Home / Tag Archives: parlamentare

Tag Archives: parlamentare

Shpenzimet pa fre të populistëve të Europës, 13 500 euro për një… darkë

Fitorja e Lega-s dhe pamundësia për të formuar një qeveri në Itali i kanë vënë sërish në qendër të vëmendjes populistët e djathtë europianë.Ata mblidhen së bashku në grupin Europa e Kombeve dhe Lirive (ENL), ku bëjnë pjesë Marine Le Pen e Francës, Geert Wilders i Holandës dhe Matteo Salvini i Lega-s në Itali.Pavarësisht se në programet e tyre e vënë theksin te ekonomia dhe të varfrit, vetë duket se nuk i kursejnë shpenzimet.“Canard Enchaine”, një gazetë satirike në Francë, ka zbuluar se për festën e Krishtlindjeve ata kanë organizuar një darkë të kushtueshme, ku kanë rënë në sy 60 shishe shampanjë “Gevrey-Chambertin”, me vlerë 13.500 euro.Kuriozitet ngjallin edhe darkat pariziene mes Le Pen dhe Salvinit.Dy aleatët kanë vendosur në llogarinë e grupeve parlamentare darkat në dy prej lokaleve më ekskluzive të kryeqytetit, “Ledoyen” ku darka për një person kushton të paktën 400 eruo dhe “L’Ambroisie”, ku llogaria është akoma më e kripur: 449 euro.Faturat e paraqitura nga dy lid..

Lexone

Rebelohet çuni i Fahriut, kërkon ta thërrasin në emër!

Një shpërthim legjitim nervoziteti pësoi ditët e fundit deputeti i PD-së Çuni i Fahri Balliut, të cilit me dashakeqësi kundërshtarët politikë nuk i thërrasin në emër. Jo vetëm kaq, por gërmën H dhe nyjëzën I përtojnë ta shqiptojnë dhe i bien akoma më shkurt, Çuni Fariut.Edhe pse fakti që Çuni Fariut ia arriti ditës të ketë kundërshtarë politikë ja ka përkëdhelur disi sedrën, ai nuk e ka kapërdirë dot që vazhdimisht e identifikojnë me të atin.Kështu, erdhi dita që në një komision parlamentar, (po po, Çuni Fariut merr pjesë në komisione parlamentare), ai të shpërthejë ndaj atyre që insistojnë të mos ia përmendin emrin.“Mos ma përmendni më babën, unë kam emrin tim, jam Çunni Fari Balliu,” ngriti zërin Çuni Fariut, të cilin në Pogradec e njohin si Fariçka. Dhe shtoi duke i sfiduar të gjithë publikisht:“Baba ka punët e veta, unë të miat. Im atë, nëse ka zili famën time, po deshi le të quhet babi i Çunit Fariut!”Siç mësojnë burime të Gojëve të Liga, Çuni Fariut po konsideron serioz..

Lexone

FOTOT: “Vesh më vesh”, PD ndërron strategjinë e komunikimit

Partia Demokratike duket mjaft entuziaste pas publikimit të një video-regjistrimi për të cilën pretendon se ka zbuluar lidhjet e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me trafikantët e drogës.Gjatë komisioneve të sotme parlamentare, ngjan se deputetët e saj kanë ndërruar strategji komunikimi nga frika e ndonjë përgjimi.Më poshtë do të shihni se kanë komunikuar ligjvënësit e djathtë. (TemA)

Lexone

FOTOT/ Fatmir Xhafaj shfaqet i qeshur pas akuzave, Berisha këshillohet me çunin e Fahros

Seanca parlamentare e kësaj të enjte ka nisur me vonesë.Ashtu siç ishte parashikuar, PD ka sulmuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Lulzim Basha ka thënë se ministri ka një vëlla kriminel dhe duhet të largohet.Por vetë Xhafaj është shfaqur i qeshur në Kuvend, pavarësisht akuzave.Ndërsa Sali Berisha nga ana tjetër, është fotografuar duke u këshilluar me çunin e Fahriut.(TemA)

Lexone

Erdogan paralajmëron operacionin e ri: Nuk do të heqim dorë nga lufta

Turqia do të kryejë një operacion të ri ushtarak përgjatë kufirit, pas dy ofensiave brenda Sirisë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.“Ne nuk do të heqim dorë në luftimin e organizatave terroriste. Ne do të nisim një operacion të ri, pas operacionit Mburoja e Eufrati dhe Dega e Ullirit. Ushtarët tanë janë gati për misione të reja”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar dy operacioneve të mëparshme turke në Siri.Këto komente Erdogan i bëri sot në Stamboll, ku shpalosi manifestin e tij zgjedhor, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale, që do të mbahen muajin e ardhshëm.(rel)

Lexone

Erdogan kërkon të mbajë tubim zgjedhor në Sarajevë; Bosnja s’e konfirmon

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se do të mbajë tubim me votuesit turq në Sarajevë.Megjithatë, në Ambasadën e Turqisë në Bosnje dhe Hercegovinë iu tha Shërbimit të Ballkanit të “Radios Evropa e Lirë” se nuk kanë ende konfirmim zyrtar për vizitën e Erdoganit. Një informacion të tillë nuk e ka as ambasada e Bosnjës në Turqi.“Në një mjedis, ku disa vende janë duke shqyrtuar nëse do të na mundësojnë të bëjmë fushatë, më me ëndje shoqërohemi me qytetarët tanë në Bosnje dhe Hercegovinë. Do të vijmë në Bosnje së bashku me qytetarët tanë nga vendet europiane”, tha Erdogan.Disa vende europiane ua kanë ndaluar politikanëve turq të organizojnë mitingje dhe fushata në territorin e tyre. Sipas gazetës turke “Hurriyet”, tubimi i Erdoganit në Sarajevë mund të mbahet më 20 maj.Në Turqi, më 24 qershor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale.5 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Guri nga Kosova në Kuvendin e Serbisë

Auto Draft

Shefi i grupit të deputetëve Dveri, Boshko Obradoviq, sot në Kuvendin e Serbisë ka kërkuar të pranohet rezoluta e kësaj lëvizjeje, që veten quan mbrojtës të Kosovës, dhe duke prezantuar këtë ka treguar një gur të madh, të cilin, siç ka thënë, e kishte sjellë nga Kosova, dhe duke e …

Lexone

Versioni zyrtar i propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve

Versioni zyrtar i propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve

Duke pasur parasysh parimet e vendosura nga Qeveria e RM-së se do të ketë qeverisje transparente dhe qeveri që do të jap llogari para qytetarëve të saj, Ministria e drejtësisë dhe Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit publikojnë tekstin zyrtar të Propozim Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili …

Lexone