Home / Tag Archives: perballe

Tag Archives: perballe

Pas dëmtimit në fushë, futbollisti i Kombëtares Shqiptare i nënshtrohet operacionit

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armando Sadiku, u dëmtua dy ditë më parë në një miqësore që zhvilloi Levante.Ditën e sotme, pas vizitave që ka kryer për shkak të këtij dëmtimi, ka rezultuar se Sadiku ka pësuar këputje të ligamenteve të gjurit të majtë.“Testet mjekësore të zhvilluar gjatë ditës së sotme për Armando Sadikun konfirmojnë se sulmuesi shqiptar ka pësuar këputjen e ligamenteve të gjurit të majtë. Futbollisti do të operohet sot pasdite. Ai doli i dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes së të shtunës përballë Herenven. Parashikohet një fazë riaftësimi prej 6 muajsh”, shkruhej në njoftimin e klubit.Kështu, Sadiku e ka mbyllur për këtë vit dhe do të rikthehet në fushë në vitin 2019.The post Pas dëmtimit në fushë, futbollisti i Kombëtares Shqiptare i nënshtrohet operacionit appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Vangjush Dako: Basha më sulmon sepse Durrësi u kthye bastion i PS, gati të rikandidoj dhe të fitoj…

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’në Report Tv. Dako foli për turizmin, projektet e reja, akuzat nga opozita, por edhe mundësinë e rikandidimit për një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme lokale, vitin tjetër.Duke u ndalur te turizmi, ai theksoi se këtë sezon pritet një bum në qytetin e Durrësit, pasi janë prenotuar të gjitha hotelet, ndërsa do të ketë shumë turitë nga vendet Skandinave.“Hotelet janë të rezervuara. Ka nisur puna që në qershor. Ky sezon do të jetë më i madhi. Ky vit është 90 ditë me kapacitet të plotë, hotelet janë rezervuar, këtë vit kemi shumë turistë edhe nga vendet Skandinave, përveç tradicionalëve nga Ballkani. Ne kemi 3 mijë dhoma dhe të gjitha janë të zëna me paketa deri në fund të gushtit”, deklaron Dako.Por pavarësisht projekteve që sipas Dakos janë realizuar në Durrës, opozita vijon që ta sulmojë. Kryetari i PD, Lulzim Basha la lëshuar akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të q..

Lexone

Krim për pasion/ Flasin dëshmitarët: E pa që ishte gjallë, u kthye e qëlloi sërish 19-vjeçaren

Të tjera detaje janë mësuar nga rrëfimi i dëshmitarëve për ngjarjen tronditëse sot në Don Bosko ku një 31 vjecar nga Kukësi vrau 19 vjecarjen Xhuljeta Cuni me të cilën thuhet se ka patur një lidhje intime.E reja ndërroi jetë në vend, ndërsa Xhafer Mata 31 vjec vdiq një orë më pas në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në trotuar në rrugën kryesore të Don Boskos dhe është parë nga kliente të një kafeje përballë rrugës dhe nga kalimtarë të rastit.Dëshmitarët kanë rrëfyer për grupin hetimor se autori ka tentuar ta ndalojë, por vajza nuk ka pranuar duke i thënë “mos më prek”. Ai e ka qëlluar me pistoletë nga pas dhe është larguar disa metra, për tu rikthyer sërish. 31 vjecari pasi e ka parë se vajza ishte gjallë ka shtier sërish mbi të, duke i marrë jetën. Më pas thonë dëshmitarë, autori bënte lëvizje kaotike me pistoletë në dorë, duke rrezikuar jetën e tyre. “Ai është larguar disa metra nga vendi i krimit, është ulur poshtë një peme dhe ka filluar të qajë. Kur ka d..

Lexone

Krim i rëndë në Tiranë, djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje.Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e “Don Boskos”, rreth orës 08:10, ndërsa Report Tv mëson se autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata.Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit ende mbeten mister.Ngjarja rikthen në kujtesë atë të ndodhur disa muaj më parë në një tjetër zonë të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku një djalë qëlloi për vdekje një studente për shkak se refuzonte të ishte e dashura e tij.

Lexone

Ish-kancelari austriak: Përballë SHBA-ve, Europa duhet të ngrihet e të mbrojë interesat e veta

Europa duhet t’i mbrojë interesat e saj nga politikat amerikane që minojnë sistemin ndërkombëtar të normave. Kështu është shprehur ish-kancelari austriak, Wolfgang Schuessel, në një intervistë për rusen RT.Schuessel, i cili ka mbajtur edhe detyrën e presidentit të Këshillit Europian, u shpreh se administrata Trump përbën rrezik serioz për normat ndërkombëtare dhe nuk duhet të lejohet të shpërfillë ligjet ndërkombëtare pa u dënuar.Ai ka kritikuar vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe të ashtuquajturën luftë tregtare që ato kanë nisur ndaj aleatëve perëndimorë. “Europa duhet të ngrihet dhe të mbrojë interesat e veta”, tha ai.Ai sugjeron që Europa ta kërkojë zgjidhjen përmes organeve ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Botërore e Tregtisë.Ish-kancelari austriak gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet SHBA-Evropë mund të japin një mundësi për Brukselin dhe Moskën për të rritur bashkëpunimin ekonomik, politik dhe ..

Lexone

Shtohen rastet me ankth tek shqiptarët, mjekët: Shkak edhe temperaturat e larta

Emanuel SmakaTemperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor, kryesisht gjendje të ankthit. Kjo është reflektuar me kërkesa të shtuara për vizita mjekësore. Arjana Rreli, mjeke psikiatre pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Tiranë, tregon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes rritjes së temperaturave dhe numrit të pacientëve.“Gjatë verës ne përballemi me rreth 30 pacientë në ditë që kërkojnë shërbim mjekësor, ndërkohë që në ditë të zakonshme, gjatë stinëve të tjera, numri mesatar varion nga 15 deri në 20 pacientë. Rritja e temperaturave sigurisht e ka agravuar situatën. Grupmosha më e prekur nga probleme të ankthit është nga 20 deri në 45 vjeç, ndërsa gjinia femërore përbën numrin më të lartë të pacientëve”, shpjegon mjekja Rreli.“Një rritje e tillë është vërejtur gjatë stinës së nxehtë sidomos 3 vitet e fundit”, thotë mjekja. Sipas saj, truri gjendet i papërgatitur përballë temperaturave shumë të larta, ndërsa jep kë..

Lexone

Shtohen rastet me ankth tek shqiptarët, mjekët: Shkak edhe temperatura e larta

Emanuel SmakaTemperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor, kryesisht gjendje të ankthit. Kjo është reflektuar me kërkesa të shtuara për vizita mjekësore. Arjana Rreli, mjeke psikiatre pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Tiranë, tregon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes rritjes së temperaturave dhe numrit të pacientëve.“Gjatë verës ne përballemi me rreth 30 pacientë në ditë që kërkojnë shërbim mjekësor, ndërkohë që në ditë të zakonshme, gjatë stinëve të tjera, numri mesatar varion nga 15 deri në 20 pacientë. Rritja e temperaturave sigurisht e ka agravuar situatën. Grupmosha më e prekur nga probleme të ankthit është nga 20 deri në 45 vjeç, ndërsa gjinia femërore përbën numrin më të lartë të pacientëve”, shpjegon mjekja Rreli.“Një rritje e tillë është vërejtur gjatë stinës së nxehtë sidomos 3 vitet e fundit”, thotë mjekja. Sipas saj, truri gjendet i papërgatitur përballë temperaturave shumë të larta, ndërsa jep kë..

Lexone

Komisioneri Publik ngre pikëpyetje mbi dorëheqjen e Adriatik Llallës: A është falsifikuar nga dikush tjetër, dorëheqja?

Në seacën përfundimitare të apelimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vetingut ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ngritur dyshime nëse Llalla e ka firmosur dorëheqjen apo firma është falsifikuar nga dikush tjetër.Nga Lindita ÇelaAdministrimi ligjor i dorëheqjes së ish Prokurorit të Përgjithashëm Adriatik Llalla, u kthye në objekt debati në seancën e dytë të Kolegjit të Posacëm të Apelimit i cili po shqyrton ankimimin e Komisionerit Publik për ndërprerjen e procesit të vetingut ndaj ish kreut të akuzës.Komisioneri Publik Florian Florian Ballhysa argumentoi përballë trupës gjyqësore arsyet se përse sipas tij vendimi për ndërprerjen e procesit të vetingut për ish kryeprokurorin është nul, e për pasojë duhet të shfuqizohet.Komisioneri Publik deklaroi se Adriatik Llalla është ende magjistrat, pasi dorëheqja e tij nuk është dhënë sipas formës që kërkon ligji, e për pasojë Kolegji i posacëm i Apelimit ..

Lexone

Rama: Çdo punonjës është në vëzhgim, 150 të ndëshkuar në administratë

“Çdo punonjës që është në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar që ka lidhje me detyrën e tij në funksion të zgjidhjes së problemit”.Ky ishte paralajmërimi i fortë që kryeministri Edi Rama bëri sot për të punësuarit në administratë, të cilëve iu kërkoi që t’i përgjigjen qytetarëve në platformën e Bashkëqeverisjes duke i dhënë zgjidhje problemeve të tyre.Sipas Ramës platforma Shqipëriaqëduam.al shërben për të kapërcyer pengesat administrative dhe për t’i dhënë qytetarëve akses të drejtpërdrejtë në qeveri, por edhe për të garantuar një administratë me zero ryshfet.“Këtu keni mik të drejtpërdrejtë qeverinë. Zgjidh problemi dhe vendos përballë ligjit, këdo në administratë që është bërë shkak për vonesën, zvarritjen dhe moszgjidhjen e problemit. Të largojmë të gjithë ata që mbartin zakonet e këqija të administratës dhe nuk i përgjigjen qytetarit për dembelizëm apo korrupsion”, tha Rama në mesazhin e tij sensibilizues për qytetarët, që ishte një formë ftese për t’i shtyrë që të denon..

Lexone

Januzaj: E pres me padurim këtë Botëror, është një mundësi e madhe

Adnan Januzaj mund të jetë një nga rekordmenët e rinj në Botërorin 2018, pasi nëse zbret në fushën e lojës gjatë aktivitetit me Belgjikën, do të bëhet futbollisti i parë belg që ka luajtur në dy edicione pa marrë pjesë në asnjë sekondë në eliminatore.Megjithatë, lojtari po përgatitet me entuziazëm për këtë pjesëmarrje të dytë dhe në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, ka shpjeguar se e sheh Botërorin si një mundësi të madhe për të dhe shokët e skuadrës.“E pres me padurim këtë Botëror. Të gjithë kemi luftuar në maksimum për të qenë pjesë e listës dhe tani tifozët mendojnë se mund të bëjmë një rrugëtim të mirë. Kemi shumë lojtarë të mirë që po luajnë në nivelet më të larta ndërkombëtare dhe në kampionatet më të forta. Tani mbetet të ndërtojmë një ekip të fortë me ta, të punojmë si skuadër. Kjo është një mundësi e madhe që u jepet të gjithëve.Sigurisht, ne dhe Anglia kemi më shumë lojtarë në kampionatet e forta sesa rivalët në grup. Por në Kupën e Botës nuk mund të mendosh..

Lexone