Home / Tag Archives: panorama

Tag Archives: panorama

1 qershori dhe trupa e estradës opozitare

Sot gazeta “Panorama” nxorri lajmin e survejimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha.Gazeta citonte burime të vetat, pa sqaruar se cilat janë, të paktat arsyet e survejimit nga njësi të policisë operacionale.PD-ja e mori lajmin dhe e bëri fakt të axhendës së saj ditore.Sipas saj, audio-përgjimi i vëllait të Fatmir Xhaajts ka çuar në këtë survejim. Për çfarë nuk sqarohet.Fundja Babalja nuk mbylli asnjë pazar hashashi nga Tragjasi në Vlorë, ndaj edhe nuk është se ka prishur ndonjë të tillë.Pse atëherë ky survejim? Dhe mbi të gjitha kush druhet nga z. Basha, kush kërkon ta sulmojë?(Mendje)Lehtësia me të cilën kjo opozitë i servir ne opinion çështje dhe skandale është e tillë, që e bën atë të duket si trupa e një estrade që po aplikon nga teatri në teatër, në kërkim të shitjes së biletave.E bëri edhe sot në 1 qershor, duke ja dhuruar festën/ditën e fëmijëve, Lulzimit.(Respublica)

Lexone

Skënderbeut përgënjeshtron sërish: Lajme të pavërteta, UEFA ka shlyer çdo detyrim ndaj nesh

Për të dytën ditë me radhë, klubi korçar ka reaguar me anë të faqes së tij zyrtare, duke hedhur poshtë lajmin e publikuar sot nga e përditshmja “Panorama Sport” në lidhje me bllokimin e parave nga ana e UEFA-s.Klubi korçar saktëson në këtë reagim të fundit se nga UEFA janë shlyer të gjitha detyrimet financiare në lidhje me aktivitetet europiane.Ja dhe reagimi i plotë i klubit korçar:“Duke marrë shkas nga shkrimi i publikuar sot në gazetën ‘Panorama Sport’, në lidhje me detyrimet financiare të UEFA-s karshi KF Skënderbeu, dëshirojmë të mohojmë kategorikisht lajmin e publikuar në shtypin e shkruar, sot më datë 19 maj 2018.Shpjegojmë se UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar karshi klubit për aktivitetet europiane të sezonit aktual dhe nuk ka asnjë detyrim të prapambetur. Shprehim keqardhjen tonë që prej disa ditësh, media po trillon lajme totalisht të pavërteta karshi KF Skënderbeut dhe drejtuesve të klubit.Faleminderit për mirëkuptimin!Me respekt, KF Skënderbeu

Lexone

Preken nga fruthi dy infermiere në Berat

Dy infermiere të Spitalit të Beratit janë shtruar në pavijonin e infektivit, pasi dyshohet se janë prekur nga fruthi. Lajmi bëhet i ditur nga mjekja infeksioniste Elena Xhaxho. Mjekja konfirmon 7 raste me fruth në Spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim.Mësohet se dy infermieret, të cilat tashmë janë të izoluara dhe po mbahen nën vëzhgim, i shërbyen një djali 24-vjeçar të prekur nga fruthi.Burimi: Panorama

Lexone

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën i riu nga Kosova

Një 33 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën paraditen e sotme gjatë një aksidenti në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit. Sipas informacioneve të para nga blutë e qytetit rajonal, 33-vjeçari që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen, e cila ka rezultuar …

Lexone