Home / Tag Archives: ngjarjeve

Tag Archives: ngjarjeve

Projekti i ri i Napolit, kërkon Igli Taren si drejtor sportiv

Napoli mendon të nis një projekt të ri. Pas dështimeve të viteve të fundit për të fituar kampionatin por edhe për të bërë një hap cilësor në Europë, drejtuesit napoletan po mendojnë të ndryshojnë strukturat në klub.Emri nga mund t’ia fillohet është ai i Igli Tares. “Biondi” shtatlartë është vlerësuar shpesh me çmime dhe lëvdata nga mediat italiane për punën e bërë të Lacio.Portale napoletani shikojnë shqiptarin si pasardhës të Kristiano Guintoli, i cili po mendon largimin pas ngjarjeve të fundit.Kontrata e Tares mbaron në fund të sezonit, megjithëse kanë dalë zëra se rinovimi është një formalitet.Ndoshta një buxhet i palimituar nga De Laurentis mund ta tundonte Taren.

Lexone

Arabia Saudite nis ndërtimin e një kompleksi argëtues, do kushtojë 8 miliardë dollarë

Arabia Saudite ka mbajtur një ceremoni të rrallë të fillimit të ndërtimit të një ambienti argëtues, i cili përbën një tjetër hap në planet e trashëgimtarit të fronit, Princit Muhammad bin Salman për të hapur ekonominë e shtetit konservativ dhe për të ndryshuar politikat kulturore.Trashëgimtari i fronit dhe mbreti saudit, Salman kanë marrë pjesë në ceremoninë e 28 prillit në Kidia, afër kryeqytetit Riad.Komplesi argëtues, i cili synon të tërheqë 1.5 milion vizitorë brenda vitit, është ndërtuar në një hapësirë prej 334 kilometrash katrorë.Pjesa e parë e hapësirës pritet të hapet më 2022.Në këtë ambient do të ketë pishina, shtëpi pushimi, vende për organizimin e ngjarjeve kulturore dhe atyre sportive.I gjithë projekti pritet të kushtojë 8 miliardë dollarë.Së fundmi, Arabia Saudite ka hapur kinemanë e parë pas 40 vitesh.

Lexone