmangshëm i sensit dhe i pyetjes absolute.Nëse tekstet e përmbledhjes së parë në italisht, Croce di carne, 1997 (Kryqi prej mishi), pjesë të së cilës u ruajtën në kujtesë nga burgu i ashpër në Gulagët e Enver Hoxhës, i zbuluan lexuesit italian një zë me intensitet të paparë, të endur në dëshminë e një tragjedie individuale dhe kolektive, më pas ato të Confessione senza altari, 2012 (Rrëfim pa altare), paraqitën botën me një vizion të ndërtuar mbi arkitektura leximi të një imagjinate që nuk njeh kanone, nga Esenini te Tsvetaeva e Achmatova, nga Walt Whitman te Borges, nga Montale te Federico Garcia L..

Lexone

Projektohet një transferim i bujshëm për Shaqirin

Liverpool ka bërë një lëvizje surprizë për të marrë Xherdan Shaqirin, pas rënies së Stoke në Championship.Sulmuesi mund të transferohet në “Anfield Road” vetëm për 15 milionë euro, sepse aq është klauzola për prishjen e kontratës së zviceranit, me gjak shqiptar, me Stoke.Jurgen Klopp kërkon ta ketë 26-vjeçari si një “pjesë këmbimi të vlefshme” në momentin që dikush nga treshja Firmino-Salah-Mane do të ketë nevojë për pushim.Ai mund të luajë në të dy krahët e sulmit dhe pasi do ta monitorojë në Botëror, Liverpool do të nisë bisedimet për blerjen e futbollisti që në karrierën e tij ka luajtur edhe me Inter e Bayern Munich.Kundërshtari kryesor i Liverpool për të marrë Shaqirin është pikërisht rivali i qyetit, Everton, që i garanton atij një fanellë si titullar, teksa shuma për të paguar është e njëjtë, 15 milionë euro, dhe Stoke nuk mund të pretendojë qoftë dhe një qindarkë më shumë për lojtarin që e bleu për 25 milionë euro dy vjet më parë.

Lexone

Kërcënohet Messi, Argjentina anulon miqësoren me Izraelin

Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur ta anulojë miqësoren me Izraelin, që ishte programuar për t’u zhvilluar të shtunën në Jeruzalem. Ky vendim lidhet me kërcënimet që kanë marrë Messi me shokë në orët e fundit nga palestinezët, të cilët inskenuan madje një protestë gjatë stërvitjes së Argjentinës në Barcelonë, duke djegur dhe përdhosur fanellën me numër 10.“Kjo ndeshje është një lajthitje. Është njësoj sikur ne të festonim përvjetorin e pushtimit të Ishujve Malvinas (Falkland). Do të ishte një mungesë respekti për popullin argjentinas,” – kishte deklaruar më parë Husni Abdel Wahed, amabasdor i Palestinës në Argjentinë.Dhuna dhe viktimat e javëve të fundit pas përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave izraelite në Gaza e kanë tensionuar së tepërmi situatën. Kjo ndeshje ishte vendosur të luhej në lagjen e Jerusalemit, Malha, e cila ndodhet pikërisht në një zonë të një ish-fshati palestinez të shkatërruar gjatë luftës, pas të cilës u themelua Izraeli 70 vite më parë.Tashmë..

Lexone

VIDEO: Krijesë misterioze në rrugë, rrjeti shokohet nga pamjet e çuditshme

Një person u shokua kur në kamerat e sigurisë pa një kafshë të mistershme që ecte në rrugë rreth orës 2 të natës.Pamjet tregojnë kafshën me katër këmbë dhe një bisht të gjatë që ecën natën në rrugë.Është pikërisht bishti ai që e bën këtë krijesë të vështirë për t’u identifikuar, pasi trupi i kafshës ngjan me një qen.Personi që e pa e postoi foton në rrjetet sociale, duke pyetur të tjerët nëse e dinë se çfarë kafshe mund të jetë.Disa prej tyre besojnë se është kafsha e njohur me emrin “Chupacabra”, krijesë e njohur në Amerikën LatineDisa të tjerë besojnë se është tigër i Tanzanisë. (TemA)

Lexone