Home / Tag Archives: njerezit (page 10)

Tag Archives: njerezit

Zonja Tefta i shkruan Fevzos: Mos hezito, është koha e vendimeve të mëdha

Një tjetër ikonë e medias televizive, zonja Tefta, i ka shkruar një letër inkurajuese Fevzos, duke e nxitur atë të marrë vendimin e madh për largimin nga Klani.“I dashur Fevzo!Lexova intervistën tuaj mbi largimin e mundshëm nga Klani. Ishte një intervistë origjinale që vetëm ti di ta bësh. Ashtu si në shkrimet e tua, t’i jepje dy opsione: Ose mund të largoheshe ose mund të mos largoheshe dhe e mbyllje me shprehjen “të shohim çfarë do ndodhë”.Unë e kam pasur vetë këtë dilemë disa javë më parë, por e kapërceva. Edhe unë kisha 15 vjet që çdo ditë mësoja njerëzit si të bënin gjellë. Mijëra shqiptarë mbeteshin të mbërthyer pas ekranit që në pikë të mëngjesit që të shikonin emisionin tim. Pastaj vinte darka dhe shumë prej tyre, provonin dhe gjellën tënde.Por unë e mora vendimin për t’u larguar nga ekrani jo se njerëzit nuk duan të mësojnë më si bëhen gjellët, por se kisha problem parimor me pronarin. Ai ka hapur restorant të vetin dhe nuk më përfill më mua, kur shërben gjellë atje. N..

Lexone

“Hoxhallarët shqiptarë në UDB”

Nga Bardhyl MahmutiÇdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë”, të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”.Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi, një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”.Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav” kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”.Prandaj është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.***Njerëzit që nuk i zotërojnë konc..

Lexone

TRUMP KUNDËR TË GJITHËVE, TË GJITHË KUNDËR TRUMP?

Filloi! Ajo që përflitej kaq shumë, lufta tregtare. Një gjë dihet shumë qartë: Donald Trump nuk do të lëshojë pe. Kundërshtarët e tij duhet të bashkohen. Por pikërisht për këtë nuk ka gjasa, mendon Henrik Böhme.Do të jem i qetë atëherë kur të mos shohë të lëvizë asnjë Mercedes përgjatë Fifth Avenue në Nju Jork. Nëse është e vërtetë kjo fjali, që sipas qarqeve diplomatike të cituara nga revista gjermane „Java ekonomike” i mvishet Donald Trumpit, atëherë edhe më i fundit duhet ta kuptojë: Ky burrë i shkon gjërave deri në fund. Ai kapet me të gjithë dhe këdo. Në vatrat e krizës sot në botë, Lindje e Afërt, Siri, Iran, Koreja e Veriut, kudo është prezent Donald Trump. Për të gjitha këto kriza ai ka nevojë për aleatë. Aleatë, të cilët ai i zhgënjen, njëri pas tjetrit.America first –po bëhet gjithnjë e më shumë America alone –America vetëmPor të kthehemi tek lufta tregtare. Se gjithnjë e kemi parandjerë: Automjetet Mercedes në Fifth Avenue në Nju Jork përbëjnë vërtet një rrezik për sig..

Lexone

Babai “ultimatum” vajzës: Mësoji djalit shqip ose mos guxo të vish më në shtëpinë time

Peripecitë e shqiptarëve emigrantë për t’u integruar në shoqëritë e vendeve ku jetojnë janë të njohura tashmë. Nuk janë pak por gati një milionë e gjysmë që e kanë gjetur të ardhmen e tyre jashtë vendit. Por sa prej këtyre shqiptarëve kanë arritur të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre në shtetin ku jetojnë e punojnë? Me statistika është e vështirë ta thuash por me siguri që ekziston si problem.Për Nuredinin i cili ka 21 vite që ka emigruar me familjen në Itali kjo gjë është një shqetësim më vete. Ai kishte ardhur enkas nga Brindisi për të marrë pjesë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar vajzës së tij Ada që t’i mësojë shqip nipit 6-vjeçar. Megjithse Mikele është gjysmë italian nga ana e babait, sipas gjyshit kjo nuk duhet të jetë pengesë që të përfitojë sa më shumë nga kultura e dy vendeve. Së paku të dijë të flasë e të shkruajë shqip. Për Nuredinin është e pa konceptueshme që fëmija të mos flasë gjuhën e nënës.Duke u kthyer pas në kohë, Nuredini ka treguar sesi u dety..

Lexone

Politika e Qershorit, një “gjellë” vere

Nga Alfred PezaOpozita shqiptare nuk e ka patur krejt të pavend shqetësimin e saj, për ta kulmuar e për ta vendosur nën presion maksimal qeverinë e Ramës në maj, sepse më pas e dinin që nuk do ia dilnin dot, “sepse… vjen vera”. Nxehet moti dhe njerëzit fillojnë e i zgjasin gjithnjë e më shumë fundjavat drejt destinacioneve turistike dhe për rrjedhojë, shfokusohen nga temat e debatit të nxehtë politik të ditës.Megjithëse është fundjava e parë e qershorit, efektet kanë filluar të duken menjëherë dhe për rrjedhojë, zhurma politike dhe sherret e studiove televizive, kanë filluar të sfumohen dalëngadalë, derisa të nisin e të ndihen gjithmonë e më të largëta.Ky muaj vërtetë është përcaktues për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, po të kemi parasysh mbledhjen e Këshillit Europian me 28 qershor në Bruksel. Kur e sheh medaljen vetëm nga kjo anë, beson se qershori politik nuk ka asnjë arësye që të mos jetë po aq, e pse jo, ndoshta edhe më shum..

Lexone

Ornela Vorpsi, përjetimet për gjumin, erosin, vdekjen, macen, ekzistencën, artin dhe Leonard Cohen

Gjumi. Shpeshherë me shaka them, lavdi kujt e ka shpikur dyshekun. E shtrirë në ndërresa të pastra, nën jorganin e fshehur dynjaje, në qetësinë e dhomës së gjumit, është një nga dimensioned e jetës që më konforton pa masë, për ta thënë me pak fjalë, duke u fshehur kësisoj, marr pushim nga bota. Arti. Ka qenë dhe është rruga ime që në fëmijëri.Kam nisur vizatimin dhe pikturën në moshën gjashtëvjeçare. Kisha bindjen që kjo ishte rruga ime për gjithë kohën që do të jetoja. (jeta i ka dhënë disa tërmete të fuqishme kësaj bindjeje të fëmijërisë). Era e vajit të linit më qetëson dhe më jep ndjenjën e një përjetësie premtuese në qetësi dhe mirësi. Kur futem në një atelie picture dhe ndjej këtë erë, ndihem si në shtëpinë time. Çdo gjë më duket të jetë në vendin ku do të duhej të ishte.Kam kaluar orë të tëra duke admiruar pikturat e mjeshtërve të mëdhenj. Ngjizja e ngjyrave si muzikë e heshur më flet thellë në shpirt, duke bërë që të mos e ndjej më vetminë dhe mjerimin që di ta bartë bota. ..

Lexone

Taksa e ‘Kombit’, Spaho – Ramës: Harroje se paguhet, llogaritë i ke gabim

Katër kuksianë të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit mbeten ende në burg, por qeveria e ka hedhur pas krahëve konfliktin me banorët e zonës dhe është e gatshme të rinisë punën në sportelet e rindërtuara për pagesën e taksës së kalimit në këtë aks.Por nga Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të grupit Edmond Spaho e kanë kritikuar mundësinë e rivendosjes së taksës.“Ne media po lexoj qe Kryeministri ka vendosur te provoje edhe një here taksen e Rrugës se Kombit. Kryeministri i pacipe një muaj pasi u tha me fal banoreve te Kukësit, Hasit dhe Tropojës po i provokon serish. Nuk mjafton qe katër prej tyre i mban padrejtësisht ne burg nëpërmjet veglave te tij ne gjyqësor por duhet qe ti provokoje me rishfaqjen e taksës”, shkruan Spaho në FB.Kreu i Grupit të PD e sheh rivendosjen e taksës si provokim nga kryeministri Rama, për të cilin thotë se nuk i intereson se “banoret e këtyre zonave janë me te varfrit e Shqipërisë”.“Për te ka rëndësi te mbushe xhepat me milionat e gjobës ko..

Lexone

PD kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”: Harroje që shqiptarët ta paguajnë, po i bën llogaritë gabim. Kujdes se…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho, ka reaguar në lidhje me rivendosjes së tarifës në “Rrugën e Kombit”.Në një postim në Facebook, Spaho shkruan se Rama po provokon sërish qytetarët.Postimi plotë i kreut te grupit te PD:Ne media po lexoj qe Kryeministri ka vendosur te provoje edhe nje here taksen e rruges se Kombit. Kryeministri i pacipe nje muaj pasi u tha me fal banoreve te Kuksit, Hasit dhe Tropojes po i provokon serish.Nuk mjafton qe kater prej tyre i mban padrejtesisht ne burg nepermjet veglave te tij ne gjyqesor por duhet qe ti provokoje me rishfaqjen e takses.Per Ramen nuk ka rendesi qe banoret e ketyre zonave jane me te varfrit e Shqiperise. Per te ka rendesi te mbushe xhepat me milionat e gjobes korruptive qe ka vendosur per kete akt te paprecedent antipopullor dhe antikombetar.I ke bere gabim llogarite Edi Rama. Nuk paske vene mend nga hera e pare.Kur njerezit humbin cdo shprese nuk ka force dhe arrogance qe ti ndale. Harroje qe kuksianet apo cdo s..

Lexone

Historia e panjohur: Si u vra kundërshtari i egër i Ahmet Zogut dhe “krahu i djathtë” i Fan Nolit  

Nga Roland Qafoku*Zija Dibra është nga viktimat e para të operacioneve që forcat e Ahmet Zogut kryen pas kthimit të tij në pushtet, natën e 24 dhjetorit duke gdhirë 25 dhjetori i vitit 1924. Kishte vetëm disa ditë që ishte rikthyer në postin e kryeministrit dhe një nga ata që u arrestuan si mbëshetës të Fan Nolit ishte kapiten Zija Dibra.Një arrestim që më pas do të shoqërohej me vrasje në momentin, kur të marten e 6 janarit 1925, në orën 11.00 ai tentoi të arratisej.SKENA E VRASJESMe instiktet e një ushtaraku, Zija Dibra duhet ta ketë menduar disa herë arratisjen teksa një aspirant po e shoqëronte i vetëm gjatë transferimit të tij drejt Beratit në të cilin ai do të qëndronte si i internuar.Në fshatin Harizaj të Kavajës, Dibra iu shkëput nga duart aspirantit dhe me shpejtësi hipi mbi kalin e tij dhe u largua po me shpejtësi. Thirrjet për të ndaluar ishin të pashpresa, por aspiranti nxori armën dhe qëlloi drejt Dibrës pa e menduar gjatë.I vetmi plumb i dalë nga arma ishte fa..

Lexone

Stafi i “Dua të të bëj të lumtur” përlot Arbana Osmanin me surprizat

Stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen drejtueses së këtij projekti, Arbana Osmani kishte përgatitur disa surpriza. Mënyra që ata kishin gjetur për ta surprizuar moderatoren ishte një klip me momentet më gazmore të Arbanës, të cilin e prezantoi regjisori Eduart Grishaj.Por kjo nuk ishte surpriza e vetme për moderatoren, pasi stafi kishte përgatitur edhe një klip në të cilën u shfaqën disa nga njerëzit më të afërt të Arbanës në vite.Momenti që e përloti moderatoren ishte dedikimi i shoqes së saj të gjimnazit, Florena, e cila prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë. “Ti je një nga njerëzit më të çmuar të jetës time. Nuk është e vështirë të bëhesh shoqe me ty pasi ti ke aftësinë t’i bësh të gjithë për vete, me buzëqeshjen dhe zemrën tënde. Vazhdo të bësh të lumtur të gjithë ashtu siç di vetëm ti”.1 of 6Pjesë e klipit ishin edhe disa nga bashkëpunëtorët e parë të Arbanës, Artan Kristo, Bojken Lako e Alban Dudushi, të cilët treguan filles..

Lexone