Home / Tag Archives: partizanit

Tag Archives: partizanit

U rikthye pas 8 muajsh, Fejzullahu: Një ndjenjë që më ka munguar çdo ditë…

Pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave të blerta plot 8 muajsh, mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu, u rikthye ditën e djeshme, teksa e nisi sfidën ndaj Luftëtarit si titullar duke bërë një paraqitje të kënaqshem.Ditën e sotme, mbrojtësi ka bërë një status në “Facebook”, ku tregon së është tepër i lumtur për rikthimin e tij dhe ndihet shumë krenar dhe falenderues për të gjithë që e përkrahën dhe i dhanë forcë.POSTIMI I FEJZULLAHUT:Jam shumë i lumtur që mbas një lëndimi të gjate, më në fund u riktheva në fushë. Një ndjenjë që më ka munguar çdo ditë. Ndihem shumë krenar dhe jam shumë falenderues për të gjithë që më kanë përkrahur, që më kanë dhëë forcë, besim, dashuri, se mundem t’ia dal, dhe të shijoj përseri këteë ndjenjë madhështore.

Lexone

Braçe, lërë Juven në hesap të vet, pse nuk flet për Partizanin “tënd”?

Tifoz i flaktë i Partizanit, gati për të akuzuar të gjithë dhe sidomos federatën, të hedhë çakmakun në fushë dhe të debatojë me këdo që i kritikon Partizanin, por këtë të shtunë, teksa ekipi i zemrës, pra të kuqtë, luanin me Teutën dhe merrnin një humbje të turpshme brenda fushës, pra në “Selman Stermasi”, pas vërshëllimës së arbitrit në ndeshjen Juventus-Bolonja, statusi i tij i radhës ka qenë drejtuar bardhezinjve dhe titullit kampion.Asnjë postim për Partizanin, asnjë postim për arbitrat, asnjë postim “me helm”…Heshtje, në këtë aspekt, teksa në faqen zyrtare të Partizanit, tifozët e kuq, me të drejtë, janë revoltuar dhe ndihen të tallur, të fyer…Ku është ambasadori Braçe, ai që nxjerr shpatën sa herë arbitrat dënojnë Partizanin, sa herë FSHF e dënon dhe sa herë që “sistemi vepron kundër”, sipas tij?! Mister, ose çudi.Mos u shqetëso zoti Braçe, po ta themi ne, sot Partizani yt u përdhos në fushën e tij, pa asnjë gabim kundër, por me një fanellë të çnderuar…

Lexone

Armand Duka nxjerr inatin e Erjon Braçes, tek Partizani, arbitri masakron kryeqytetasit

Armand Duka inatin e Erjon Braçes që i ka çuar tatimorët për të kontrolluar financat e FSHF-së, duket se po e nxjerr tek Partizani.Për të disatën herë, ekipi kryeqytetas është ndëshkuar nga arbitrat e Dukës.Por këtë radhë vendimet kanë qenë edhe më skandaloze.Në ndeshjen kundër Lushnjes, arbitri i Dukës nuk i ka dhënë një penallti flagrante Partizanit.Si të mos mjaftonte kjo, vetëm pak minuta më vonë ka dhënë një penallti të dyshimtë për Lushnjen.Skandali vazhdon më tej.Fillimisht arbitri anësor jep një pozicion jashtë loje të paqënë, kur lojtari i Partizanit ishte vetëm për vetëm me portierin dhe më pas Partizanit i anullohet një gol i rregullt.Çakmakun duket se këta arbitra e kanë pak.(TemA)

Lexone