Home / Tag Archives: operacionit

Tag Archives: operacionit

FOTOT historike: Pushtimi i Aleatëve, 74 vite më pas

Këto foto historike që tregojnë zbarkimin e forcave aleate në plazhet e Francës vijnë për herë të parë me ngjyra, ndërsa bota përkujton 74 vjetorin e pushtimit të “D-Day”.Më tepër se 150 mijë trupa zbarkuan në 5 plazhe të Francës më 6 qershor të 1944-s dhe 1,4 milionë trupa në vijimësi iu bashkuan operacionit ushtarak që çliroi Francën dhe mposhtën Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit.Forcat aleate mblodhën një armatë masive me anijeve që lundronin për në bregdet, ndërkohë që aeroplanët binin bomba dhe ushtarë me parashutë pas vijave të armikut.Fotot origjinale bardhë e zi u ngjyrosën me kujdes nga Royston Leonard, 55 vjeç, nga Cardiff. (TemA)

Lexone

VIDEO tronditëse: Pacienti me bark të prerë në sallën e operacionit, mjekja “se vret trurin” këndon dhe kërcen

Një kirurge plastik në Atlanta është duke u përballur me disa padi nga pacientët e tij pasi u zbulua se ajo kishte filmuar veten duke kënduar dhe kërcyer mbi pacientët e saj gjatë operacioneve.Janë gjetur dhjetëra video që tregojnë se Dr Windell Boutte këndon dhe kërcen teksa pacientët e saj janë në efektin e narkozës në sallën e operacionit, madje edhe duke i operuar.Në një video Boutte shfaqet teksa këndon një këngë rrep teksa ishte duke operuar një pacient.Ndërkaq i biri i një paciente fajëson Dr. Boutte se ka lënë nënën e tij Icilma Cornelius me dëmtime në tru. (TemA)

Lexone

Korrupsion në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, arrestohen pedagogët dhe dekani

Dekani i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe disa pedagogë e sekserë, janë arrestuar ditën e sotme mbi akuzat e korrupsionit.Pas arrestimit të tyre, universiteti ka marrë edhe masën e pezullimit të këtyre funksionarëve nga pozicioni i tyre.Në pranga kanë rënë tre zyrtarë, si edhe një student dhe tre sekserë, të cilët u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar “Dekani” pasi u akuzuan për korrupsion.Më poshtë gjeni emrat e tyre, funksionet që ushtronin, bashkangjitur me foto.Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Aleksandër Xhuvani , Elbasan.Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin Aleksandër Xhuvani,Elbasan.Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Aleksandër Xhuvani , Elbasan.4 -Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin..

Lexone

Rama tregon ndryshimin e Velipojës: Patriotët nuk e bëjnë pis atdheun

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me operacionin për pastrimin e plehrave në plazhin e Velipojës. Në video shihet se si plazhi ishte tejmbushur me mbetje dhe ndryshimi ishte i dukshëm pas pastrimit. Rama thekson në këtë video se “patriotët nuk e bëjnë pis atdheun”.“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të operacionit për pastrimin e mali plehrash të shtrirë gjerë e gjatë plazhit të Velipojës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të operacionit për pastrimin e mali plehrash të shtrirë gjerë e gjatë plazhit të Velipojës, ju uroj një ditë të mbarëGepostet von Edi Rama am Montag, 7. Mai 20188 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Anglia në ankth, Ferguson mbetet në gjendje të rëndë

Aleks Ferguson, ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid, mbetet në rrezik për jetën, pas operacionit urgjent për një hemorragji cerebrale. Lajmi i djeshëm tronditi Anglinë dhe Junajtid ka sqaruar se “operacioni shkoi mbarë, por tani Ferguson ka nevojë për një periudhë kurash intensive”.Sër Aleks Ferguson është 76 vjeç dhe e la drejtimin e Junajtid në vitin 2013, duke e mbyllur me Djajtë e Kuq pas 26 vitesh dhe duke e mbyllur me futbollin.Në CV Ferguson ka trofe pa fund: 13 Premier Liga, 5 Kupa FA, 4 Kupa Lige, 2 Champions League, 1 Kupë Kupash, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Uefa, 1 Kupë Interkontinentale, 10 Superkupa Anglie Community Shield.

Lexone

15 mijë rrënjë kanabis mes domateve, droni i “bën gjëmën” trafikantit

Kishte fshehur me mijëra rrënjë kanabis në një serë domatesh, por një trafikant në Itali e ka gjetur veten në telashe pas filmimit nga një dron.Në Ragusa të Italisë është sekuestruar në total 6 mijë kg drogë, me një vlerë që shkon në 1 milionë euro, falë përdorimit të dronit.Mediat italiane shkruajnë se trafikanti kishte fshehur 15 mijë bimë kanabis mes domateve të kultivuaraHetimet nisën pas sinjalizimeve se nga disa plantacione vinte erë e fortë marijuane dhe për të identifikuar zonën, karabinierët përdorën dronin.Plantacioni i kanabis ishte në një serrë rreth 3500 m2, dhe gjatë operacionit u arrestua Carmelo Gurrieri, 53 vjeç, i hetuar për kultivim marijuana.

Lexone

Filma Shqiptarë ‘Kur hapen dyert e jetës’ ShqipTV

Filmi “Kur hapen dyert e jetës” prodhim i vitit 1986. Regjia : Rikard Ljarja, Skenari : Rikard Ljarja, Producent : Shqipëria e re, Muzika : Zef Çoba. Përmbajtja e filmit: Bardhi një mjek i ri emërohet të punojë në një fshat të largët malor. Ai ia del mbanë me sukses …

Lexone