Home / Tag Archives: perdorur

Tag Archives: perdorur

9 muskuj që i neglizhojmë gjatë stërvitjes në palestër

Shëndet & Sport – Duke dashur të nxjerrim në pah vetëm disa prej muskujve që na bëjnë të dukemi “fit” në sytë e të tjerëve, harrojmë se duhet të merremi seriozisht edhe me disa “të harruar”, në mënyrë që koha që ia dedikojmë stërvitjes, të mos na shkojë dëmMuskujt tanë ne i trajnojmë ashtu siç edhe lëvizim: në mënyrë shpesh të njëanshme e jo të harmonizuar. Pjesë të rëndësishme të trupit, thjesht i harrojmë, duke dashur të nxjerrim në pah vetëm ato që na bëjnë të dukemi “fit” në sytë e të tjerëve.Kësisoj, ekspertët vlerësojnë se duhen paraqitur e bërë të ditura gjerësisht nëntë syresh, të cilat ia vlen të merremi seriozisht në mënyrë që të ruajmë balancën dhe që koha që ia dedikojmë stërvitjes, të mos na shkojë dëm.“Bicepsi, pektorali, sixpack-u, muskulatura e vitheve, këto janë të gjithë objektiva për të cilat përpiqen shumë të rinj”, thotë Michael Hamel, terapist sportiv në një qendër të trajtimit të problemeve të shpinës e shtyllës kurrizore në Berlin. Sigurisht se të gjitha k..

Lexone

Loja me thikë gjatë seksit i shkaktoi vdekjen kësaj vajze

Një burrë u dënua me 6 vjet burg pasi u shpall fajtor pasi goditi me thikë një grua gjatë “aktivitetit të çuditshëm seksual”, të cilat çuan në vdekjen e saj.Jason Gaskell, 24 vjeç, nga Mildane, Hull, ndërpreu arterjen karotide të Laura Huteson dhe venat jugore me një thikë, ndërsa kishte marrëdhënie seksuale me 21 vjeçaren në shtëpinë e tij në Hull më 27 shkurt. Ai u deklarua fajtor me një akuzë për vrasje.Gjatë dënimit, gjyqtari Jeremy Richardson tha: “Në terma të thjeshtë ju vratë në mënyrë të paligjshme një grua me të cilën keni pasur marrëdhënie seksuale duke e goditur atë përmes qafës gjatë aktivitetit seksual të dhunshëm dhe të sadomazokist”.“Rreziku i goditjes së viktimës ishte i dukshëm dhe kjo ndodhi. Ju keni marrë atë rrezik me vetëdije dhe me dashje dhe keni paguar një çmim të tmerrshëm. Çmimi i paguar, nga Laura Huteson, ishte pafundësisht më i madh. Ajo ka vdekur.”Gjatë gjykimit, Sheffield Crown Court dëgjoi se si çifti, i cili ishte takuar vetëm atë ditë, kishte p..

Lexone

Ujin pijeni pa akull! Analizat në lokale gjejnë infeksion me E. Coli

Ujë por me akull, kjo është porosia e shumicës se klientëve që frekuentojnë baret apo lokalet në këto ditë të nxehta gushti. Por kujdes pasi një pjesë e mirë e lokaleve e prodhojnë akullin me ujë nga rrjeti i ujësjellësit pa e filtruar me parë.Sipas specialistëve të higjienës nga analizat e bëra akullin që tregtohej në disa lokalë në Tiranë ka rezultuar me Echeria Coli“Nga 36 monitorime që kemi ushtruar gjatë këtij sezoni, 20 prej tyre kanë rezultuar me ngarkesë pozitive të Echeria Colit dhe Coliform Total, por jo me Streptokok Fekal që është edhe përgjegjës për Hepatitin A”, thotë Gimian Dokle, specialist i Higjienës në DSHP, Tiranë.E. Coli është një bakter i rrezikshëm që mund të shkaktojnë infeksione urinare, gastroenterite dhe diarre. Specialistët e higjienës sqarojnë se me prodhuesit e mëdhenj të licencuar nuk janë hasur probleme. Për të prodhuar akull me kosto të ulët shumë bare dhe restorante kanë blerë vetë aparate prodhimin, por uji që ata përdorin shpesh është i ndotur ..

Lexone

Vëllai i Pjerin Ndreut sfidon Berishën: E di se të është prishur gjaku nga transferimi i dy personave, por po je burrë hajde të përballemi

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, se po fiken radarët për llogari të trafikantëve të drogës.“Saliu dhe fabula e shpifesit prefesionistFabula e shpifesit vazhdon dhe Saliu i cili do te largoje vemendjen nga laku i drejtesise qe po e mbërthen nga krimet qe ka bere, me leshohet mua me hienat e tij duke shpifur situata te paqena dhe absurde.Sali ta kuptoj hallin por nuk ta zgjidh do, ta kuptoj edhe situaten por nuk te ndihmoj dot edhe n.q.s vetësakrifikohem per ty.Nuk mundesh qe kerkesen per ballafaqim me Izetin ta mbulosh me shpifjet ndaj meje.Por ashtu siç kam thene edhe me pare, une nuk i kthej pergjigje nje njeriu si ti qe ka lyer duar me gjak shqiptaresh, qe ka vrare e ka hedhur ne ere njerez.Une do ju kthej pergjigje njerzeve te ndershem qe kane nevoje per sqarim. Ata qe te kane derguar shpifje te tilla duan ta kthejne Drejtorine Detare ne kohen tende kur e shqyenin dhe e grisnin nga te gjjtha anet.Ata ku..

Lexone

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, kapet autori i dyshuar

Arrestohet nga policia Selami Rami, i cili paraditen e sotme, pas një konflikti në një lokal në Klos, plagosi me thikë një person.28-vjeçari u arrestua nga policia pak pas mesditës së sotme, si autori i dyshuar i plagosjes së Gazmir Pislit 35 vjeç.Rami akuzohet se pas konfliktit në verandën e një lokali në Klos, goditi me thikë 35-vjeçarin.I dyshuari për plagosjen, me banim në fshatin Patin. u kap në afërsi të fshatit Pleshë, Klos, duke u shoqëruar më tej në polici, ku dhe do të merret në pyetje.Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të çastit. Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruar thika e përdorur nga i dyshuari.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vrasja në Vlorë, “arrest me burg” për autorin e dyshuar

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur të hënën e 4 qershorit.28-vjeçari A. Çaushaj u ndalua një ditë më parë pas urdhrit të Prokurorisë së Vlorës, ndërsa sot është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, sikurse edhe njëri prej dy personave që ndihmuan në vrasjen e Dervishajt, Amarildo Grembi.Ndërkohë, i dyshuari tjetër si person që ndihmoi në vrasje, Nekid Arapi është lënë në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike. Vendimet janë dhënë nga gjyqtarja Elona Mihali.Mbi 28-vjeçarin Çaushaj rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç. Policia po përpiqet ende për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com..

Lexone

VIDEO: Erdhi momenti, si të përdorni Mobike, biçikletën më “cool” në Tiranë

Biçikletat “Mobike” ka disa ditë që xhirojnë nëpër rrugët e Tiranës, por sot pasdite do të nisin zyrtarisht të bëhen pjesë e pandashme e lëvizjes sonë nëpër qytet.Me siguri ua kane zënë sytë dyrrotakët portokalli Mobike, biçikleta inteligjente e cila përdoret me një aplikacion dhe mund ta parkosh kudo në qytet, por gjithmonë duke mos penguar trotuarin apo rrugën.Mobike prezatohet sot pasdite ne sheshin “Skënderbej”.Por si funksionojnë biçikletat Mobike?Për të përdorur biçikletat pa stacion duhet të shkarkoni aplikacionin “Mobike” në celularin tuaj. Regjistrohuni me numrin tuaj të telefonit dhe zgjidhni në hartë biçikletën më të afërt. Më pas, me anë të telefonit, bëni skanimin e “barcode” të biçikletës dhe nga ky moment mund ta përdorni atë në qytetin e Tiranës.Pasi përfundoni udhëtimin tuaj, mjafton ta mbyllni sërish atë me kyçin që ndodhet në rrotën e pasme dhe parkojeni në një vend të sigurt, që nuk pengon lëvizjen.Përdorimi i biçikletave është një mënyrë fantastike jo v..

Lexone

Tmerri i rrathëve të zinj poshtë syve merr fund: Ja si t’i eliminoni me kamomil dhe sodë buke

Përgatiti: Ilma LamçeTë gjithë e dimë se soda e bukës është një përbërës me shumë përdorime. Ka një përdorim të gjerë për përgatitjen e maskave të bukurisë, pastrimin e shtëpisë dhe hidratimin e lëkurës. Dhe pse jo, për të eliminuar rrathët e zinj: ato rrathë të errët poshtë syve që na bëjnë të ndihemi të lodhur dhe të çrregullt. Për fat të mirë, duke përdorur make-up, mund t’i fshehim, por për të përfunduar punën duhet të mësojmë më parë si ta përgatisim këtë ilaç natyral dhe ta aplikojmë në mbrëmje, pas heqjes së make-up.Përbërësit:-1 lugë çaj sodë buke;-1 filxhan çaj kamomil;-Tamponë pambukuPërgatitja:Merrni një lugë çaji sodë buke dhe shtojeni atë në një filxhan me kamomil të ngrohtë, i cili është qetësues dhe stimulues. Më pas përziejeni mirë deri sa e gjitha të shkrihet plotësisht dhe të krijohet një masë. Pasi të keni krijuar këtë, duhet të zhysni një tampon pambuku dhe më pas ta aplikoni atë në pjesën poshtë syve. Duhet ta përsërisni këtë veprim herë pas here duke..

Lexone

VIDEO/ Sërish sherr në Kuvend, Ruçi përplaset me Bashën: Keni 25 orë kohë për të folur, lereni këtë skenar

Opozita e vendit ka bllokuar sërish seancën parlamentare të zhvilluar gjatë ditës së sotme.Teksa kryedemokrati Lulzim Basha ka përdorur të gjithë kohën e përcaktuar nga rregullorja, atij i është ndërprerë mikrofoni në foltore.Kjo ka sjellë për të katërtën herë radhazi përsëritjen e “skenarit” ku deputetët demokratë dhe ata të LSI-së janë grumbulluar përpara foltores për të mos lejuar zhvillimin e punimeve.Basha ka njoftuar se diskutimi ashtu si herët e tjera do vijojë në Facebook. (TemA)

Lexone

Vrasja e biznesmenit 29-vjeçar, Policia e Vlorës ndalon autorin e parë të dyshuar

Policia e Vlorës ka mundur të ndalojë një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj, orët e vona të së hënës së 4 qershorit.Pas zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të dy bashkëpunëtorëve dhe dy autorëve të dyshuar, policia ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Vlorës për ndalimin e 28-vjeçarit me banim në Vlorë, A.C.Ai akuzohet për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç.Tashmë policia i ka fokusuar përpjekjet për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që materialet për autorin e parë të dyshuar i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës.

Lexone