Home / Tag Archives: personat

Tag Archives: personat

Korçë, makina përplaset me motorin, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e mbrëmjes së të premtes pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Korçë-Voskopojë.Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë dy personat që po udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur.Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Grabitësve u dështon vjedhja e bizhuterive luksoze, momenti i pabesueshëm kur ndalen nga kalimtarët

Këto pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur disa londinezë u bënë bashkë për të ndaluar një bandë të armatosur me thika e çekiçë pasi vodhën disa bizhuteri luksoze në kryeqytetin anglez.Katër kalimtarët heroikë shihen teksa vrapojnë tek personat e armatosur duke bërë që një prej grabitësve të braktisë motorin e tij përpara se të kapnin të dyshuarin tjetër.Një tjetër kalimtar shihet teksa vrapon drejt kriminelëve për t’i ndaluar ata të kryerin vjedhjen në dyqanin me ora zviceriane.Ata u bënë barrikadë për kriminelët deri në pritje të policisë.Tre prej hajdutëve arritën të largohen, por kalimtarët mundën të shtrinin një tjetër grabitës në tokë derisa u arrestua nga policia. (TemA)

Lexone

VIDEO: Plas grushti në autobus, tmerrohet qytetarët

Një sherr midis dy burrave është në një autobus në orën e pikut të frekuentimit nga qytetarët.Videoja tregon një burrë me kapelë të zezë dhe një burrë tjetër duke folur përpara se njeriu në kapelë fillon ta grushtojë atë.Pasagjerët dëgjohen duke bërtitur ndërsa shikojnë rrahjen.Besohet se sherri u shkaktua pas një njëri nga personat e përshirë në konflikt fliste me zë të lartë në telefon.Incidenti ndodhi rreth orës 21:00 në bordin e autobusit M10 përgjatë Broadway në Sydney. (TemA)

Lexone

Fli këtë fundjavë – do të jetosh më gjatë

Të kalosh fundjavën në shtrat shpeshherë na mërzit, pasi mendojmë se fundjava është për të dalë me miqtë, me të afërmit, për t’u argëtuar. Na ndodh shpesh që gjatë javës nuk arrijmë të “ngopemi” me gjumë, pasi ngrihemi shpejt dhe nuk flemë më shumë se 5 apo 6 orë. Nga një studim i kryer, është vërejtur se personat e moshës 65 vjeç që flenë më pak se 6 orë gjatë gjithë javës, vdesin më të rinj në krahasim me ata që flenë 6 orë apo më tepër. Megjithatë, edhe nëse nuk keni kohë të flini mjaftueshëm gjatë javës, ka ende shpresë. I njëjti studim tregoi se nëse orët e humbura të gjumit i zëvendësoni në fundjavë, është njësoj sikur të keni fjetur çdo ditë mjaftueshëm.Ky studim u bazua në të dhënat që u mblodhën nga 38.000 persona në Suedi, ku u ndoq nga afër stili i tyre i jetesës për 13 vite dhe u përdor regjistri i vdekjeve. Ekspertët arritën në përfundimin se personat që flinin 5 orë ose më pak gjatë javës, kishin rrezik më të lartë vdekshmërie nga ata që flinin 6 orë apo më shumë.Pra,..

Lexone

Ndryshime tek taksat, zbardhet paketa fiskale: Nga agroturizmi, tek lojërat e fatit

Qeveria ka vendosur të bëjë ndryshime në tre ligje të lidhura me taksat duke ofruar kështu praktikisht një paketë të dytë brenda vitit 2018. Ndryshimet vijnë në kushtet e mbështetjes së agroturizmit me disa lehtësi si dhe rregullime të tjera për biznesin në tërësi. Por cilat janë në fakt taksat që ndryshojnë.Drafti për tatimin mbi të ardhuratNdryshon shkalla tatimore e biznesit. Shkalla e tatimit mbi fitimin është: 15 % për tatimpaguesit me të ardhura gjithsej 14.000.001 lekë në vit; 5 % për tatimpaguesit me të ardhura gjithsej 14.000.000 lekë në vit. Aktualisht paguhet 15 për qind për tatimin 8.000.001 dhe 5 për qind deri në 8.000.000.Për të gjithë subjektet që certifikohen për aktivitetin e agroturizimit shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 %. Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5 % e parashikuar sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin “subjekt i çertifikuar agroturizmi” deri në dhjetor 2021. Efektet e no..

Lexone

Testoni zgjuarsinë tuaj: Cila prej bebeve mëposhtë është vajzë?

Mëposhtë keni një test shumë të thjeshtë, i cili ka për qëllim që të tregojë personalitetin tuaj.E vetmja gjë që duhet të bëni është të shikoni foton e mëposhtme dhe t’i jepni përgjigje pyetjes: Cila prej këtyre foshnjave është vajzë?Nëse keni zgjedhur A: Ju jeni një racionalist/e. Ky lloj njerëzish mendon dy herë përpara se të marrin vendim dhe ndjekin rregullat. Personat rreth tyre i konsiderojnë ata si qytetarë model që nuk do ta thyejnë ligjin asnjëherë.Nëse keni zgjedhur B: Jeni tip artistik. Ju jeni gjithmonë të mbushur me ide kreative dhe zhvilloni lehtë aftësitë tuaja të vizatimit. Jeni një frymëzim i vërtetë për njerëzit rreth jush.Nëse keni zgjedhur C: dini se si t’i zgjidhni problemet. Nuk ka asnjë pengesë që mund t’ju kërcënojë gjendjen tuaj, ndërsa gjithmonë e dini çfarë të bëni në çdo situatë. Këta njerëz mund të përshtaten me ndryshimet dhe të njohin lehtësisht motivet e vërteta të të tjerëve, gjë që është mjaft e dobishme për t’u bërë.Nëse keni zgjedhur D: Jen..

Lexone

Qytetari ankohet për drejtorin e ISSH, Balla: Shkarkohet nëse ka shkelur afatin

Në vijim të turit të llogaridhënes publikë të qeversë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u ndalën në qytetin e Prrenjasit.Gjatë takimit një qytetar u ankua se i ka dërguar një ankesë me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të ISSH-së Astrit Hado, por nuk ka marrë pergjigje.I menjëbershëm ishte edhe reagimi i Ballës: “Drejtori shkarkohet nëse ka shkelur afatin në kthimin e përgjigjes”.Lidhur me këto ankesa, Ahmetaj tha se do të bëhet audit financiar i çdo qindarke të shpenzuar.“Në bazë të ankesës tuaj do të bëjmë një audit financiar të çdo qindarke të shpenzuar dhe personat përgjegjës do të kallëzohen penalisht”Të pranishëm në këtë takim llogaridhënie ishin dhe disa zëvëndësministra dhe drejtues qendrorë institucionesh, të cilët iu përgjigjën një për një dhjetra banorëve që kërkuan llogari për hallet që i shqetësojnë.

Lexone

VIDEO: Policia kontrollon autobusët me protestues

Protesta e sotme e opozitës ka vënë në lëvizje të gjithë policinë e shtetit.Të gjitha autobusët dhe mjetet që janë nisur nga Lezha po i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga policia.Pika e kontrollit të policisë është ngritur në kufirin mes Shkodrës dhe Lezhës.Gjithashtu policia verifikon të gjithë personat brenda autobusëve nëse ka apo jo të tillë me precedent penal.

Lexone

Publikohen emrat, kush janë të arrestuarit për vjedhjen e Prokurorisë së Durrësit. Mes tyre edhe roja…

Tre persona të dyshuar janë ndaluar nga policia në lidhje me grabitjen e Prokurorisë së Durrësit dhe po merren në pyetje nga hetuesit.Njoftimi i policisë:U bë ekzekutimi i urdhrit ndalimit të Prokurorisë për shtetasin Nias Lena, 56 vjeç banues në lagjen Nr 15 Durrës, me punë roje tek SH.P.S.F Frideus Secyrity.Neni 248 K.P. u bë ekzekutimi i urdhër ndalimit të Prokurorisë për shtetasit:1-Artur Isa, 48 vjeç banues në Sukth i Ri Durrës.2- Besnik Bushi 54 vjeç, banues në lagjen Nr 7 Durrrës, sepse dyshohet se gjatë natës janë futur në Zyrat e Prokurorisë Durrës, dhe dyshohen se janë autorë për veprat penale “Ndërhyrje në sistemin kompjuterik dhe zhdukje apo humbja e fashikullit, parashikuar nga Nenent 293/c/2 dhe 313/A-25 K.P.Policia ka shoqëruar disa të dyshuar gjatë natës deri në mëngjes për grabitjen e organit të Akuzës, ku mes tyre janë dhe dy personat, që mendohet se janë autorët e bastisjes së Prokurorisë.Dy autorët e dyshuar të grabitjes janë ndaluar me urdhër të Pro..

Lexone