Home / Tag Archives: parlamentit

Tag Archives: parlamentit

VIDEO/ Deputeti arvanitas flet nga parlamenti grek: Më shumë se gjysma e deputetëve në sallë, janë me prejardhje shqiptare

Deputeti arvanitas i “Syriza”-s, Emanouil Glezos, i ka rrëfyer nga podiumi i Parlamentit Grek se “më shumë se gjysma në sallën e Parlamentit, janë me prejardhje shqiptare…”.“Fëmijën tuaj mund ta ndiqni nga shtëpia, nga shtëpia e babait mund të ikësh, gruan ta lësh, por njerëzit fqinjë nuk mund t’i ndjekësh”, thotë ai ndër të tjera.Ndiqeni të plotë këtë material video te dhene nga Konica.al!

Lexone

Sali Berisha sulmon AMA-n: I keni menderosur mediat me krime monstruoze, ky është “narko-parlament”

Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e Komisionit të AMA-s Gentian Sula.Teksa ky i fundit prezantoi raportin vjetor, ish-kryeministri e cilësoi atë si të lidhur me qeverinë.Në fjalën e tij në parlament, Berisha e akuzoi Salajn duke i thënë se mbi të rrëndojnë krime mostruoze.Më tej, demokrati e ka cilësuar Kuvendin si “narko-parlament”.“Ka pjellë ERTV dhe nuk flet një fjalë, ç’punë ka ky të dalë para parlamentit, a nuk përbën fyerje. Ku punonte përpara zotëria e tij, apo konflikti i interesit nuk intereson për ju.Si ndjehet dhe del këtu në parlament, të paktën këtu mos e sillni, mbajeni atje. Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda në fushatën zgjedhore. E morët nga Top Channel dhe i dahtë AMA-n. Salaj nuk duhet të vinte këtu,” tha Berisha. (TemA)

Lexone

Doda: Komunisti i pagdhendur Ruçi u nis për të poshtëruar opozitën, por nxori jashtë maxhorancën

Ish e deputetja e PDIU Mesila Doda ka reaguar pas largimit të deputetëve të mazhorancës të cilët votuan ligjet që ishin në rend dite dhe u larguan nga salla pasi opozita bllokoi foltoren.Në një shënim në facebook Doda thotë se Gramoz Ruçi u nis për të poshtëruar opozitën e përfundoi që nxori jashtë maxhorancën.“Kjo është pjesa më e bukur… kryetari i grupit te PS flet nga oborri i Parlamentit, opozita në sallë e i heq zërin.Lëmsh më të madh komunisti i pagdhendur Gramoz Ruçi nuk bënte dot.U nis për të poshtëruar opozitën e përfundoi që nxori jashtë maxhorancën”, shkruan Doda në facebook. (TemA)

Lexone

Opozita uzurpon foltoren, deputeti gjerman mesazh jashtë Kuvendit: Ne jemi pro negociatave, Shqipëria i meriton

Teksa opozita ka uzurpuar foltoren e Kuvendit, deputeti gjerman ka dalë jashtë sallës së Parlamentit për të dhënë një mesazh të rëndësishëm.Social-Demokrati tregon se Berlini zyrtar është pro çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.Ai thekson se Shqipëria e meriton këtë vendim pozitiv pas përpjekjeve që ka bërë në rrugën e saj për t’u integruar në BE. (TemA)vijon

Lexone

Meta dekoron sportistët e shquar të Beratit (Foto)

Në Bashkinë e qytetit, në prani të përfaqësuesve të Parlamentit, pushtetit vendor, autoriteteve fetare dhe qytetarëve beratas, u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët më të shquar të Beratit.1 of 4Presidenti i Republikës vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri” peshëngritësin dhe trajnerin Vasil Hoço dhe futbollistin e paharruar, tashmë edhe ai trajner Përparim Kovaçi, kurse me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u nderuan ping-pongisti Ilir Shabanaj dhe volejbollistja e njohur e ekipit të ‘Tomorit’, Ollga Gjoku.20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tajani: 10 miliardë euro për investime në infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani paraqiti sot një paketë me vlerë 10 miliardë euro për investime në infrastrukturën dhe rrjetet dixhitale në Ballkanin Perëndimor.Propozimi u bë gjatë samitit BE-BP që po zhvillohet në Sofje, rapoton ata.Në këtë samit marrin pjesë liderët e pjesës më të madhe të vendeve antëare të BE-së si edhe ata të Ballkanit Perëndimor.”Stabiliteti i Ballkanit është stabilitet për Europën. Ballkani është Europë”, theksoi ai.

Lexone

Presidenti portugez i vë veton ligjit për ndryshimin e gjinisë

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Dousa, i vuri veto ligjit që do ta bënte më të lehtë për njerëzit të ndryshojnë gjininë.Ligji u miratua nga Parlamenti këtë muaj, por duhej të nënshkruhej edhe nga presidenti për të hyrë në fuqi.Ai do t’iu lejonte qytetarëve të ndryshojnë gjininë dhe emrin në dokumente nga mosha 16-vjeçare, pa pasur nevojë për raport mjekësor.Rebelo de Sousa i kërkoi parlamentit të konsideronte rritjen e moshës minimale në 18 vjeç. Parlamenti tani mund të ndryshojë ligjin në përputhje me sugjerimet e presidentit.10 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTO/ Taulant Balla: Mosbindja civile përfundoi në mosbindjen e Lulit ndaj Saliut, tani koordinohet me Nardin dhe Titin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar sjelljen e opozitës në sallën e Parlamentit gjatë punimeve të sotme.Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook Balla deklaron se mosbindja civile, përfundoi në mosbindjen e Lulit ndaj Saliut.Statusi i plotë i Ballës:Mosbindja civile, përfundoi në mosbindjen e Lulit ndaj Saliut. Gjatë teatrit të Saliut në facebook me Strazon fotograf, Luli koordinon mosbindjen me Nardin dhe Titin. “Nardi, mos ia vër veshin Saliut, jam unë Kryetari i Opozitës”. Hajde opozitë, hajdehttp://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2018/05/George_Lamberis_instagram.com_Bil9axpAI7e-1.mp4

Lexone

Taksa për ndërtuesit, Rama përgëzon Veliajn

Kryeministri Edi Rama tha sot nga foltorja e Parlamentit se Bashkia e Tiranës ka rritur vetëm një taksë, atë të ndërtimit, e cila prek ndërtuesit dhe jo qytetarët e Tiranës. Kjo taksë shkon direkt për ndërtimin e shkollave të reja për fëmijët.“Dy taksa janë që kemi rritur ne; taksën për më të pasurit, qofshin kompani, qofshin njerëz që fitojnë më shumë, dhe e kemi rritur pasi e kemi premtuar dhe e kemi rritur konform programit dhe filozofisë tonë. 10% e kishin kompanitë, tani e kanë 15, 10% e kishte kryeministri dje, sot e ka 15 %, pra kemi bërë rritjen progresive të taksave për ata që fitojnë më shumë. Cilat janë taksat e tjera, cilat? Ah po! Ka rritur Bashkia e Tiranës taksën për ndërtuesit dhe ka bërë shumë mirë, prapë për më të pasurit”, tha Rama.3 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dorëzoi mandatin, Berisha flet për Tahirin: Unë mbaj flamurin e dekriminalizimit, bota kërkon dorëheqjen e Ramës jo të Tahirit

Sali Berisha ka komentuar vendimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të dorëzuar mandatin e deputetit.Berisha shprehet i pakënaqur nga vendimi i Tahirit, duke thënë se bota kërkon më tepër dorëheqjen e Ramës.“Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit, ndërsa Rama flet në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk bëri parlamenti e bëri Saimir trafiku”, tha Berisha.Sipas tij Rama duhet larguar një orë e më parë pasi ka rekordet më të rënda të kriminalizimit të vendit. (TemA)

Lexone