Home / Tag Archives: perbashket

Tag Archives: perbashket

FOTOT/ Gati paketa e përbashkët për turizmin e aventurës dhe kulturës: Bashkëpunim rajonal

Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC_ po punon për të harmonizuar bashkëpunimin në sektorin e turizmi duke vënë 9 piketa për të cilat do të punojnë bashkërisht.Në një dokument të posaçëm RCC bëri me dije se një projekt i posaçëm për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit në Rajon synon të promovojë në rang global ofertat e përbashkëta turistike, të përmirësojë aftësitë dhe kapacitetet në Industrinë e turizmit; të hiqen barrierat administrative për zhvillimin e turizmit dhe për të rritur hyrjen e turistëve dhe të ardhurave të gjeneruara nga turizmi.Qëllimet e planit të përbashkët rajonal për Turizmin përfshijnë:-Ofertat e konsoliduara turistike në Ballkanin Perëndimor (BB)-Zhvillimi I rrugëve dhe ofertave e përbashkëta rajonale të turizmit të kulturës dhe aventurës-Oferta rajonale të bëhet konkurruese-Të përmirësohet Infrastruktura e turizmit– Të hiqen pengesat administrative për lëvizjen e lirë të turistëve-Turizmi rajonal të ofrohet në nivel global– Të rritet fluksi tur..

Lexone

Merkel: Duhet më shumë konvergjencë ekonomiko-sociale në Eurozonë

Angela Merkel kërkoi rritjen e konvergjencës ekonomike midis shteteve të eurozonës, si një parakusht i domosdoshëm për funksionimin e qetë të monedhës së përbashkët të vendeve anëtare.“Një monedhë e përbashkët me realitete të ndryshme shoqërore dhe situata të ndryshme të mirëqenies në vendet individuale nuk është një gjë e mirë”, tha ajo.“Kështu, unë propozoj një buxhet investimi me të cilin mund t’i forcojmë ata që duan të jenë të shkëlqyeshëm dhe që sot janë ende të dobët”, shtoi më tej kancelaria gjermane.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Amendamenti që kaloi me urgjencë në parlamentin grek, lajm i mirë për emigrantët shqiptarë

Amendamenti i kaluar sot në parlamentin grek konkludon se emigrantët shqiptarë në Greqi do të paguajnë gjysmën e tarifave për lejet e qëndrimit.Pas paralajmërimit për penalizim nga KE për aplikimin e tarifave shumë të larta në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së, vendi fqinj u detyrua të marrë këtë vendim.Nën udhëzimet e BE-së, mësohet se lejet e qëndrimit do të jenë bazuar ne legjislaturën e përbashkët europiane dhe do të kenë kosto reciproke e të unifikuar.Ndërkohë amendamenti referohet në lejet e qëndrimit 5-vjeçare të rezidentit afatgjatë, leje qëndrimi për bashkim familjar, leje për studime, leje personale “aftotelis”, karta blu.(TemA)

Lexone

Rama pret në kryeministri homologun bullgar Bojko Borisov

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me homologun e tij bullgar Bojko Borisov. Rama e ka pritur mikun e tij në një ceremoni zyrtare para godinës së kryeministrisë dhe më pas do të bisedojnë për rreth një orë, nga ku do të dalin edhe me një konferencë të përbashkët për shtyp. Bullgaria ka kryesinë e radhës në Bashkimin Europian dhe ka qenë një mbështetëse e fortë për çeljen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në Europë.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kosova miraton rezolutën për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë

Parlamenti i Kosovës ka miratuar sot një rezolutë për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë.Rezoluta e propozuar nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, është miratuar me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Rezoluta është përkrahur edhe nga qeveria e Kosovës.Rreth 1 milion thirrje kryhen nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas.Rezoluta parashikon ngritjen e një komisioni i përbashkët qeveri-Kuvend për fillimin e bisedimeve për eliminimin total të tarifave roaming të telefonisë celulare në Kosovë dhe Shqipëri.Marrëveshja do të zbatohet nga Autoriteti Regullativ i Komunikimeve Telefonike dhe Postare të Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Lexone

I dërgon ish-gruas 7000 mesazhe, gjykata e dënon 6 muaj me kusht 33-vjeçarin

Një burrë, i cili ish-bashkëshortes së tij i kishte dërguar 7.648 mesazhe SMS, u shpall fajtor nga një gjykatë austriake në qytetin Klagenfurt me gjashtë muaj dënim me kusht.Rumuni 33-vjeçar ishte ndarë nga gruaja para gjashtë muajve dhe kishte reaguar shumë keq pas thyerjes së dashurisë, kështu që nisi të dërgojë mesazhe me SMS, në 50 prej të cilëve kërcënoi ish-bashkëshorten.I pyetur se si kishte arritur të dërgojë mesatarisht 190 SMS mesazhe në ditë dhe që të kryejë të gjitha detyrat në punë njëkohësisht, ai u përgjigj se mesazhet i shkruante kryesisht natën.Gjykata përfundimisht vendosi që dënimi të shpallet i kushtëzuar, pasi që burri ndaloi të keqtrajtojë ish-bashkëshorten, pak kohë pasi e ka njoftuar policinë.Ai premtoi se do të paguajë alimentacionin për djalin e përbashkët. (TemA)

Lexone

Rama citon Ibën Kajim Xheuzije gjatë një iftari në Berat: njeriu do takojë një ditë Zotin e tij…

Duke folur në një iftar në Berat, kryeministri Rama ka cituar një prej dijetarëve më të mëdhenj të Islamit, Ibën Kajim Xheuzije, duke përcjellë prej tij kumtin e takimit të njeriut më Zotin e përgatitjes për jetën e përtejme.“Ndërsa një dijetar i botës islame, Ibën Kajim el Xheuzije, thoshte se njeriu ka një Zot të cilin do e takojë e një shtëpi ku do të banojë, dhe ai duhet të kënaqë Zotin e tij përpara se ta takojë dhe të ndërtojë shtëpinë e tij përpara se ta banojë.Dhe teksa askush në botë, edhe më të fuqishmit mes vdektarëve nuk mund të shpëtojnë asgjë më shumë se vet shpirtin e tyre, ajo që një shtet mund të bëjë duke marrë frymëzim nga fjalët e Ibën Kajimit është të ndërtojë një shtëpi ku të gjithë besimtarët të gjejnë amshim dhe të ndihmojë që të gjitha shtëpitë brenda oborrit të madh të bashkëjetesës në një vend të përbashkët, të mbahen në këmbë e të mbajnë brenda në qetësi e siguri banorët e tyre”, tha Rama.Ai më tej citoi dhe Gjergj Fishtën, në vlerësimin që kleriku i m..

Lexone

Hetuesit: Raketa ruse rrëzoi avionin e Malajzisë me 298 pasagjerë

Raketa që rrëzoni një avion të Malajzia Airlines mbi Ukrainën lindore në vitin 2014 i përkiste një brigade ruse.Në këtë konkluzion ka arritur ekipi i hetuesve ndërkombëtarë, i udhëhequr nga holandezët. Ata thanë se raketa erdhi nga një brigadë ruse e vendosur në qytetin e Kurskut.298 pasagjerë të ndodhur në bordin e Boeing 777 vdiqën kur avioni që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u shpërbë në mes të ajrit. Ai u godit nga një raketë BUK që u shkarkua nga territori i mbajtur nga rebelët në Ukrainë, por Rusia thotë se asnjë prej armëve të saj nuk është përdorur.Wilbert Paulissen, një zyrtar hollandez nga Ekipi i Përbashkët Hetimor (JIT), u tha gazetarëve: “Të gjitha mjetet në një konvoj që mbante raketën ishin pjesë e forcave të armatosura ruse”.Ai tha se hetuesit kishin gjurmuar konvojin në brigadën 53 të Rusisë. Incidenti ndodhi në kulmin e konfliktit midis trupave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.Në tetor të vitit 2015, Bordi Hollandez i Sigurisë tha s..

Lexone

SHIFRAT: Euro vendos rekord të ri, shënon rënien më të ulët në histori

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur. Euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Ky është një tjetër nivel rekord i 10 viteve të fundit, që nga shkurti i vitit 2009.Ardhja e turistëve, teksa sezoni këtë vit ka filluar që ne maj, është një nga arsyet që po ndikon, sipas eksperteve, krahas faktorëve të tjerë që kanë rritur gradualisht ofertën për euro në treg, si investimet e huaja apo shitjet në euro në tregun e pasurive të paluajtshme.Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, për katër mujorin, në vend kanë hyrë rreth 1 milion shtetas të huaj, me një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u konstatua rritje e ndjeshme e polakëve, italianëve e shtetasve të tjerë. Në rritje ishin dhe pushuesit nga Kosova, ndryshe nga viti i kaluar kur ata e “braktisën” Shqipërinë.Këtë vit pritet një numër rekord turistësh, teksa hotelet në Durrës kanë deklaruar se ata janë të prenotuar 100% duke fillu..

Lexone

Misteret për vdekjen e Adolf Hitlerit, ja çfarë thotë studimi i fundit

Ekzaminimi i dhëmbëve të Hitlerit ka rrëzuar çdo dyshim që ai vdiq me të vërtetë më 1945. Historia e dhëmbëve të Hitlerit është jo vetëm një histori e vdekjes së kryenazistit, por edhe e propagandës së Luftës së Ftohtë.Nga Jefferson ChaseAdolf Hitleri kishte dhëmbë jashtëzakonisht të këqij. Ajo që tingëllon si njëra prej mijëra vogëlsive, që ushqejnë magjepsjen e publikut për udhëheqësin nazist, është në fakt një dëshmi në njohuritë tona historike se Hitleri e vrau vërtet veten në 30 prill 1945.Një ekipi patologësh francezë ju lejua të inspektojë pak kohë më parë dhëmbë të ruajtur në Moskë, të cilat u morën në fillim të majit 1945 nga Berlini. Kjo është hera e parë në 70 vjet që autoritetet ruse lejuan dikë që të ekzaminojë ato që kanë mbetur nga Hitleri. Dhe konkluzionet e shkencëtarëve, të cilat u publikuan në fund të javës së shkuar në European Journal of Internal Medicine, janë të qarta.“Dhëmbët janë autentike, nuk ka asnjë dyshim”, i tha kryepatologu Philippe Charlier agje..

Lexone