Home / Tag Archives: perplasur

Tag Archives: perplasur

VIDEO: Plas grushti live në TV, mes Fiqiri Xibrit dhe Kol Nikollës. Tmerrohet drejtuesja e emisionit

Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla, dy drejtues sindikatash, janë përplasur fizikisht, ndërsa ishin ftuar në një emision në televizionin Scan.Nuk dihet arsyeja e sherrit, por në një moment, Fiqiri Xibri është ngritur i revoltuar dhe e ka goditur me grusht Nikollën.Sherri me shkëmbime grushtat dhe shkelmash ka vijuar disa sekonda, dhe është dashur ndërhyrja e operatorëve për ndarjen e tyre, ndërkohë që drejtuesja e emisionit ka mbetur e shokuar.(TemA)Qifja Vs Kola @idiokracia.fb.2A post shared by vrima.al (@vrima.al3) on Jun 6, 2018 at 11:47am PDT

Lexone

VIDEO e frikshme: Kamioni 12 tonësh merr përpara Benzin

Ky është momenti i tmerrshëm kur një kamion çimentoje 12 tonësh përplas një Mercedes-Benz dhe e tërhoq atë për qindra metra.Ndërsa shoferi i makinës luksoze gjermane u përpoq të ndryshonte korsi, shoferi i kamionit nuk e shikon dhe hyn në korsinë e majtë duke përplasur kështu Mercedes-Benzin.Fatmirësisht nuk pati të lënduar.Aksidenti ndodhi në rrugët e Sydney. (TemA)

Lexone

“Gruaja e Presidentit”, Kryemadhi përplaset me Ballën jashtë Kuvendit: S’jam marrë as me gruan dhe as me motrën tënde

Monika Kryemadhi është përplasur me numrin dy të Partisë Socialiste Taulant Balla.Teksa ky i fundit ishte duke folur para medias, pas kurrizit të tij është shfaqur liderja e LSI-së e cila tentoi t’i prishë prononcimin.Veprimi i kësaj të fundit ka indinjuar Ballën që ka shprehur keqardhjen duke thënë se “Më vjen keq që gruaja e Presidentit bën zhurrmuesen”.Deklarata ka marrë përgjigje të papritur nga Kryemadhi e cila i ka përmendur familjarët.“S’jam marrë as me mamanë dhe as me motrën tënde”, tha Kryemadhi. (TemA)

Lexone

Berat, përplaset nga kamioni motoristi austriak

Një shtetas austriak është përplasur nga një mjet teksa udhëtonte me motroin e tij në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke mbetur i plagosur.“Rreth orës 12:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Berat-Poliçan, në vendin e quajtur “Agot” një mjeti tip Benz, (kamion) me drejtues shtetasin A.L, 29 vjeç, banues në Urë Vajgurore, është përplasur me një motor tip BMW me drejtues shtetasin austriak, P.B, 28 vjeç”, thotë policia e Beratit.Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Thyen masën e “arrestit shtëpiak” dhe aksidenton rëndë gruan

Foto ilustruese Një grua është aksidentuar një ditë më parë në Shkodër, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Urës së Bunës. Shtetasja me inicialet K.V. është përplasur nga një automjet dhe ka pësuar dëmtime të rënda.Ndërkohë, policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës drejtuesin e mjetit tip Benz, 25-vjeçarin me inicialet A.N.Ky shtetas është larguar nga vendngjarja pasi ka përplasur gruan e moshuar. Ai u kap më vonë nga uniformat blu.Situata rëndohet edhe më shumë për të riun pasi përveç aksidentit që shkaktoi dhe largimit nga vendngjarja, ai ishte nën masën “arrest shtëpie” për një vepër penale.Ai do të përballet tashmë me akuzat “largim nga vendi i aksidentit”, “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas një burrë dhe një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur një burrë dhe një fëmijë.Të plagosurit janë dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pogradec, aksidentohet për vdekje 18-vjeçari

Foto ilustruese Një aksident me pasojë vdekjen e një 18 vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur për vdekje një 18 vjeçar banues në Çërravë.Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjeti tip “Benz”, që përplasi për vdekje të riun me iniciale A.H. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shpërthen sherri në “Opinion”, Nano ‘masakron’ ish- ministrin e PD: Vilën e satëme, kërriç, idiot me gjyslyke…

Gazetari Mustafa Nano është përplasur ashpër më ish-ministrin e PD-së, Gazmend Bardhi, në emisionin “Opinion”.Shkak për këtë është bërë fakti, se gjatë debatit për çështjen “Xhafaj”, Bardhi e ka akuzuar Nanon se ka një vilë në Gjirin e Lalzit.Pjesë nga debati:Bardhi: Flasim për vilen tënde ne Lalëz.Nano: Vilën time?Bardhi: Po po per vilën tëndeNano: Vilën e satëmeBardhi: Vilën e satëmeNano: Unë nuk kam vilë në Lalëz. Unë kam apartament. Ti jë një idiot me gjyslykeBardhi: Ne s’jemi këtu për pasuritëNano: Ti nuk je idiot mor, ti je kërriçBardhi: Po të flasësh kështu nuk është argumentNano: Ik mor zuzar, palaço.(TemA)

Lexone

Vlorë, automjeti përplaset me makinën e policisë

Një aksident ka ndodhur pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete.Një makinë tip “Hyndai” është përplasur me një makinë policie, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv policie i cili drejtonte mjetin.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Përplasen makinat në Qafë Kashar, dy të plagosur

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit në Qafë Kashar, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.Informacionet paraprake bëjnë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz. Dy persona janë plagosur lehtë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.8 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone