Home / Tag Archives: pergjigjet

Tag Archives: pergjigjet

Rama i përgjigjet diversionit të Kryemadhit, vlerëson sërish Veliajn: Në Tiranë është bërë punë shumë e madhe për romët

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish kryebashkiakun Veliaj për punën që ka bërë në më pak se tre vite në Tiranë, duke dhene dhe nje pergjigjie indirekte per kreun e LSI Monika Kryemadhii.E cila nje nate me pare ne nje emision televiziv deklaroi se jane dy ministra kandidate per kryetar bashkie ne Tirane.I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision special ‘Opinion’ ku po trajtohen disa çështje sociale, Rama tha se në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë e madhe për komunitetin rom.“Në Bashkinë e Tiranës është bërë një pune shumë e madhe për komunitetin rom, si me rastin e ndërtimit të banesave në Shkozë.Në fillim ka qenë probem i madh”, tha Rama.Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, kryebashkiaku Veliaj përuroi pak javë më parë edhe 60 banesa të reja për familjet e këtij komuniteti në Shkozë.Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë.

Lexone

Akuzat? Erion Veliaj i përgjigjet opozitës: 0 lekë nga bashkia për koncertet, PD të mos telendisë artistët

Koncertet super të suksesshme të Ermal Metës dhe Rita Orës në Tiranë, të cilat mblodhën në shesh me mijëra adhurues të muzikës së tyre, kanë kushtuar 0 lekë.Në një lidhje telefonike në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se për ardhjen e dy këngëtarëve në Tiranë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë.Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh ai.

Lexone

LSI iu përgjigjet “akuzave” për pasurinë e deputetëve: Çdo muaj kemi disa shpërblime

Deputetja Kejdi Mehmetaj iu përgjigjet akuzave për pasurinë e deputetëve të LSI.Lidhur me akuzat e deklarimit të pasurisë për deputetët e LSI dy ditë me parë, nga të cilat vëreheshin shuma të mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve, deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj sqaron burimin e tyre.E ftuar në emisionin Debati në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Mehmetaj sqaroi:“Vetëm për të sqaruar,ato nuk është se i kam shpenzuar unë, ajo është pagesa mujore që merr një deputet.Dhe e kemi të gjithë njësoj.Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë të çdo sektori tjetër të administratës dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip djetash ku futen shpenzimet për udhëtime etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon sa një rrogë tjetër e një zyrtari të lartë.Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë.”

Lexone

Nëse je me diabet, duhet të ushqehesh patjetër me një ushqyerje standarde?

Përgjigjet Florian Toti, endokrinolog Nuk ka ushqyerje standarde, por ka ushqyerje vetjake, pasi çdo person me diabet ka shije personale dhe të veçanta, ka nevojë për kalorazh të veçantë në funksion të moshës, gjinisë, peshës trupore etj. Gjatë konsultimit dhe bashkëbisedimit me mjekun, në varësi të faktorëve të mësipërm përcaktohet ushqyerja vetjake, që nuk është standarde, por e larmishme. Është e kuptueshme se në përcaktimin vetjak të ushqyerjes merren në konsideratë parimet bazë të ushqyerjes së shëndetshme. Këto parime janë të shumta, por në fund të fundit ata kanë si objektiv mbajtjen e nivelit të hemoglobinës së glukozuar (HbAic) sa më afër vlerave normale.Mund të përmendim disa objektiva si: ruajtjen e peshës trupore sa më afër vlerave të normës, kujdesi dhe kufizimi i konsumit të yndyrnave të pangopura (gjalpi, dhjami etj), kujdesi për kufizimin e kripës së gjellës, konsumimi i frutave, i zarzavateve, kufizimi I sheqernave të pastra, konsumimi i peshkut dhe produkteve të det..

Lexone

Kanadaja i përgjigjet Trump-it me tarifa mbi pijet alkoolike

Pas vendimit të presidentit Trump për tarifat e çelikut dhe aluminit, edhe Kanadaja ka marrë masat e saj.Otava ka bërë të ditur se do të vendosë tarifka me vlerë 16 miliardë dollaë mbi produktet amerikane si uiski dhe lëngu i portokallit.Kryeministri Justin Trudeau e quajti vendimin e Trump-it “totalisht të papranueshëm” dhe shtoi se lufta tregtare do t’i dëmtojë ekonomitë e të dy vendeve.“Duhet të zotërojë logjika e shëndoshë. Por nuk shohim asnjë shenjë të kësaj nga ana e SHBA-ve”, tha ai.Kanadaja është furnizuesi kryesor i SHBA-ve me çelik, me 17% të importeve. (TemA)

Lexone

“Ku humbe Armandinjo? Ku humbi magjia e sistemit tënd fitues?”

Nga Erjon BraçeKu humbe Armandinjo?Pse hesht? Është e rëndë 3-0 apo jo?Çfarë do thuash tani?Po hë, pse nuk fiton më?Si ka mundësi që sistemi yt dështoi kështu?Sikur ishte sistem fitues. Ku humbi magjia kaq shpejt?I kam përgjigjet, por pres të flasësh Armandinjo, pastaj gjithçka që mendoj

Lexone

“Mori nxënës për të mbushur sallën”, Tërmet Peçi i përgjigjet Tritan Shehut: Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë

Kreu i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi i përgjigjet deputetit të PD, Tritan Shehu.Ky i fundit akuzoi kryebashkiakun se ai dhe deputetët e PS hoqën fëmijët nga mësimi për të mbushur sallën e një simpoziumi shkencor në Tepelenë.Reagimi i plotë:Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë Tritan.Ti kërkon të vesh bisht e brirë dhe ta zhveshesh çdo vlerë sepse kështu je mësuar ti dhe partia jote të nisin diskutimet, bashkë me agjentët e spekullimit, të ashtuquajtur gazetarë.“Java e Ali Pashës” apo simpoziumi shkencor, nuk është një komunikim për elektorat, por për dije dhe kulturë, të cilin ti nuk denjove ti përgjigjeshe me ftesën që të dërguam si “përfaqësues” i qarkut tonë. S’kishe si të vije sepse ishe i zënë me mendimin sesa dhurata do të merrje nga stabilimenti i “Ujit Tepelena” në përvjetorin e 20-të themelimit.Kjo ngjarje ishte e shënuar për Tepelenën sepse ne hodhëm një nga hapat më të rëndësishëm në fushën e kulturës, turizmit, trashëgimisë, historisë, e kurorëzuar me ..

Lexone

“Mori nxënës për të mbushur sallën”, Tërmet Peçi i përgjigjet Tritan Shehun: Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë

Kreu i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi i përgjigjet deputetit të PD, Tritan Shehu.Ky i fundit akuzoi kryebashkiakun se ai dhe deputetët e PS hoqën fëmijët nga mësimi për të mbushur sallën e një simpoziumi shkencor në Tepelenë.Reagimi i plotë:Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë Tritan.Ti kërkon të vesh bisht e brirë dhe ta zhveshesh çdo vlerë sepse kështu je mësuar ti dhe partia jote të nisin diskutimet, bashkë me agjentët e spekullimit, të ashtuquajtur gazetarë.“Java e Ali Pashës” apo simpoziumi shkencor, nuk është një komunikim për elektorat, por për dije dhe kulturë, të cilin ti nuk denjove ti përgjigjeshe me ftesën që të dërguam si “përfaqësues” i qarkut tonë. S’kishe si të vije sepse ishe i zënë me mendimin sesa dhurata do të merrje nga stabilimenti i “Ujit Tepelena” në përvjetorin e 20-të themelimit.Kjo ngjarje ishte e shënuar për Tepelenën sepse ne hodhëm një nga hapat më të rëndësishëm në fushën e kulturës, turizmit, trashëgimisë, historisë, e kurorëzuar me ..

Lexone

FOTO: Një mësuese anglishteje merr letër nga Trump dhe nuk i reziston tundimit për ta korrigjuar

Një mësues gjuhe nuk mund ta lërë pasdore zanatin, edhe nëse merr një letër nga vetë presidenti i SHBA-ve. Yvone Mason ka qenë mësuese anglishteje për 17 vjet me radhë.Pasi doli në pension, ajo mori një letër që në fund mbante firmën e presidentit amerikan, Donald Trump. Dhe nuk mundi t’i rezistonte tundimit: e korrigjoi nga fillimi në fund.Letra në fakt ishte një përgjigje për një kërkesë që ajo i kishte bërë Trump-it: të takonte personalisht të afërmit e viktimave të Parkland-it, ku në shkurt u vranë 17 persona.Larg të qenit e kënaqur që dikush nga administrata Trump iu përgjigj kërkesës së saj me vonesë, mësuesja e anglishtes e korrigjoi letrën dhe gjeti plot 11 gabime, duke zbritur këtu zgjedhjet e varfra stilistikore dhe përdorimin e tepruar të përemrit pronor unë.“Nëse do ta kishte shkruar një nxënës në shkollën e mesme, do ta kisha vlerësuar me D”, ka thënë ajo pasi postoi online letrën e korrigjuar.Letra që me shumë gjasa mund të jetë shkruar nga një punonjës i stafit..

Lexone

Sapo vendoset diagnoza e diabetit, diabetikët nuk duhet të konsumojnë fare sheqer?

Përgjigjet Florian Toti, endokrinologE vërteta është se prej shumë vitesh sheqernat janë akuzuar se rëndonin diabetin dhe veçanërisht sheqeri i pastër nuk duhej përdorur. Sot një gjë e tillë nuk është plotësisht e vërtetë, pasi këshillohet përdorimi i sheqernave nga diabetikët, por me masë. Kuptohet që pakësimi i karbohidrateve në përgjithësi është i këshillueshëm, por nuk është e domosdoshme mospërdorimi dhe mënjanimi i plotë nga ushqyerja. Shumë e rëndësishme është që diabetiku, nëpërmjet këshillimit me mjekun diabetolog, apo dietolog, të njohë parimisht nevojën dhe sasinë e sheqernave në ushqyerjen e tij. Në kushte normale organizmi ynë ka nevojë që rreth 50% e kalorazhit ditorë të plotësohet nga sheqernat. Le të përpiqemi të ilustrojmë këtë dukuri. Nëqoftëse diabetiku do të ushqehet me proteina, zarzavate, produkte e nënprodukte të qumështit, si dhe fruta, ai ose ajo ka konsumuar më pak se 50% të nevojave ditore për sheqerna. Në këto kushte ai mund të shtojë dhe një akullore, një..

Lexone