Home / Tag Archives: percjell (page 2)

Tag Archives: percjell

Ashley Graham nuk ka nevojë për fotoshop kur pozon me bikini

E ka thënë dhe shkruar qartë në profilin e saj në Instagram dhe karriera e saj e deritanishme e vërteton më së miri; Ashley Graham nuk i vjen aspak turp për format e saj të bëshme, përkundrazi është krenare dhe do të dëshironte që çdo femër të ishte më e sigurt në vetvete.Dhe ja ku vjen sërish modelja 30-vjeçare plus size që lançon linjën e saj të rrobave të banjës me një set fotosh origjinale, pa asnjë ndërhyrje fotoshopi.Qëndroni autentike dhe të mrekullueshme; ky është mesazhi që Ashley përcjell me fushatën publicitare të linjës Swimsuits For All.7 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ministri serb: Rusia do të përdor veton ndaj iniciativës britanike për Kosovën në OKB

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviç, vlerëson se takimi i ardhshëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe presidentit rus Vladimir Putin, një ditë pas inaugurimit të këtij të fundit, është e rëndësishme dhe tregon se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, por edhe një tregues me rëndësi së madhe që Rusia i kushton Serbisë. Ai tha se temë e bisedimeve në këtë takim do të jetë edhe Kosova.“Vuçiç është dashur të jetë në inaugurimin e Putinit, por për shkak të takimit të aranzhuar më herët me Presidentin e Turqisë, Erdogan, ai nuk mund të marrë pjesë, por është një gjë e madhe që menjëherë pas inaugurimit, do të marrë pjesë në Ditën e Fitores, dhe do të jetë së bashku me presidentin Putin”, tha Popoviç për televizionin shtetëror serb RTS, përcjell Telegrafi.Sipas tij, temë e pashmangshme për të cilën të do të bisedojnë dy presidentët do të jetë integriteti territorial i Serbisë, në lidhje me çështjen e Kosovës.Siç pritet, një nga t..

Lexone

DETAJET: Aksident masiv tek “Rruga e Kombit”, përgjaket segmenti Rubik – Rrëshen

“6 persona të plagosur ku tre prej tyre në gjendje të rëndë për jetën”.Ky është bilanci i aksidentit masiv që u regjistrua në Rrugën e Kombit.Gjatë segmentit Rubik – Rrëshen, 3 automjete u përplasen fort me njëra tjetrën.Më poshtë policia përcjell detajet e para:“Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen – Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L.Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip Opel ( ndër ata 2 fëmijë)..

Lexone

Tahiri dorëzon zyrtarisht mandatin e deputetit në Kuvend

Një ditë pasi dha dorëheqjen nga funksioni i deputetit, Saimir Tahiri e ka zyrtarizuar sot hapin e tij duke i dërguar një letër Kuvendit.Në letrën që mban firmën e ish-ministrit, ky i fundit i këkron kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi, që të ndjekë hapat e parashikuar nga ligji për zbatimin e kërkesës së paraqitur prej tij.Kuvendi ja përcjell atë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që më pas bën zëvendësimin me kandidatin pasardhës, i cili pritet të jetë Spartak Braho.Gjatë ditës së sotme Braho ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.Tashmë pa imunitet, mund të hapet rruga për arrestimin e ish-ministrit, i cili akuzohet për trafik droge, si i përfshirë në bandën e “Habilajve”4 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

E theri 14-vjeçarin pasi i tha se e ka motrën e bukur

Pas një sulmi të së mërkurës në një shkollë të Vjenës, policia austriake dyshon në përpjekje për vrasje. Viktima (14) dyshohet se e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar të holla sulmuesit (16), pasi ky i kishte thënë se e ka motrën “e bukur”.Gjatë takimit para shkollës, 16-vjeçari e ther me thikë të kuzhinës të miturin, gjendja e të cilit është kritike, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Harald Söros.Austriaku 14-vjeçar, i lindur në Vjenë, por me prejardhje arabe, përmes thashethemeve të shokëve është ndjerë i çnderuar.Prandaj nga kroati 16-vjeçar kërkoi disa herë të holla dhe po që se nuk i sjellë, ai do ta vriste. Edhe pse 16-vjeçari një herë ia kishte dhënë 100 euro, i mituri nuk ka qenë i kënaqur, por ka kërkuar edhe më tepër të holla.Mëngjesin e së mërkurës, ata e kishin lënë një takim para shkollës, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.Kroati e ka vijuar aty mësimin, ndërsa sipas informatave jozyrtare, arabi ka qenë i suspenduar. Gjatë zënkës midis tyre, rreth orës ..

Lexone

Politikanët nuk kanë nevojë për ide të reja

Nga Paul Krugman, New York TimesZgjedhjet e vitit 2020 janë ende 2 vite e gjysmë larg, por Tallja e Madhe ka nisur që tani.Përmendni emrin e një kandidati demokrat, dhe e dini menjëherë se si do të reagojnë opinionistët: njësoj si me Al Gore dhe Hillary Clinton. Ai/ajo (sidomos ajo), do të thonë, është lodhur, përcjell mërzi. Do të ankohen se, mbi të gjitha, ai/ajo nuk po sjell ide të reja.Këto kritika i marrin gjithnjë demokratët, edhe pse, për 30 vitet e fundit, çdo republikan i spikatur ka dhënë po tre ide të këqija: ulje taksash për të pasurit, ulje e mbështetjes për të varfrit, dhe më shumë ndotje. Paul Ryan në vitin 2010 zëre se ishte Newt Gingrich i 1995-ës, thjesht disa kile më pak. Megjithatë, ai u lëvdua pa fund si mendimtar rinovues.Por t’i lëmë mënjanë trajtimet asimetrike të partive, dhe le të bëjmë një pyetje të thjeshtë: pse duam që politikanët të kenë ide të reja?Nuk po them që politikanët nuk duhet të jenë të hapur ndaj mendimeve të reja dhe ndaj fakteve të p..

Lexone

Europa League, dy sfidat e sotme përcaktojnë finalistet

Dy skuadrat favorite për të fituar edicionin e sivjetshëm në Europa League, Atletico e Madridit dhe Arsenali, do të përballen sërish mes tyre, në orën 21.05, në atë që ndryshe konsiderohet si një finale të parakohshme, prej nga ku do të mësojmë edhe emrin e ekipit që do të sigurojë finalen e 16 majit, që do të zhvillohet në stadiumin e Lyonit.Në “Emirates” dy klubet u përballen për herë të parë ndërmjet tyre në gjithë historinë e Kupave të Europës. Ndeshja ishte emocionuese, me londinezët që pavarësisht se kundërshtari zhvilloi më shumë se 80 minuta lojë me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq Vrsajlkos, nuk arritën dot të ruanin epërsinë e siguruar falë golit të Lacazzette, pasi francezi Griezmann barazoi, duke u dhënë një avantazh të konsiderueshëm Atleticos në sfidën e kthimit.Los Cholchoneros në “Wanda Metropolitano” regjistrojnë në total vetëm dy humbje, njëra në Kupën e Mbretit, ndaj Sevillas, dhe tjetrën kundër Chelsea-t në Champions.Arsenali është kualifikuar në 6 nga ..

Lexone

Dalin FOTOT Ky eshte projekti madheshtor që do nisi së shpejti te “Sheshi Shqiponja” në Tiranë

Projekti për segmentin e unazës së re, që do të bashkojë shkollën Teknologjike me shesh rrotullimin Shqiponja, pritet të fillojë së shpejtiKëtë e bëri të ditur sot zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli gjatë aktivitetit për prezantimin e projekteve të reja për kryeqytetin.“Projekti ka përfunduar është momenti kur po bëhen ratifikimet e fundit për të përcaktuar elementët estetikë të mobilimit urban, pasi kjo do të jetë edhe një vepër, e cila do të ketë një impakt mjedisor më të mirë sesa të gjitha traktet paraardhëse, si dhe do të ketë barriera për mbrojtjen zanore”, theksoi Shkreli.Zv/ministri Shkreli theksoi se: “pjesa e unazës që po bëjmë, lidh shkollën Teknologjike me sheshin Shqiponja dhe përbëhet nga dy korsi vajtje-ardhje prej 11.5 metra, të cilat në projektin e ri do të trajtohen në mënyrë ndryshe sikurse pjesa e unazës që bashkon shkollën Teknologjike me pjesën e Kopshtit Botanik”.Do të jenë tre korsi aktive sipas standardeve europiane 2 nga 3.7..

Lexone

Plani i frikshëm i Rusisë për botën, do mbeteni pa fjalë

Analizë nga Timothy Snyder“Rusët do të shikojnë rreth botës dhe do të thonë: E gjitha është vetëm një shaka. Gjithçka është e korruptuar, çdokund. Pse nuk preferojmë korrupsionin tonë në vend të korrupsionit të të tjerëve.”Kur mendojmë për pushtetin, ne shpeshherë mendojmë për atë në terme të treguesve të shekullit të 20’të, si për shembull, produkti bruto nacional ose kapaciteti për inovacione teknologjike. Definitivisht, Rusia nuk është fuqi e madhe me asnjë nga këto matje.Ajo çfarë rusët po përpiqen të bëjnë është të ndryshojnë temën, të ndryshojnë rregullat e konkurencës ndërkombëtare larg nga gjërat më objektive në gjëra më subjektive si ndjenjat; si frika, makthi. Kur ne largojmë vëmendjen tonë nga bota reale, bota tre-dimensionale dhe i kushtojmë më shumë vëmendje internetit dhe asaj që na bën të ndihemi mirë ose keq, në efekt, ne po e bëjmë jetën më të lehtë për Rusinë.Ajo çfarë ata mund të mobilizojnë në mënyrë shumë efikase, shumë ekonomike, në të vërtetë, janë burime..

Lexone

Motivohet nga një lojë kompjuterike, adoleshenti vret studenten – policia e kapin pasi ishte kthyer në shtëpi, derisa po luante të njëjtën lojë ..

Një djalë rus 15-vjeçar i fiksuar me vrasjet në lojërat kompjuterike rrëfeu se kishte vrarë një studente – sepse donte të dinte se çfarë ndjente derisa bënte një vrasje.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Alexey Maximov theri me thikë Daria Evdokimovan, 21 vjeçe, pak pasi ajo kishte tërhequr paratë nga një bankomat në Moskë. Ajo vdiq në vend.Sipas policisë, ai kishte pranuar se e kishte therur atë në qafë, sy, kokë dhe gjoks.Ndërkohë janë publikuar disa pamjet të kapura nga kamerat e sigurisë në të cilat thuhet se shihen momentet finale të Daria Evdokimova, para se të vritej.Siç bëhet e ditur më tej, ai kishte marrë një thikë kuzhine ‘për të riprodhuar një skenar nga loja e tij e preferuar kompjuterike’.E djali është cituar të ketë thënë: “Nuk e kisha ndërmend ta vrisja. Por një zë brenda meje më tregoi se çfarë duhej bërë”. “Gjithmonë kam dashur të shoh kur një person vdes nga dora ime”.Ai më pas ishte larguar nga skena e vrasjes para se të vjedhë 30,000 rubla – 35..

Lexone