Home / Tag Archives: njoftuar

Tag Archives: njoftuar

Përdhunoi dhe vrau të miturën në Gjermani, kapet irakiani

20-vjeçari Ali Bashar, i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 1q4-vjeçareje në Gjermani është arrestuar mbrëmjen e djeshme në veri të Irakut. I riu, sipas hetuesve, ishte arratisur në vendin e tij së bashku me familjen për të shmangur arrestimin pas krimit. Lajmi është njoftuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka vlerësuar policinë gjermane dhe atë kurde. Ali Bashar akuzohet se ka përdhunuar të miturën dhe më pas e ka mbytur për të fshehur aktin. Më pas ai e ka varrosur kufomën në një pyll të mbuluar me gjethe dhe bar. I riu, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë, i është refuzuar kërkesa për azil në vtin 2016, por avokati i tij e kishte apeluar. Të enjten e shkuar, së bashku me familjen e tij – babai, nëna dhe 6 fëmijët – ishte arratisur në Irak falë një lejekalimi të dhënë nga ambasada e vendit të tij. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gjendet e vdekur motra e vogël e mbretëreshës së Holandës

Motra e vogël e Mbretëreshës së Hollandës ka vdekur në shtëpinë e saj në kryeqytetin argjentinas, kanë njoftuar mediat lokale. Ines Zorreguieta humbi jetën në moshën 33 vjecare pasi u vetëvra. Thuhej se ajo vuante nga depresioni, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndonëse dyshohet për një vetëvrasje. Ajo ka punuar si nëpunëse civile në Buenos Aires. Ajo ishte shoqëruese e dasmës në martesën e motrës së saj, Maxima me Willem-Alexander në vitin 2002 dhe u bë kumbara për vajzën e tyre më të vogël, princesha 11-vjeçare Ariane. “Mbretëresha Maxima u trondit dhe u mërzit për vdekjen e motrës së saj”, njoftoi shtëpia mbretërore. Ajo ka anulluar angazhimet e saj të ardhshme, duke përfshirë një vizitë shtetërore në Estoni, Letoni dhe Lituani, të cilat Mbreti Willem-Aleksandër do ti shikojë i vetëm.

Lexone

Gjykatësi federal që sfidoi Donald Trump

Administrata Trump është përpjekur të ndalojë fondet federale për qytetin Filadelfia, për shkak të mënyrës se si veprohet në këtë qytet me emigrantët pa dokumenta. Për këtë çështje, një gjykatës federal vendosi në favor të qytetit Filadelfia. Qyteti i Filadelfias pati rënë dakort të dorëzonte emigrantët pa dokumenta tek zyrtarët e agjensisë së emigracionit, vetëm nëse do të paraqisnin një urdhër të firmosur nga një gjykatës. “Ndihemi sigurisht të përmbushur me vendimin e Gjykatësit Baylson. Është një vendim që ia ndalon Shtëpisë së Bardhë që të detyrojë Filadelfian të ndryshojë politikat. Është një vendim që duhet t’ja bëjë të qartë Kryeprokurorit Sessions se nuk mund të përdorë fondet federale për presione politike”, u shpreh Jim Kenney, kryetari i bashkisë së Filadelfias. Zoti Sessions është zotuar të përdorë fondet federale që të detyrojë autoritetet e qyteteve amerikane të bashkëpunojnë me autoritetet federale të emigracionit. Qyteti i Filadelfias pati refuzuar kërkesat e U..

Lexone

Pas 7 vitesh në Angli vrau prindërit për hotelin, ja kush është 26-vjeçari (FOTO)

Qemal Sela, djali që vrau nënën dhe babain në Peshkopi Kishte 7 vite pa i takuar prindërit e tij dhe kaloi vetëm një natë me ta, përpara se t’i vriste të dy duke zbrazur mbi ta një karikator të armës kallashnikov që përdori. Kjo është historia e 26-vjeçarit nga Peshkopia, Qemal Sela, i cili me gjakftohtësi i mori jetën nënës dhe babait të tij. Fillimisht u raportua se i riu e kreu krimin e rëndë për shkak të gjendjes së rënduar mendore, por arsyeja e vërtetë është se mes prindërve dhe Qemal Selës kishte një konflikt për banesën e tyre, që Flamur, dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeçe, e kishin kthyer dhe në hotel për persona që trajtoheshin në llixha. Sipas dëshmive të fqinjëve, familja është dëgjuar teksa debatonte mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë debati ka kulmuar mëngjesin e sotëm me aktin makabër të ndërmarrë nga i biri 26-vjeçar. Ende është e paqartë nëse autori dhe viktimat kanë qenë vetëm në banesën e tyre në kohën kur ndodhi krimi, por dihet që kanë qenë fqinjët e familjes ata që ..

Lexone

Granatë në shtëpinë e ish-deputetit, zbulohet konflikti i hershëm (Foto)

Ditën e sotme, dy granata janë hedhur në oborrin e shtëpisë së Shyqyri Çela, ish-Shefi i Komisariatit në Shkodër. Njëra prej tyre ka shpërthyer në oborr, ndërsa tjetra nuk ka shpërthyer. Sipas burimeve të “Balkanweb”, Shyqyri Çela në vitin 1996 ka qenë deputet i Partisë “Aleanca Demokratike”, përpara se të futej në policinë e shtetit. Ndërkohë, në vitin 1997 vëllai i tij ka pasur një konflikt të armatosur me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”. Fill pas kësaj ngjarje, Shyqyriu është larguar drejt Amerikës dhe kishte vetëm një muaj që kishte mbërritur në Shqipëri. Sulmi me granatë ka ndodhur në orën 03:00 të natës në lagjen “Rus” të Shkodrës dhe deri më tani është raportuar vetëm për dëme materiale, ku xhamat e banesës së ish-deputetit janë thyer. Mësohet se në momentin e ngjarjes, Shyqyriu ka qenë i vetëm në shtëpi. Informacion Paraprak Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër..

Lexone

VIDEO/ Sërish sherr në Kuvend, Ruçi përplaset me Bashën: Keni 25 orë kohë për të folur, lereni këtë skenar

Opozita e vendit ka bllokuar sërish seancën parlamentare të zhvilluar gjatë ditës së sotme. Teksa kryedemokrati Lulzim Basha ka përdorur të gjithë kohën e përcaktuar nga rregullorja, atij i është ndërprerë mikrofoni në foltore. Kjo ka sjellë për të katërtën herë radhazi përsëritjen e “skenarit” ku deputetët demokratë dhe ata të LSI-së janë grumbulluar përpara foltores për të mos lejuar zhvillimin e punimeve. Basha ka njoftuar se diskutimi ashtu si herët e tjera do vijojë në Facebook. (TemA)

Lexone

Kishte një muaj që kishte ardhur nga Amerika, sulmohet me granatë shtëpia e ish-deputetit nga Shkodra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Shkodër, pikërisht në lagjen “Partizani”. Sipas “GSH”, banesa e një ish-shefi të Komisariatit Shkodër, Shyqyri Çela është sulmuar me granatë, rreth orës 03:00. Mësohet se në momentin e sulmit Çela ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa raportohet vetëm dëme materiale. Policia bën të ditur se nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv. Nga sa mësohet, Shyqyri Çela përpara se të futej në Policinë e Shtetit, në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Ndërkohë që në 1997 vëllai i tij ka pasur një konflikt, ku asokohe ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Pas kësaj ngjarje, Çela ishte larguar drejt Amerikës dhe kishte vetëm një muaj që kishte ardhur sërish në Shqipëri. Njoftimi i policisë Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues n..

Lexone

SPEKULIMET: Zonja e Parë dhe e paparë, ku është ajo?

Melania Trump ka disa javë që nuk është parë në opinion. Për arsyet po qarkullojnë spekulime të jashtëzakonshme. Kur burri i saj fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor 2016, Melania Trump kishte qarë. Së paku kështu ka njoftuar gazetari Michael Wolff në librin e tij «Fire and Fury». Përlotja nuk ishte pasojë e gëzimit, por pikëllimit. Për sllovenen Melania Trump zgjedhja e burrit të saj president do të thoshte largim nga New Yorku, largim nga Trump Toweri, qiellgërvishtësi i metropolit amerikan, largim nga jeta e qetë, luksoze. Vetë Trump duket se ishte befasuar kur u zgjodh president, disa këshilltarë të tij u shqetësuan, sepse tani shou elektoral i Trumpit ishte shndërruar në realitet serioz: biznesmeni që gati kishte falimentuar, shou-meni me ego sa një elefant tani do të banonte në adresën më të rëndësishme politike të botës – dhe bashkë me të edhe Melania Trump. Në fillim Zonja e Parë qëndroi në New York, dhe ky ishte një rast i mirë jo vetëm për mediat e bulevardit të spe..

Lexone

Humbi në det, shpëtohet 60-vjeçari në gjendje të pavetëdijshme (EMRI)

Një 60-vjeçar është shpëtuar mëngjesin e sotëm nga Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Policia Kufitare. Ai e kishte kaluar natën në det pasi kishte humbur orientimin. Lulzim Hajdaraj kishte dal që dje pasdite me pedalone nga zona e plazhit (afër Pista Kosova), por kishte humbur në det dhe si pasojë e errësirës ishte larguar 3 milje nga bregu. Mësohet se një anije në Radë ka raportuar se ka parë pedalonen dhe menjëherë ka ndërhyrë Kapiteneria e Portit duke njoftuar Policinë Kufitare, që ka shpëtuar personi rreth orën 06:15 të mëngjesit. Bëhet e ditur se 60 vjeçari ishte në gjendje shoku dhe i pa vetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes. Fatmirësisht është shmangur tragjedia dhe ai është transportuar shëndosh e mirë për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në Zyrën e Policisë Kufitare për sqarime të mëtejshme. 6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone