Home / Tag Archives: perfundoi

Tag Archives: perfundoi

Skandali! Maturanti tregon para kamerave: Kopjuam në provim, na lanë vetë mësuesit!

Pasi kishte mbaruar provimin e maturës, një prej nxënësve të shkollës, Andon Zako Çajupi tregoi për kamerën e Top Channel se gjatë provimit nxënësit kishin pasur mundësi të kopjonin, pasi vetë mësuesit i kishin lejuar të flisnin dhe të komunikonin me njëri tjetrin.Siç është urdhëruar nga ministria e Arsimit, nxënësit u testuan në klasa, korridore dhe palestra. Disa të survejuar nga kamerat, shumë të tjerë larg syrit të tyre. Por, të gjithë të vëzhguar nga administratorët. Rreth 37 mijë maturantë, përfshirë këtu edhe përsëritësit, u testuan ditën e hënë në provimin e parë të detyruar të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj.Provimi filloi në orën 10.00 dhe përfundoi më herët se orari i parashikuar në udhëzim. Rreth orës 12 e pak minuta nxënësit dolën në oborr, megjithëse rregullorja parashikon që dalja e tyre të bëhet në orën 12.30 për të gjithë njësoj.The post Skandali! Maturanti tregon para kamerave: Kopjuam në provim, na lanë vetë mësuesit! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

U rrëzua me mbi 300 km në orë, aksident i frikshëm për pilotin e Ducatit (Video)

Aksident i frikshëm i Michele Pirros, gjatë sesionit të dytë të provave të lira në Çmimin e Madh të Italisë. Piloti i Ducatit (si wild card) përfundoi në pistën e Mugellos pas kthesës së parë, duke fluturuar në ajër pasi humbi kontrollin e motorit.Pirro qëndroi rreth 1 minutë në pistë pa ndjenja, më pas u dërgua me ambulancë në spital, por më pas erdhi lajmi i mirë që piloti i Ducatit është përmendur dhe nuk ka rrezik për jetën.Pamjet e aksidentit në fakt janë të frikshme, edhe dëmtimet fizike janë të shumta, por mrekullisht pa pasojë për jetën.Pray for Michele Pirro! #skmotogp #ItalianGP pic.twitter.com/6427ZtJ5n8— . (@realsplusk10) June 1, 20181 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Revolucion” tek Bayerni, shumë yje drejt largimit

Është koha për ndryshime në radhët e Bayernit. Në shtëpinë e bavarezëve. tashmë ndryshimet e para janë bërë. Përsa i perket stolit, Niko Kovac në vend të Jupp Heynckes, por drejtuesit e klubit nuk do të ndalen me kaq.Do të ketë largime dhe afrime në radhët e lojtarve. Jerome Boateng pas 6 kampionateve të fituara me Bayernin, kërkon të ndryshojë ambjent për te gjetur stimuj të tjerë. I njëjti argument vlen edhe për Lewandowskin, por në listën e atyre që mund ti japin lamutmirën kampionëve të Gjermanisë pritet të shtohen edhe të tjerë emra.Çështja me e disktuar është ajo e bomberit polak, për të cilin vetë menaxheri i tij u shpreh se sulmuesi kërkon largimin. Bavarezët nuk duket se e dëshirojnë largimin e Lewandowskit, por nëse nëse në dyert e tyre paraqitet një ofertë prej 100 milionë eurosh, atëherë diskutimi mund të marrë një tjetër drejtim. Lamtumira më e sigurtë duket së është ajo e Vidal.Kontrata e mesfushorit skadon më 2019 dhe deri më tani nuk ka asnjë propozim për rinovimi..

Lexone

Doda: Komunisti i pagdhendur Ruçi u nis për të poshtëruar opozitën, por nxori jashtë maxhorancën

Ish e deputetja e PDIU Mesila Doda ka reaguar pas largimit të deputetëve të mazhorancës të cilët votuan ligjet që ishin në rend dite dhe u larguan nga salla pasi opozita bllokoi foltoren.Në një shënim në facebook Doda thotë se Gramoz Ruçi u nis për të poshtëruar opozitën e përfundoi që nxori jashtë maxhorancën.“Kjo është pjesa më e bukur… kryetari i grupit te PS flet nga oborri i Parlamentit, opozita në sallë e i heq zërin.Lëmsh më të madh komunisti i pagdhendur Gramoz Ruçi nuk bënte dot.U nis për të poshtëruar opozitën e përfundoi që nxori jashtë maxhorancën”, shkruan Doda në facebook. (TemA)

Lexone

Grigja shpjegon pse dështoi skenari që Bledari të bëhej dëshmor

I vetmi lajm që prodhoi protesta, ishte gjakosja e Bledarit.Salianusi, i cili u zhgënjye shumë nga protesta, e pyeti Grigjën si ndodhi ko puna e gjakosjes.-Shumë e thjeshtë, tha Grigja.Pasi përfundoi protesta në shesh, dhe siç e pe, njerëzit nuk na ndoqën, vendosëm urgjent të prodhojmë një ngjarje që të tërheqim vemendjen.Thirrëm korpusin “Azem Hajdari” të hidhej në luftë, por ata qënkëshin shpërndarë.Sipas njërit prej tyre, ata i paskan marrë bluzat dhe kanë dalë foto me Lulin, që të marrin azil politik jashtë.Atëhere u mblodhëm se kush duhej të sakrifikohej.Luli pa me sy nga Bledari.E morëm sinjalin.RD është mbyllur, dhe nuk prish ndonjë punë.E thirra Bledarin dhe i thashë do dalësh në rreshtin e pare të sulmit, se ty nuk të qëllon policia.Ndërkohë, skalioni i gurëve i LSI u vendos 20 metra pas.Pasi u dha komanda për sulm, Bledari sulmoi policinë, ndërsa kontigjenti i LSI nisi të qëllojë me gurë.Shumica e gurëve nuk e kalonin dot rrethin e parë, pasi ishin d..

Lexone

Masakra në Gaza, protesta kundër SHBA: I keni duart me gjak (VIDEO)

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB Nikki Haley u surpriza me një mikpritje që askush nuk do ta donte, në Universitetin e Hjustonit, ku në drejtim të saj u kënduan këngë në vargjet e të cilave e akuzonin atë se ka lyer duart me gjak, pasi ka nënshkruar për gjenocid, kur doli në mbështetje të Izraelit.Haley ishte duke ju referuar “javëve shumë të zënë në politikën e jashtme amerikane” në fjalimin e saj, kur ajo u ndërpre nga një protestues që thirri: “Nikki Haley, ti i ke duart e lyera me gjak”.Protestuesi sërish bërtiti: “Ju vazhdoni të nënshkruani për genocidin e një populli”.Haley është shfaqur si një mbështetëse e patundur e Izraelit në rolin e saj në OKB. Pasi Izraeli vrau më shumë se 60 palestinezë në protestat e javës së kaluar, Haley mbrojti “përmbajtjen” e saj në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB para se të dilte nga dhoma kur i dërguari palestinez Riyad Mansour filloi të fliste.UH students walked out on @nikkihaley today #NikkiSidesWithGenocide pic.twitter.co..

Lexone

VIDEO: I shkelin fustanin, modelja ngel me të brendshme në tapetin e kuq

Një modele ruse ka kaluar së situatë të pakëndshme teksa ecte në tapetin e kuq.Yulia Rybakova kishte veshur një fustan të kuq me një bisht të gjatë, mirëpo stilisti i saj nuk i kishte menduar mirë të gjitha.Kjo pasi dikush shkeli padashje mbi fustanin e saj dhe i tërhoqi gjithë pjesën e poshtme.Modelja përfundoi përpara fotografëve dhe kamerave vetëm në të mbathura, ndërsa sytë e njerëzve u drejtuan mbi të. (TemA)

Lexone

Polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e të riut që ra te Shpella e Pëllumbasit

Polumbarët e RENEA kanë nisurr gjatë mëngjesit të sotëm kërkimet për të riun që humbi një ditë më parë pasi ra në kanionet e Shpellës së Pëllumbasit, në Tiranë.Xhorxho Seferi mendohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion, ndaj kërkimet e polumbarëve ditën e sotme janë përqendruar në rrjedhën e lumit Erzen.Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme, ku 20-vjeçari Seferi së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini ishin rrëzuar në kanion. Ky i fundit fatmirësisht nuk kishte pësuar asnjë dëmtim nga rrëzimi.20-vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21 vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën.20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Sherr apo?! Në rrjet plas humori me këtë moment

Mbrëmjen e së enjtes u luajt ndeshja West Ham-Manchester United, që përfundoi në barazim pa gola dhe episodi më interesant i saj ishte në minutën e 86, kur Paul Pogba dhe Mark Noble nisën një sherr mes tyre pas një faulli.Mesfushori veteran i West Ham humbi kontrollin pasi pësoi ndërhyrjen e gabuar dhe iu sul francezit, duke i futur gishtat në hundë dhe gojë kundërshtarit. Pogba nuk i ktheu dorë në mënyrë që situata të mos rëndohej edhe më shumë.Në fund të ndeshjes, protagonistët e këtij sherri që u tall shumë në rrjet u përqafuan dhe qeshën me atë që ndodhi.#pogba #warrior #nobleA post shared by @ manchester_united_bih on May 10, 2018 at 2:23pm PDT

Lexone