Home / Tag Archives: pergjithshem

Tag Archives: pergjithshem

Në pranga reperi problematik kosovar

Gjykata e Pejës ka shpallur aktgjykimin në rastin e reperit Arian Sijarina.Reperi Sijarina akuzohej për veprat penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.Për veprën e parë, i akuzuari u dënua me 6 muaj burg. Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit do të kthehet në dënim me gjobë.Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje Sijarina u dënua me gjobë në shumën prej 600 euro.Dje reperi kishte pranuar fajësinë dhe kishte shprehur keqardhje për veprën te cilën e kishte kryer.Ndërsa ndaj dy të akuzuarve, Albert Kastrati dhe Dardan Doda, Gjykata mori aktgjykim refuzues, kjo pas tërheqjes nga ndjeka penale të prokurores Suada Hamza, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.Sipas aktakuzës, Arijan Sijarina ishte pasagjer në veturë, së bashku me Albert Kastratin dhe Dardan Dodën, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes Prishtina- Drita, në dalje të Pejës, pranë pompës së derivateve “Hib Petrol” kishte nxjerrë gjysmën e trupit jashtë dhe me revole kishte ..

Lexone

FOTO: “Al Pazar” në TCH? Zbulohen bisedimit mes Ben Blushit dhe Agron Llakajt

Sezoni i ri i televizioneve në shtator pritet të ketë jo pak lëvizje. Një prej ndryshimeve më kryesore mund të jetë rikthimi aktorit të humorit, Agron Llakaj në Top Channel.Ditën e sotme, ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në “Vizion Plus” është fotografuar nga Dita me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi.Nuk dihet nëse aktori i njohur ka planifikuar rikthimin e tij në televizionin ku ishte drejtues i “Portokalli”.Drejtori i Top Channel Ben Blushi ka nisur një fazë ndryshimesh në këtë televizion duke synuar të afrojë emisionet dhe drejtuesit më të kërkuar të momentit.Vetëm pak ditë më parë, ai i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut me një pagë që flitet se shkon në 45 milionë lekë të vjetra në muaj./dita/

Lexone

“Xhafaj”, drejtori i policisë Veliu tek Prokuroria e Krimeve të Rënda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka nisur një takim tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.Ky takim që vjen pas vetë zbulimit të Dëshmitarit X, Albert Veliut, në përgjimin audio të vëllait të ministrit të Brendshëm.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka pasur një takim rreth 40 minuta me kreun e këtij institucioni, që sapo është emëruar, Donika Prela.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Mjet i dyshimtë në oborrin e spitalit, evakuohen pacientët

Një mjet i dyshimtë në një qese është parë në oborrin e spitalit të Pejës dhe Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë.Po ashtu vizitat tek pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët, pasi ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit.

Lexone

5 vite burg për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Afera korruptive dhe abuzim me tendera

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto u shpall fajtor duke u dënuar me 5 vite burg.Ish-drejtori i LSI-së akuzohet se së bashku me Labin, tashmë i penduari i drejtësisë, favorizonin një grup biznesmenësh, të cilët hynin në tendera fiktivë dhe i fitonin ato.Prokuroria e Krimeve të Rënda për të ndërtuar akuzën e tyre bazohen edhe tek një sërë telefonatash të përgjuara, ku njëri prej biznesmenëve thotë se do të merrte vulën në Drejtorinë e Burgjeve.Labi dhe Zoto i fusnin biznesmenët në tenderime pa shpallje me fitues të paracaktuar dhe në një rast ka qenë zëvendësi që i ka çuar drejtorit 20 mijë euro në zyrë për një nga tenderat fiktivë.

Lexone

FOTOT: Romana Vlahutin “përvesh mëngët”, këtë radhë për të mbjellë… pemë

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, është shfaqur bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të zgjerimit të KE Christian Danielsson për të mbjellë disa pemë.Të shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ata kanë marrë lopatat dhe kanë mbjellë disa rrënjë fidanë pranë sheshit “Skëndërbej”.Më poshtë do të mund të shihni disa fotografi nga veprimtaria për mbjelljen e pemëve. (TemA)

Lexone