Home / Tag Archives: opozites

Tag Archives: opozites

Deputeti kamikaz, akuza të rënda në Kuvend: Kryeprokurorja e EULEX bëri seks me një politikan të lartë kosovar, kam përgjime

Opozita ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën ku ai ishte thirrur në interpelancë për korrupsionin, ndërsa mbrojtësit e tij, janë kundërpërgjigjur po ashpër.Madje, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, shkoi edhe më larg, duke akuzuar jo thjeshtë zyrtarët vendorë, por edhe ata ndërkombëtarë.Sipas tij, çdo gjë e keqe Kosovës i ka ardhur nga EULEX dhe UNMIK.Ai madje denoncoi edhe një rast të një afere mes kryeprokurores së EULEX, Isabelle Arnall dhe një politikani të Kosovës, që nuk ia ka përmendur emrin.Aferë kjo, që sipas Zekës, kishte si qëllim ngritjen e aktakuzave ndaj kryetarit të nismës, Fatmir Limaj.“Kam raport me shkrim sekret se kryeprokurorja e EULEX-it Isabelle Arnall përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan se nuk po guxoj me përdor fjalën ‘seks’.Përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan të kalibrit të lartë në një vilë në Brezovicë ‘i ka thënë futja Fatmir Limës, t’u bë lezet në krevat’ ” tha Milaim ..

Lexone

Suedia u jep një mundësi të dytë 9.000 azilkërkuesve

Parlamenti suedez ka miratuar një projektligj për t’iu dhënë një rast të dytë 9,000 azilkërkuesve, duke iu ofruar mundësinë e qëndrimit në këtë shtet.Një vendim i tillë ka ndarë opozitën lidhur me çështjen e imigrimit në zgjedhjet e shtatorit.Suedia ka pranuar më shumë se 160,000 azilkërkues më 2015, duke krijuar pakënaqësi në mesin e votuesve, gjë që ka detyruar qeverinë Social-Demokrate, të vendosë rregulla më të ashpra për ata që kërkojnë qëndrim afatgjatë.Pavarësisht masave të marra, tema e imigrimit ka vazhduar të dominojë debatin politik duke nxitur çarje në partinë opozitare të qendrës së djathtë, Aleanca, e cila shpreson të formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve.“Pasojat njerëzore do të ishin shumë më të mëdha nëse ne do të ndalonim këtë propozim”, ka thënë liderja e Partisë Qendrore, Annie Loof, transmeton Reuters.Ndasitë në mesin e opozitës do të bëjnë shumë më të vështirë për Aleancën që të krijojë qeverinë, derisa partia Demokratët e Suedisë, ka premtuar se do të..

Lexone

Probleme të tjera për Nikola Gruevskin, pret dhe katër vendime gjyqësore

Vendimi i fundit për dënimin me dy vjet burg të Nikolla Gruevskit, ish-kryeministri konservator i Maqedonisë dhe ish-lider i partisë së djathtë VMRO DPMNE – për përfshirjen në blerjen e paligjshme të një Mercedesi luksoze – nuk është fundi i problemeve të tij gjyqësore.Gruevski aktualisht përballet me akuza penale në katër raste të tjera, tre prej të cilave tashmë kanë shkuar në gjyq.Përveç çështjes së Mercedesit, të koduar me emrin “Tanku”, Prokuroria Speciale, SJO – e ngarkuar me hetimin e akuzave për krime të nivelit të lartë – paditi gjithashtu Gruevskin në rastet e koduara me emrin “Titaniku”, “TNT”, “Traektorija” dhe “Shamari”.Në të gjitha këto raste, mbrojtja e Gruevskit këmbëngul se ai është i pafajshëm. Gruevski ka përsëritur në shumë raste se ai i sheh gjyqet si të motivuara politikisht nga qeveria aktuale e udhëhequr nga social demokratët.Në rastin e parë, të koduar me emrin “Titaniku”, i parë nga ekspertët gjyqësorë si rasti më kompleks, Prokuroria Speciale paditi G..

Lexone

VIDEO: Shkon i ftuar në Klan kreu i PD, Frangaj bëhet “tapë” dhe del ta presë Bashën

Aleksandër Frangaj ka pritur në Klan liderin e opozitës Lulzim Basha.Duket se pronari i televizionit, kishte rrakëllyer ndonjë gotë dhe e priste gjithë gaz kryedemokratin të cilit pasi i ktheu shpinën, e takoi sikur kishte shkuar ndonjë operator t’i kërkonte rritje rroge.Kjo mungesë rrespekti e treguar ndaj liderit të PD-së, pasqyrohet në videon e mëposhtme ku shihet diferencimi i treguar mes Bashës në opozitë dhe kreministrit Rama në pushtet që i rinte “gati-tu”.Ndërkohë, pyetja që shtrojnë qytetarët nëpër komente për gjendjen e pronarit të medias është: A të jetë dehur Frangaj prej gezimit se Fevziu nuk do largohet? (TemA)

Lexone

VIDEO: Shkon i ftuar në Klan, Frangaj bëhet “tapë” dhe del ta presë Bashën

Aleksandër Frangaj ka pritur në Klan liderin e opozitës Lulzim Basha.Duket se pronari i televizionit, kishte rrakëllyer ndonjë gotë dhe e priste gjithë gaz kryedemokratin të cilit pasi i ktheu shpinën, e takoi sikur kishte shkuar ndonjë operator t’i kërkonte rritje rroge.Kjo mungesë rrespekti e treguar ndaj liderit të PD-së, pasqyrohet në videon e mëposhtme ku shihet diferencimi i treguar mes Bashës në opozitë dhe kreministrit Rama në pushtet që i rinte “gati-tu”.Ndërkohë, pyetja që shtrojnë qytetarët nëpër komente për gjendjen e pronarit të medias është: A të jetë dehur Frangaj prej paralajmërimit të Fevziut që do largohet? (TemA)

Lexone

‘Shiko gruan dhe motrën se nuk i dihet si del’: Monika i kthehet keq Taulant Ballës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla janë përplasur sy më sy me njërin tjetrin jashtë Kuvendit, pasi LSI-ja e bashkuar me PD-në protestoi sot duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.“Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës”, provokoi Taulant Balla para mediave, ndërkohë që Kryemadhi pas tij i rrahu supin për t’i tërhequr vëmendjen dhe kujtuar diçka:“Taulant,… nuk jam marrë as me motrën tënde, as me gruan tënde! Në rregull?! Kështu që rri urtë!“Më pëlqen edukata juaj!” tha Balla me ironi dhe u largua, por Kryemadhi zuri vend para mikrofonëve dhe e paralajmëroi: “Edukata ime është shumë e mirë, por mos u merr me çështje familjare, se nuk e dimë si dalim pastaj!… Rri urtë!… Nuk të shpëton Edi Rama, nuk bëhesh dot Ministër i Brendshëm, t’i zësh vendin Fatmir Xhafës”.The post ‘Shiko gruan dhe motrën se nuk i dihet si del’: Monika i kthehet keq Taula..

Lexone

FOTOT/ Basha e akuzon, Ramën e kap gazi: Ja çfarë s’u pa në Kuvend

Kryedemokrati Lulzim Basha ka adresuar një sërë akuzash të forta gjatë seancës së sotme parlamentare.Teksa lideri i opozitës fliste nga foltorja, shefi i qeverisë është parë duke qeshur dhe duke ironizuar fjalimin e kundërshtarit të tij politik.Më poshtë në galerinë tonë virtuale do të mund të shihni disa nga detajet që su panë gjatë seancës. (TemA)

Lexone

Deputeti i PS akuza Bashës: Këtë fillim jave loboi në Bundestag kundër hapjes së negociatave

Para pak minutash drejtuesi i një instutucioni të pavarur u sulmua në mënyrë të pandershme nga një deputet, i cili me pa të drejtë lëshon akuza ndaj një institucioni të pavarur, tek i cili është ndjekur parimi i balancimit të përfaqësimit politik po të kemi parasysh që institucioni që referon sot punën 1 vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë ka dhe përfaqësues të propozuar nga Grupi Parlamentar i PD-së.Është e pandershme që një deputet të përdori karrigen e deputetit dhe pozicionin e tij për të sulmuar një institucion të pavarur, ndërkohë që janë të gjitha modalitetet, që secili prej deputetëve në rezolutën që bashkëshoqëron vlersimin e punës 1 vjeçare mund të kishte paraqitur vlersimi.Duhet të kemi parasysh se vlersimi është për institucionin dhe jo për personin dhe nuk mund të intimidohet asnjë përfaqësues i organeve të pavarura nga çdo deputet, që kur vjen puna për respektimin e parimeve të transmetimit audiovizual është thyersi numër 1 i rregullave dhe funksionimit të transmetimit n..

Lexone

Ndërpritet sërish seanca, Basha “ngujohet” në foltore: Dua të përballem me Ramën, hyni në Facebook

Kryedemokrati Lulzim Basha ka penguar sërish punimet e seancës parlamentare.Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka bërë thirrje disa herë për t’u ulur, por lideri i opozitës ka kërkuar që të vijojë fjalën përtej kohës së përcaktuar nga rregullorja.Basha insiston që të ketë një përballje me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.Kryeparlamentari i ka bërë me dije se përballja duhet bërë me djalog dhe jo me monolog duke ironizuar tentativën e Bashës për të folur.Qëndrimi pa lëvizur përpara foltores, ka sjellë ndërprerjen e përkohshme ku sakaq opozita ka filluar transmetimin përmes rrjetit social Facebook. (TemA)

Lexone

Përplasje PD-LSI/ “Shpërthen” deputeti Nasip Naço: Nuk jemi vasalë të demokratëve dhe Lulzim Bashës

Marrëdhëniet mes LSI dhe PD nuk janë ne momentin e tyre me te mire te mundshëm, megjithe aksionet e përbashkëta publike.Kjo eshte konfirmuar nga deputeti Nasip Naço, i cili ne studion e emisionit “7pa5” ne Vizion Plus, tregoi dhe arsyet te ndarjes mes palëve.Naço e thekson edhe me shume hendekun kur flet per aksione te ndara mes opozitës dhe frontit opozitar ne te ardhmen.Per deputetin e Lëvizjes Socialiste per Integrim, është ende herët per te diskutuar ne lidhje me aleancat e mundshme për zgjedhjet lokale te 2019.

Lexone