Home / Tag Archives: pergjate

Tag Archives: pergjate

Hapet shkolla e drejtorëve të spitaleve, Manastirliu: Çdo qindarkë e fondeve publike për përmirësimin e shërbimit

Filloi sot shkolla e drejtorëve, një kurs intensiv menaxhimi spitalor për drejtuesit e spitaleve publike në vend, e cila hapet për herë të parë.Duke theksuar investimet e rëndësishme që po kryhen këtë vit në sektorin e shëndetësisë, Ministrja Manastirliu vlerësoi rëndësinë e menaxhimit të spitaleve si element kyç për shërbime cilësore për qytetarët.“14 milion euro janë investimet që po realizohen këtë vit në sektorin e shëndetësisë, duke filluar nga investimet në 11 spitalet rajonale me instalimin e 5 mamografëve të rinj, rezonancës magnetike për herë të parë në Elbasan, Angiografit për herë të parë në Fier për zgjidhjen e urgjencave kardiake e një seri investimesh në spitalet e Tiranës, duke filluar me repartet e reja të kirurgjisë dhe spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT, etj. Por menaxhimi padyshim është I rëndësishëm për të patur shërbime sa më cilësore për qytetarët, ndaj vendosëm të hapim për herë të parë shkollën e drejtorëve të spitaleve”, tha Manastirliu.Minist..

Lexone

FOTOT: Brenda hotelit ku do mbahet takimi historik Trump-Kim

Takimi historik midis Presidenti të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të mbahet në Hotel Capella në Sentosa Island në Singapor më 12 qershor.Siç bëjnë të ditur mediat e huaja bëhet fjalë për vendpushimin që shtrihet në 32 hektarë në ishullin Sentosa përgjatë Detit të Kinës Jugore dhe ka 112 dhoma, suita, vila dhe dërrasa, sipas faqes së saj të internetit.Nuk është e qartë saktësisht se ku Trump dhe Kim do të qëndrojnë në hotel, por raportet e mëparshme kanë sugjeruar që udhëheqësi i Koresë së Veriut dëshiron një suitë dhe se qeveria amerikane mund të paguajë për të.Në fund të majit, Trump anuloi samitin pas komenteve agresive nga qeveria e Koresë së Veriut.Por SHBA dhe Koreja e Veriut kanë punuar për të “ringjallur” takimin, dhe më 1 qershor, Trump njoftoi se ai do të mund të mbahej. (TemA)

Lexone

Rama poston videon e mëngjesit: Shikoni në 120 sekonda çfarë ka ndodhur gjatë bregut të Jugut

Kryeministri Edi Rama ka ndare mengjesin e sotem, si nje urim per dite te mbare nje video se si eshte transformuar vija bregdetare e Jugut te vendit.‘MIRËMËNGJES dhe me këtë kujtesë prej vetëm 120 sekondash të transformimit rrënjësor të hapësirave urbane përgjatë vijës së mrekullueshme bregdetare të Jugut të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë ”- shkruan Rama ne postimin e tij te pare per kete dite ne Facebook.

Lexone

VIDEO: Plas grushti në autobus, tmerrohet qytetarët

Një sherr midis dy burrave është në një autobus në orën e pikut të frekuentimit nga qytetarët.Videoja tregon një burrë me kapelë të zezë dhe një burrë tjetër duke folur përpara se njeriu në kapelë fillon ta grushtojë atë.Pasagjerët dëgjohen duke bërtitur ndërsa shikojnë rrahjen.Besohet se sherri u shkaktua pas një njëri nga personat e përshirë në konflikt fliste me zë të lartë në telefon.Incidenti ndodhi rreth orës 21:00 në bordin e autobusit M10 përgjatë Broadway në Sydney. (TemA)

Lexone

Nuk ka qetësi mes Izraelit dhe Gazës, një vajzë vritet nga ushtria pranë gardhit kufitar

Një grua palestineze është qëlluar me armë zjarri nga ushtarët izraelitë pranë gardhit kufitar të Gazës, në një ditë tjetër të protestave dhe dhunës, sipas ministrisë palestineze të shëndetit.Razan al-Najjar, 21 vjeç, u qëllua pranë Khan Yunis të premten, duke sjellë numrin e protestuesve të vrarë nga ushtria izraelite që nga fundi i marsit në 123.Sipas zëdhënësit të ministrisë së shëndetësisë Ashraf al-Qudra, Najjar ishte një vullnetare e ministrisë, dhe kishte veshur uniformën e bardhë të një mjeku kur ajo u qëllua në gjoks.Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se po shqyrtonin raportin.Por ushtria tha në një deklaratë se “mijëra protestues” u mblodhën në pesë vende përgjatë kufirit, duke “djegur gomina pranë gardhit të sigurisë dhe duke u përpjekur të dëmtonin infrastrukturën e sigurisë”.Ata u qëlluan nga një automjet i ushtrisë kur një palestinez kishte kaluar kufirin e Izraelit dhe mbante një granatë kur u kthye në Gaza, duke theksuar se ushtarët po vepronin “në përputhj..

Lexone

Pse planetët janë të rrumbullakët? Shpjegimi, sipas NASA-s

Tetë planetet e sistemit tonë diellor ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri në shumë mënyra. Janë të përmasave të ndryshme, në distancë të ndryshme nga Dielli, disa janë të vegjël dhe shkëmborë të tjerët të mëdhenj dhe gazozë. Por të gjithë janë të rrumbullakët. Cila është arsyeja? Pse nuk ka forma të tjera si kub, piramida apo e disqe?Planetët formohen kur materialet në hapsirë përplasen së bashku. Pas një farë kohe kur ka mjaftueshëm material krijohet graviteti; forca që mban gjërat të lidhura. Kur një planet në formim e sipër është mjaft i madh ai fillon e pastron rrugën rreth yllit që orbiton, përdor gravitetin për të kapur pjesë të hapsirës.Një planet ushtron gravitet në të gjitha anët. Graviteti tërheq nga qendra drejt anëve si rrezet e një rrote biçiklete. Kjo bën që forma e përgjithshme e një planeti të jetë sferë, e cila është një rreth tridimensional.Disa planete janë të rrumbullakët, disa të tjerë janë akoma më të rrumbullakët se të tjerët. Mërkuri dhe Venusi janë ata që j..

Lexone

Shtohen rastet me kancer të mushkërisë tek të rejat

Në një tranzicion historik, kanceri i mushkërisë është më i përhapur tashmë tek të rejat se sa tek të rinjtë, ka zbuluar një studim i ri.Lajmi i mirë, kanë zbuluar shkencëtarët, është se gjatë dy dekadave të fundit, numri i rasteve me kancer të mushkërisë përgjatë 35-54 vjeçarëve ka rënë. Por, kjo rënie është më e dukshme tek meshkujt, ndërsa që incidenca e sëmundjes është më e lartë tek gratë hispanike dhe pa ngjyrë, të lindura në mesin e viteve ’60.Pyetja është: Përse ky shtim i rasteve me kancer të mushkërisë tek femrat?“Incidenca e lartë tek femrat nuk shpjegohet plotësisht nga duhanpirja”, thotë dr. Ahmedin Jemal, nga Shoqata Amerikane e Kancerit.Rreth 85% e rasteve me kancer të mushkërisë në SHBA lidhen me duhanpirjen, sipas Jemal. Prandaj është logjike të mendojmë që zakonet e duhanpirjes nuk janë të vetmet që kanë ndikuar në këtë shtim të rasteve të kancerit të mushkërisë tek femrat.Llojet e kancerit të mushkërisë zakonisht janë të ndryshme nga meshkujt tek femrat. Nj..

Lexone

Izrael, raketa palestineze në fshatrat pranë Rripit të Gazës

Në fshatrat pranë Rripit të Gazës, kanë rënë sërish sirenat e alarmit: banorët kanë pohuar se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme, por deri tani nuk ka njoftime për viktima. Në zonë, tensioni është shtuar që kur prej dy ditësh, Xhihadi islamik palestinez, ka kërcënuar për hakmarrje për vrasjen e tre militantëve të tij.Sirenat kanë rënë përgjatë gjithë kufirit mes Izraelit dhe Gazës, i gjatë 40 km: sipas radips ushtarake, dhjetëra raketa janë lëshuar nga Gaza, por pavarësisht se ishte një nga sulmet më këmbëngulëse palestinezë të viteve të fundit, nuk ka shkaktuar as viktima e as dëme.Disa raketa janë kapur nga sistemi i mbrojtjes Iron Done. Izraeli më p[as është përgjigjur me bombardime ajrore, që kanë goditur objektiva palestinezë në zonën e Zaitunit e Sajayas në Gaza Siti, edhe në këtë rast pa shkaktuar viktima.WATCH: Iron dome interception system in action moments after at least 25 mortars were fired from Gaza. pic.twitter.com/Vqlt3MVIQt— Israel News Feed (@IsraelHatzolah) M..

Lexone

FOTOT: Ansambli i Egjiptit, sjell folklorin plot ngjyra në kalldrëmin e Gjirokastrës

Një atmosferë festive u krijua fundjavën që lamë pas përmes shfaqjes kulturore, që mblodhi qindra vizitorë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.Pjesë e kësaj shfaqje ishin rreth 30 artistë të Ansamblit Kombëtar të Egjiptit dhe Ansamblit “Lunxhëria”, të Gjirokastrës, të cilët sollën një atmosferë të ngrohtë dhe festive në “Qafën e Pazarit”.I cilësuar si takimi i dy kulturave, kjo shfaqje çeli siparin e një sërë aktiviteteve kulturore, që “TID”, një organizatë lokale në Gjirokastër do të sjellë përgjatë të gjithë sezonit turistik në qytetin e gurtë.Këngë dhe valle egjiptiane, si dhe polifonia dhe vallet popullore të Jugut të interpretuara nga artistët, si dhe veshjet tradicionale egjiptiane me një larmi ngjyrash mahnitën turistët dhe vizitorët që ndodheshin në Gjirokastër, duke iu bashkuar festës.Gjirokastra, qyteti i gurtë, është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005.Gjirokastra zgjon gjithnjë e më shumë interesin e turistëve të huaj për ta vizi..

Lexone