Home / Tag Archives: perparme

Tag Archives: perparme

FOTOT: Porsche dhe Ferrari përplasen kokë më kokë, dëme mbi 260 mijë euro

Dy super-veturave një Ferrari 458 Italia dhe një Porsche 718 Cayman GTS u përfshinë në një aksident të frikshëm.Drejtuesi 26-vjeçar i Porsche mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, por shoferi i Ferrari-t nuk ishte në vendngjarje dhe policia ka bërë thirrje që të jepen informata për ta gjetur atë dhe ndonjë pasagjer të mundshëm.Porsche i kuq me vlerë 90 mijë euro u përmbys dhe i humbi të dyja disqet në aksidentNdërkaq Ferrari me vlerë 170 mijë euro pësoi dëme të shumta në pjesën e përparme nga ana e pasagjerit.Përplasja, që shkaktoi një dëm prej mbi 260 mijë eurosh, ndodhi rreth orës 7 e 50 të mbrëmjes së kaluar në South Yorkshire të Anglisë. (TemA)

Lexone

FOTOT: Super jahti 110 metra i gjatë me kazino, sallë vallëzimi, pishinë e pistë helikopteri

Për të gjithë të apasionuarit pas eksplorimit të vendeve të panjohura, super jahti i ri 110 metra i gjatë është vendi i përkryer për të kaluar pushimet.Kompania e dizajnit Expleo Design nga Rumania ka prezantuar jahtin Elyon, brenda të cilit ka një pistë për vallëzim, kazino dhe hapësira të mjaftueshme për lojëra.Jahti posedon pishinë të mbyllur dhe të hapur, xhakuzi dhe lukse të tjera.Në pjesën e përparme gjendet pista e helikopterit, kurse nën këtë pistë është dizajnuar hapësira e veçantë për vallëzim dhe pishina e mbyllur.Çmimi dhe detajet tjera për këtë super jaht nuk janë bërë të ditura, për faktin se ai është në fazën e konceptit. (TemA)

Lexone

FOTOT: Këto janë xhinset provokuese që po “çmendin”… meshkujt

Fashion Nova ka nxjerrë në treg xhinset më provokuese të prodhuara ndonjëherë.Bëhet fjalë për xhinse të grisura jo në pjesën e përparme, siç jemi mësuar t’i shohim, por në pjesën e pasme.Disave u pëlqen shumë ky model, ndërsa të tjerë janë të shokuar nga ekspozimi që u bën të pasmeve.Kur postoi fotot e xhinseve në Instagram për herë të parë, Fashion Nova mori më shumë se 134 000 pëlqime.

Lexone