Home / Tag Archives: pershendetje

Tag Archives: pershendetje

Më është shfaqur një gungë në këmbë…

Përshëndetje doktor! Doja të pyesja për një problemin tim. Në pjesën e djathtë të këmbës kam vënë re një gungë. Nuk kam asnjë shqetësim apo dhimbje. Doja të dija nëse është serioze?Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog në Qendrën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.Kur themi një gungë në pjesën e djathtë të këmbës, pa asnjë të dhënë tjetër, është e pamundur të japim një përgjigje konkrete. Kjo sepse duhet të supozojmë që mund të jetë një polip, një lipom, një veruke etj.Ka shumë gjëra që mund të shfaqen në formën e një gunge dhe pa dhimbje. Ndaj duhet parë me sy, që të bëjmë dallimin./ Shendeti.com.al

Lexone

Kam 1 vit me djegie dhe skuqje në duar dhe këmbë

auto_16mund41526456710

Përshëndetje! Dëshiroj të pyes për një shqetësim shëndetësor, por kam vite që e përjetoj. Në të dyja duart dhe këmbët kam djegie e skuqje në mënyrë të vazhdueshme. Ka raste që acarohen më tepër, por ka edhe momente që përjetoj qetësim. Kam djegie dhe temperaturë. Ne e quajmë “zjarri i natës”, por nuk e di se çfarë është. Çfarë më rekomandoni?Selman Lirza, Mjek Dermatolog – Poliklinika e Specialiteteve Nr. 3Zjarri i natës bëhet me flluska me ujë dhe mbledh dhimbje nga pjesa e qafës dhe tek shtylla kurrizore. Asnjëherë zjarri i natës nuk shfaqet pa dhimbje të forta. Po ashtu zjarri i natës nuk zgjat shumë, maksimumi 20 ditë dhe pastaj kalon. Këto shpjegime që ka dhënë pacienti nuk janë shenja të zjarrit të natës. Personi mund të këtë hiperemi ose ka një hipervaskularizim, por duhet parë me sy. Derisa pacienti shpjegon se ka 1 vit që po e përjeton shqetësimin, nuk kemi të bëjmë me zjarr nate. Unë rekomandoj një vizitë tek mjeku dermatolog, sepse zgjatja në kohë e simptomave të tilla m..

Lexone

A mund të shfaqen probleme me prostatën në moshë të re?

Përshëndetje! Po në moshën e re, p.sh. 26 vjeç, mund të shfaqet prostata?Përgjigjet dr. Arqile Gjikondi, mjek nefrolog:Problemet me prostatën duhet të keni parasysh se mund të shfaqen në çdo moshë. Më duhet të di më tepër informacion, nëse djali ka shqetësim dhe çfarë shqetësimesh janë ato. Mund të jetë infeksion, mund të jetë patologji e zorrës së trashë apo diçka tjetër. Në çdo rast, më duhet më tepër informacion, mundësisht ta diagnostikoj personin. Unë rekomandoj në çdo rast vizitën tek mjeku specialist.

Lexone