Home / Tag Archives: perfunduar

Tag Archives: perfunduar

Shkolla “Dora D’Istria” gati për shtator, Veliaj: Hiqet mësimi me dy turne

Në shtator, nxënësit e shkollës “Dora D’Istria” do ta nisin mësimin në klasa të reja, të rikonstruktuara, me kushte më të mira dhe hapësira të zgjeruara. Veç shkollës “Kosova” e cila u rindërtua nga e para, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin dhe zgjerimin e shkollës “Dora D’Istria”, me 12 klasa të reja dhe mjedise tërësisht të rinovuara. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i kënaqur që tashmë, shkolla ku mësoi disa vjet më parë, sot ka hapësira të bollshme për nxënësit.Kryebashkiaku theksoi se mjediset e shtuara në shkollën “Dora D’Istria” eliminojnë problemin e mësimit me dy turne. “Në kohën time shkolla ka qenë me turne, pra i bie në mesin e viteve ‘90. Më vjen mirë që, pas 20 e ca vitesh, shkolla shpëton nga mësimi me dy turne dhe fjala dy turne nuk do jetë më në fjalorin e ish-shkollës “20 Vjetori”, sot “Dora d’Istria”. Kemi shtuar 12 klasa, pra është shtuar një krah i plotë i shkollës, është rikuperuar një pjesë e degraduar për aktivitete terreni spor..

Lexone

Tregtoheshin jashtë standarteve. AKU sekuestron midhje, reçel, mish dhe kos

AKU ka sekuestruar produkte të skaduara në disa njësi tregtare gjatë kontrolleve në qarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Sarandës.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.Për këtë arsye AKU është në vazhdimësi të aksionit, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin.Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues. Ndaj shtetasit KristoVeizi u mor masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.Në fshatin Memaliaj të Përmetit në një subjekt me aktivitet “ minimarke..

Lexone

Këto janë vendet ku nuk lejohet që të putheni

Kini kujdes, në varësi të vendit ku po qëndroni, duhet të informoheni nëse lejohet të putheni me partnerin tuaj në publik, pasi mund të keni disa probleme serioze.Disa nga shtetet që nuk e lejojnë këtë gjë:Dubai, UAENë Dubai, puthja në publik është e paligjshme. Prandaj, duhet të tregoni kujdes, pasi disa çifte e kanë pësuar keq, duke përfunduar edhe në paraburgim.KinëSipas zakonit kinez, shfaqjet publike të dashurisë në përgjithësi konsiderohen tabu. Si rrjedhojë edhe këtu mund të dënoheni, nëse putheni në publik.ZimbabveNë Universitetin e Zimbabve, studentët mund të dëbohen për puthje në publik. Në mënyrë të veçantë, rregullat ndalojnë studentët të “kapen në një pozitë intime, duke puthur apo duke bërë seks në vende publike”.Vietnam, zonat ruraleJashtë qyteteve kryesore të Hanoi-t dhe Saigonit, “puthjet në public ” konsiderohen tabu, kështu që silluni mirë, nëse do shkoni në këto vende.KatarEdhe në këtë vend është problem nëse ju putheni në publik, pasi mund të ..

Lexone

Sherr në një lokal në Klos, plagoset me thikë një person

Një sherr i ndodhur mes dy personave paraditen e sotme, ka përfunduar në plagosje me thikë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.15 të kësaj të premteje, në qytetin e Klosit.Në verandën e një lokali në Klos, 28-vjeçari Selami Rami, dhe Gazmir Pisli, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, dyshohet se kanë debatuar me njëri tjetrin.Në konflikt e sipër Rami ka nxjerrë një thikë që kishte me vete, duke plagosur Pislin.I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për kapjen e autorit të plagosjes, si dhe për zbardhjen e detajeve të konfliktit.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Skandal në ‘Rusi 2018’, gjyqtari përjashtohet për korrupsion (Video)

Botërori nuk ka nisur ende por kontigjenti i arbitrimit ka ndezur tashmë diskutimet. Madje, ka shënuar skandal të madh. Në vitin e eventit historik të teknologjisë, edhe në kompeticionin më madhor për përfaqësueset, përmes përdorimit të VAR (video asistentit të arbitrit), vetëm pak ditë përpara startit të Botërorit ‘Rusi 2018’, skuadra me 63 asistentë e përzgjedhur për të mbështetur 36 vërshëllyesit që do të drejtojnë ndeshjet e programuara për të nisur më datë 14 qershor e përfunduar në 15 korri, ka humbur tashmë një prej anëtarëve të saj. Bëhet fjalë për kenianin Aden Marwa, i përjashtuar me efekt të menjëhershëm për shkak të korrupsionit.Ishte ‘BBC’ që tronditi fuqishëm botën e futbollit përmes një hetimi 2-vjeçar, të publikuar me një video ku përmblidhen pamjet filmike që dëshmojnë ndër të tjera se si asistenti Marwa, ka pranuar propozimin e një gazetari ganez të infiltruar si anëtar i FIFA-s, duke përvetësuar shumën prej 500 euro. Pranimi i parave nga ana e asistentit, që ka thy..

Lexone

Tmerri i rrathëve të zinj poshtë syve merr fund: Ja si t’i eliminoni me kamomil dhe sodë buke

Përgatiti: Ilma LamçeTë gjithë e dimë se soda e bukës është një përbërës me shumë përdorime. Ka një përdorim të gjerë për përgatitjen e maskave të bukurisë, pastrimin e shtëpisë dhe hidratimin e lëkurës. Dhe pse jo, për të eliminuar rrathët e zinj: ato rrathë të errët poshtë syve që na bëjnë të ndihemi të lodhur dhe të çrregullt. Për fat të mirë, duke përdorur make-up, mund t’i fshehim, por për të përfunduar punën duhet të mësojmë më parë si ta përgatisim këtë ilaç natyral dhe ta aplikojmë në mbrëmje, pas heqjes së make-up.Përbërësit:-1 lugë çaj sodë buke;-1 filxhan çaj kamomil;-Tamponë pambukuPërgatitja:Merrni një lugë çaji sodë buke dhe shtojeni atë në një filxhan me kamomil të ngrohtë, i cili është qetësues dhe stimulues. Më pas përziejeni mirë deri sa e gjitha të shkrihet plotësisht dhe të krijohet një masë. Pasi të keni krijuar këtë, duhet të zhysni një tampon pambuku dhe më pas ta aplikoni atë në pjesën poshtë syve. Duhet ta përsërisni këtë veprim herë pas here duke..

Lexone

REPLIKA/ Mustafa Nano, po të tregoj se cilat janë vajzat me b***!

Nga Nada DostiKjo vajza që shihni në foto jam unë. Jam në të 30-at dhe jam gazetare, po ashtu si Masih Alinejad, vetëm se me ca vite mbi supe më pak. Nuk kam shkruar ende një libër, por së shpejti po mendoj ta bëj (le ta shohim). Librin do e kisha titulluar “Mjaft u treguat femrave se çfarë të veshin: frymëzuar nga nisma “Stop Telling women what To wear”.Ndryshe nga Alinejad, unë nuk kam lindur në një vend ku mbulesa është e detyrueshme, madje e kundërta është e vërtetë. Kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri, në një shoqëri paragjykuese ku sundon mentaliteti shtypës e partiarkal, i ku njerëzit të imponojnë njëtrajtshmërinë dhe të paragjykojnë nëse guxon të jesh ndryshe; të vishesh ndryshe.Pikërisht në këtë shoqëri të mbyllur e paragjykuese, ku ka plot seksizëm e ku femra shikohet si objekt dhe jo si individ me intelekt, unë pata b*** t’i them JO presionit shoqëror e të vë mbulesën islame. Pata b*** të sfidoj patriarkalizmin dhe seksizmin e një shoqërie, e cila edhe guximin e një ..

Lexone

Lewandowski “kriset” me Bayernin, e ardhmja në udhëkryq

Duket e pamundur për t’u ngjitur krisja mes Bajernit të Mynihut dhe Robert Lewandowski. Klubi nuk e ka pritur aspak mirë ndryshimin e menaxherit nga ana e sulmuesit polak që e konsideron të përfunduar eksperiencën e tij me bavarezët. Klubi gjerman nga ana tjetër nuk ka ndër mend të negociojë duke i dhënë Lewandowskit një mesazh të qartë,“Nëse agjenti yt nuk vjen me një ofertë prej 200 milionë eurosh nuk i hapim as telefonin”. Është ky mesazhi i Bajernit sipas Bild për Lewabdowskin dhe agjentin e tij.Koncepti për futbollistin dhe Pini Zahawi-n është i qartë. Pavarësisht kontratës deri në vitin 2021 raporti me sulmuesin është i destinuar për të përfunduar. Në ndjekje të tij prej kohësh është Reali i Madridit që është i gatshëm të paguajë deri në 120 milionë euro, por edhe Juventusi që kërkon pasuesin e Higuain, si dhe Manchester United, Chelsea dhe PSG mund të futen në garë për 29-vjeçarin polak.Sipas mediave spanjolle është pikërisht Reali destinacioni i preferuar nga lojtari që i..

Lexone

FOTOT: Përfshihet nga flakët hoteli luksoz në qendër të Londrës

Hoteli luksoz Mandarin Oriental në qendër të Londrës është përfshirë nga flakët këtë pasdite.Shtëllunga të mëdha tymi shihen në qiellin e kryeqytetit anglez që dalin nga hoteli në rrugën Uilliam Street, Knightbridge.Forcat zjarrfikëse të Londrës thanë se rreth 20 zjarrfikëse dhe 120 trupa janë grumbulluar në vendngjarje për të shuar flakët.Hoteli kishte pak kohë që kishte përfunduar zgjerimin dhe rikonstruktimin e fundit në historinë e tij 115 vjeçare.Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo se cili ishte shkaku i zjarrit. (TemA)

Lexone

Londër, zjarr masiv në hotelin luksoz (Foto+Video)

Një hotel luksoz në Londër është përfshirë nga flakët. Mediat britanike raportojnë se 120 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët.Hoteli sapo ka përfunduar rinovimin më të kushtueshëm të bërë në historinë e tij 115-vjeçare. Inaugurimi i tyre u bë më 29 maj.Re të mëdha tymi janë shpërndarë menjëherë. Ende nuk dihen shkaqet dhe nëse ka persona të lënduar.1 of 3http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2018/06/06/673500662849124650/640x360_MP4_673500662849124650.mp4 6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone