Home / Tag Archives: perfundimisht

Tag Archives: perfundimisht

Douglas Costa, Juve blen përfundimisht kartonin e brazilianit

Juventusi ka konfirmuar sot se ka blerë përfundimisht sulmuesin anësor brazilian, Douglas Costa, nga Bayerni i Mynihut.Klubi bardhezi ka paguar 40 milionë eurot e përcaktuara në marrëveshjen me klubin gjerman, për të bërë të vetin mesfushorin që i bindi të gjithë në sezonin e tij të parë në Itali.Douglas Costa ishte një nga lojtarët me më shumë driblime të tentuara dhe më shumë driblime të realizuara në Serinë A, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në titullin kampion të bardhezinjve.Ai iu bashkua Juventusit verën e 2017-ës, me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, për shumën e 40 milionë eurove, të cilat kaluan sot në arkat e Bayernit.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone