Home / Tag Archives: njoftimi

Tag Archives: njoftimi

FOTOT: Kjo është shpella e “Gadimes” që mahniti vizitorët

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës njoftoi sot se Shpella e Gadimes është e hapur për vizitorët, pasi u rregullua defekti në sistemin elektrik të ndriçimit në këtë monument të natyrës.Përmes një njoftimi për shtyp, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, i kërkon falje të gjithë vizitorëve që kanë planifikuar të realizojnë vizita gjatë kësaj periudhe kohore dhe i njofton që sot e tutje Shpella e Gadimes do të jetë e hapur dhe e sigurt për të mirëpritur vizitorët e saj.“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë vizitorët për mbylljen e përkohshme të shpellës dhe njëherësh ju bëjmë me dije që kushtet brenda shpellës janë specifike dhe kërkojnë mirëmbajte të vazhdueshme të rrjetit elektrik në shpellë, prandaj mbyllja e përkohshme e shpellës në këto raste është e paevitueshme”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.Shpella e Gadimes në Lipjan, është një ndër më të bukurat jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan e më gjerë.Ajo ka një moshë 80 milionë vjeçare dhe është ndër më të v..

Lexone

“Facebook” lançon një faqe për takime

“Facebook” zbarkon edhe në tregun e takimeve, njësoj si “Tinder”.Lajmin e ka konfirmuar themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg, në hapje të konferencës së përvitshme të zhvilluesve të programeve në San Jose, Kaliforni.Sipas tij, funksioni i ri i takimeve “është i destinuar të ndërtojë marrëdhënie që zgjasin dhe jo vetëm për një natë”.Zuckerberg tha se tregu prej 200 milionë beqarëve nga 2 miliardë përdorues të rrjetit është tregues për sukses.Megjithatë, ai nuk e saktësoi nëse shërbimi do të jetë me pagesë apo falas.Sipas tij, përdoruesit mund të krijojnë një “profil takimesh” ndryshe nga profili në “Facebook” dhe partnerët potencialë do t’u sugjerohen në bazë të të dhënave të profilit të ri.Pas këtij njoftimi, një prej faqeve kryesore me pagesë në SHBA, “Match”, ka rënë me 17% në bursën e Wall Street.(TemA TV)

Lexone

Dueli mbijetesës, Kamza vë tre autobuzë në dispozicion të tifozave

Kamza do të përballet nesër në një sfidë direkte për mbijetesën kundër Teutës në Niko Dovana.Një takim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Julian Ahmataj që do të synojnë që të marrin pikë nga kjo transfertë mjaft e vështirë.Për të bërë të mundur këtë klubi ka menduar që në këtë transfertë të ketë me vete dhe tifozët për të dhënë mbështetjen e tyre.Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Kamzës bën me dije se ka vënë në dispozicion tre autobuzë për tifozët që të udhëtojnë falas drejt qytetit bregdetar për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë momente të vështira.Si Kamza ashtu dhe Teuta janë dy nga ekipet që rrezikojnë seriozisht rënien në Kategorinë e Parë.

Lexone

Ndërron jetë 2-vjeçari që luftoi me ligjin dhe mjekët

Alfie Evans, vogëlushi 23-muajsh që ka qenë në qendër të betejave ligjore me Gjykatën e Lartë dhe mjekët, ka ndërruar jetë gati 1 jave pasi i fikën aparaturat që e mbanin në jetë.Lajmin e hidhur për vdekjen e vogëlushit e dhanë prindërit e tij, ku përmes një njoftimi në Facebook i ati shkruan se Alfie ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.“Gladiatori im hapi krahët dhe fluturoi lart sot në 2:30 të mëgnjesit…ndihemi shumë të dëshpëruar”, shkruan babai i tij Tom Evans.2-vjeçari kishte më shumë se 1 vit që mbahej me aparatura pasi vuante nga një gjendje degjenerative neurologjike. Që kur lindi, më 9 maj 2016, ai ka qenë në një gjendje gjysmë-vegjetative.Rasti i tij u bë i njohur në të gjithë botën pasi Gjykata e Lartë në Mariland vendosi që djaloshit t’i fikeshin aparaturat dhe të lihej të vdiste në shtëpi./Burimi: BBC

Lexone