Home / Tag Archives: personal

Tag Archives: personal

FOTOT: Berisha me kameraman personal, Braçe tallet me servilosjen e Strazimirit në Kuvend

Nëse jeni kureshtar për të ditur se kush qëndron pas kameras në momentin kur flet ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend, atëherë këto pamje do t’ju ndihmojnë për të kuptuar më tepër.Gent Strazimiri duket se është deputeti më i trajnuar si operator për të kapur planet e duhura gjatë kohës kur flet Berisha.Veç të tjerave, ai është një ndër ligjvënësit më të dëgjueshëm ndaj liderit të demokratëve dhe duartroket sa herë që duhet fjalimet e eprorëve të tij.Momenti është kapur nga deputeti Erjon Braçe i cili teksa e ndan në rrjetin social Instagram zgjedh veç të qeshë. (TemA)

Lexone

FOTOT: Sali Berisha si “truprojë” e Lulzim Bashës

Lulzim Basha ka çimentuar dje paprekshmërinë në krye të Partisë Demokratike, pavarësisht se çfarë ndodhë në të ardhmen me këtë parti, humbet apo fiton zgjedhjet.Kritikët e Bashës kanë shpresuar deri më sot, se ai do të ndalej nga Sali Berisha.Por, ky i fundit, ndryshe nga sa pretendonin kritikët e Bashës, është i pafuqishëm para këtij të fundit.Aq sa tani, duket se është kthyer në truprojën personal të Bashës dhe nuk guxon të thotë asgjë kundër tij.Madje aq në siklet ndjehej dje, sa kur hyri Lulzim Basha në sallë, iu ngrit në këmbë për ta takuar me “dashamirësi”, ndërkohë që sytë servilë shikonin këtë skenë qesharake.(TemA)

Lexone