Home / Tag Archives: ngjitjen

Tag Archives: ngjitjen

Rutinë në Kategorinë e Dytë, Elbasani shijon më në fund stadiumin e vet

Kategoria e Dytë shkon me zvarritje drejt mbylljes së sezonit dhe tashmë shumica e ndeshjeve janë stërvitore pa vlerë, ku vrapimet pak e shënohet lumë, për t’u kënaqur të gjithë.Elbasani mundi sot 4-1 Tepelenën, siç pritej, por e veçanta është se pas rreth një viti Elbasani kthehet te luaje në “Elbasan Arena”, shtëpia e vet në teori, por jo në realitet.Edhe Orikumi ka bërë detyrën, duke fituar 3-1 ndaj Maliqit, ndaj tashmë vendi i dytë duket i sigurt.Ndërkaq, në grupin A vijon të marshojë Vora, fituese 8-2 në transfertë ndaj Adës, ndaj tashmë pret festën për ngjitjen në Kategorinë e Parë, me Veleçikun ndjekës që do të luajë në play-off.

Lexone

Palermo “bie” në Venezia, humbet thellë 3-0

Venezia u jep një goditje të rëndë objektivave të Palermos për të siguruar ngjitjen direkt në Serinë A si një ndër dy vendet e para të Serisë B, duke e mposhtur skuadrën siciliane me rezultatin e thellë 3-0 në sfidën hapëse të javës së 38-të.Vendësit i dhanë drejtimin e duhur sfidës që në pjesën e pare, kur shënuan dy gola të shpejtë në minutat 11’ dhe 16’ me autorë Suciu dhe Stulac, ndërsa në pjesën e dytë Andelkovic vulosi rezultatin përfundimtar 3-0. Palermo, pas kësaj humbjeje, mbetet në vendin e tretë me 63 pikë, pozicion që mund ta humbasë nëse Frosinone fiton në fushën e Cesenës.Venezia shkon në kuotën e 60 pikëve dhe ka shpresa për t’u renditur e dyta në fund të sezonit. Seria B kryesohet nga Empoli, ku luan Frederik Veseli, skuadër e cila pret ta sigurojë matematikisht ngjitjen në Serinë A në takimin me Novarën.27 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone