Home / Tag Archives: nxenesit

Tag Archives: nxenesit

Drejtoresha ‘gangstere’ kërcënon nxënësit: “Sa të jetë partia ime s’më plas për ju”

Një skandal i fundit vjen nga fshati Shtoj i Ri në Shkodër, ku tre nxënës dhe disa mësues të shkollës 9 vjeçare “Osman Dhampiraj” kanë denoncuar drejtoreshën e tyre.Sipas Report Tv, ata kanë shkuar në policinë e Shkodrës dhe kanë bërë denoncimin, ku sipas tyre, drejtoresha e shkollës, Saimi Hagrepaj, i ka kërcënuar dhe përmes familjarëve të saj ka tentuar që të ushtrojë dhunë.Luljeta Shyti, njëra prej mësueseve, ka deklaruar se është kërcënuar nga drejtoresha dhe nxënësit kanë treguar se Saimi ka dërguar dhëndrin e saj për t’i bërë presion atyre, madje ai ka tentuar edhe t’i godasë nxënësit.Drejtoresha, Saimi Hagrepaj Mësuesit dhe nxënësit kanë rrëfyer se kjo sjellje e drejtores ka ardhur pa asnjë arsye dhe sipas tyre, kjo situatë ka tre vite që po ndodh. Ndërkohë, në pyetje nga policia është marrë edhe drejtoresha e shkollës, Saimi, e cila është akuzuar për këto veprime.The post Drejtoresha ‘gangstere’ kërcënon nxënësit: “Sa të jetë partia ime s’më plas për ju” appeared first ..

Lexone

Berishën e mashtrojnë: Rama urdhëron vendosjen e shamive të kuqe të pionierëve të Enverit në gjimnaz (pionier ishe deri 14 vjeç, gjimnazistët ishin rini)

Nuk dihet se kush tallet me ish kryeministrin Sali Berisha, teksa i dërgojnë mesazhe, duke ditur se ai i boton menjëherë pas e vrarë mendjen nese kanë ndonjë lidhje me realitetin apo jo.Edhe sot ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar disa foto të tjera, dhe shkruan se fëmijët që kërcejnë janë nxënës në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës.Berisha shton se vendosja e shamive të kuqe te pionierit tek nxënësit gjimnaziste është bërë me urdhër të Edi Ramës.Por që të mos e lëmë të gabojë Berishën, por dhe të pyesë ndonjë nga këshilltarët e tij, duhet te themi se në kohën e Enverit shamia e kuqe e pionierit mbahej deri në moshën 14 vjeç.Sapo mbushje këtë moshë, merrje teseren e rinisë me një ceremoni të veçantë, dhe nuk kishte asnjë gjimnazist me shall pionieri as në kohën e Enver Hoxhës.Postimi i plotë i Berishes:Edvin Kristaq Rama urdheron vendosjen e shamive te kuqe te pioniereve te Enverit ne gjimnazin ‘Havzi Nela’!Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb ..

Lexone

VIDEO: Gjarpri futet brenda në klasë, tmerrohen nxënësit

Ky është momenti tronditës kur një gjarpër fytet në klasë për shkak të vapës.Zvarraniku u fut menjëherë në klasë poshtë bankave të nxënësve.Fëmijët u frikësuan nga prezenca e tij dhe filluan të kërcenin sipër bankave.“Jashtë ishte vapë, ndërsa brenda kemi pajisje për freskimin e ajrit.Kjo besoj ishte arsyeja se pse ai u fut në klasë.Ishte një gjarpër i vogël, por na zuri në befasi”, ka thënë mësuesi, i cili arriti ta kapte zvarranikun.Fatmirësisht asnjë nxënës nuk u sulmua nga gjarpri.Ngjarja ndodhi në një shkolle filloreje në Kinë. (TemA)

Lexone

VIDEO: Deputeti i Putin-it godet me shuplakë nxënësin, çuditërisht përkrahet nga rrjeti

Një deputet nga partia e presidentit rus Vladimir Putin, është filmuar teksa godiste me shuplakë një nxënës i cili e kishte fyer atë.Por çuditërisht përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë lavdëruar politikanin Andrey Odintsov për këtë veprim që kishte bërë.Odintsov ishte duke inspektuar punimet që po zhvilloheshin në stadiumin e një shkolle të mesme në Eldigino në Pushkin të Moskës, kur dy nxënës po bënin zhurmë nga karriget e stadiumit.I zhgënjyer për mos respektin e treguar nga nxënësit, Odintsov që ka shiritin e zi në karate sikurse presidenti Putin, iu afrua të rinjve dhe pa u menduar dy herë e goditi shuplakë në fytyrë njërin prej tyre.Nxënësi menjëherë e raportoi rastin tek arsimtarët, kurse Odintsov është ftuar në zyrën e drejtorit të shkollës ku është kërkuar nga ai ta shpjegoj sjelljen e tij në stadium.Megjithatë, 33-vjeçari ka refuzuar të kërkoj falje për shuplakën e dhënë adoleshentit, duke thënë se “e di se si duhet të trajtoj të rinjtë”. (TemA)

Lexone

Nxënësi i përjashtuar kthehet në shkollë me armë, shmanget masakra

Një masakër u shmang në në një shkollë në Illinois, SHBA, ku një ish-student u fut me armë zjarri në kampus. Ngjarja ka ndodhur rreth 160 km në perëndim të Çikagos.Personi që hapi zjarr është një ish-nxënës i përjashtuar, i cili u përpoq të hapte zjarr në një sallë ku nxënësit e tjerë po bënin prova për ceremoninë e diplomimit.Fillimisht ai ka hapur zjarr në korridor, por më pas është neutralizuar nga një agjent policie.Përveç agresorit, nuk ka të tjerë të lënduar. Ai është dërguar në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes. (TemA TV)

Lexone

VIDEO tronditëse: Mamaja vret para shkollës të riun që tentoi të grabiste nxënësit

Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, u shfaq me një pistoletë në dorë para një shkolle në Brazil, për të grabitur nxënësit dhe prindërit e tyre.Por, ai nuk i kishte bërë llogaritë mirë.Një prej mamave të nxënësve ka nxjerrë pistoletën nga çanta dhe e ka qëlluar atë tre herë.Katia da Silva Sastre, e cila është heroina e kësaj historie, punon si oficere policie dhe u ndodh aty për fëmijët e saj.Ajo u nderua me një ceremony të posaçme, ndërsa grabitësi ndëroi jetë në spital.(TemA)

Lexone