Home / Tag Archives: ngjarjes

Tag Archives: ngjarjes

Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës në Itali, 35 të vdekur

35 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur rëndë është bilanci i parë i tragjedisë në Itali. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.Një urë është shembur rreth mesditës së kësaj të marte në afërsi të qytetit verior të Xhenovas, në Itali. Ura, pjesë e superstradës A10, është rreth 100 metra e lartë.Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash.Nga shembja e urës janë dëmtuar edhe disa fabrika pranë.Autoritetet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për ndihmë, ndërsa bilanci i viktimave mbetet ende provizor.1 of 914 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari i dënuar për prostitucion

Është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia drejt vendit tonë, 29-vjeçari Viktor Floqi, i dënuar në vitin 2016 me 8 vite burg, nën akuzën e prostituimit të të rriturve.Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.Shtetasi Viktor Floqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elba..

Lexone

Teatër/ “Këngë dashurie me korba”, nesër tek Amfiteatri i Liqenit

Drama “Këngë dashurie me korba” shkruar nga Bashkim Hoxha dhe me regji nga Laert Vasili, do të vendoset në skenë ditën e nesërme, më 9 qershor, tek Amfiteatri i Liqenit, ora 20:30.Kjo dramë zhvillohet në një dimension pa kohë. Këtu flitet për një interpretim ndryshe të gjeometrisë euklidiane në çastet e kalimit nga njëra jetë në tjetrën ose të largimit të kohës, pra të shkëputjes së trupit nga shpirti.Regjisori i këtij teatri muzikal vjen nga thellësitë e burimit të kësaj filozofie, ai na sjellë të gjallë lidhjen e tij direkt me mitin, duke e ndërtuar fabulën e kësaj pjese me atributet bazë të qenësisë sonë.Përmasa pa kohë, siç janë konceptet dashuri, jetë dhe vdekje, i japing kuptimin e vërtetë konceptit atopos. Miti në këtë shfaqje tratrale është mekanizmi kryesor i ndërtimit të gjithë funksionimit të ngjarjes që ndjekim në lojën e shkëlqyer aktoriale, të gërshetuar me muzikës që të fut në ndjesinë e sirenave, ashtu siç Odisea e përjetoi.Mos e humbisni këtë super vepër, nesër..

Lexone

Krim në familje në Durrës, burri vret bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Raportohet se burri ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij.Mësohet se Ç.SH ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij A.Sh. 40 vjeçe.40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pas ngjarjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.“Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Gjirokastër

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik që ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër.Paraprakisht mësohet të plagosura kanë mbetur tre gra, ndërsa nuk ka të dhëna për viktimën.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.The post LAJMI I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Gjirokastër appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Gjendet e vdekur motra e vogël e mbretëreshës së Holandës

Motra e vogël e Mbretëreshës së Hollandës ka vdekur në shtëpinë e saj në kryeqytetin argjentinas, kanë njoftuar mediat lokale.Ines Zorreguieta humbi jetën në moshën 33 vjecare pasi u vetëvra. Thuhej se ajo vuante nga depresioni, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndonëse dyshohet për një vetëvrasje. Ajo ka punuar si nëpunëse civile në Buenos Aires.Ajo ishte shoqëruese e dasmës në martesën e motrës së saj, Maxima me Willem-Alexander në vitin 2002 dhe u bë kumbara për vajzën e tyre më të vogël, princesha 11-vjeçare Ariane.“Mbretëresha Maxima u trondit dhe u mërzit për vdekjen e motrës së saj”, njoftoi shtëpia mbretërore.Ajo ka anulluar angazhimet e saj të ardhshme, duke përfshirë një vizitë shtetërore në Estoni, Letoni dhe Lituani, të cilat Mbreti Willem-Aleksandër do ti shikojë i vetëm.

Lexone

Tiranë, djali vret të dashurën dhe ndërron jetë në spital

Vendngjarja Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ku ka humbur jetën në spital. Autori është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.Viktima Dyshohet se ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin dhe para aktit tragjik ka pasur një komunikim të shkurtër.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.Autori i krimit Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ka humbur jetën pas rreth një ore nga akti tragjik.Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po..

Lexone

Tiranë, djali vret 19-vjeçaren dhe më pas qëllon mbi veten (EMRAT)

Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mësohet se një djalë ka vrarë një vajzë me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten.31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.Autori i krimit më pas qëlloi me armë edhe veten, ndërsa ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.Kjo ngjarje vjen vetëm ..

Lexone

Vrau 5 vetë me kamion në Stockholm, dënohet me burgim të përjetshëm 40 vjeçari

Personi nga Uzbekistani i cili kreu sulmin me kamion në Suedi vitin e kaluar, duke vrarë pesë persona është dënuar me burgim të përjetshëm për krime terroriste.Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur simpati për grupin xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS), përpara se të ndërmerrte sulmin vdekjeprurës në Stockholm.Por prokurorët duhej të vërtetonin se kishte për qëllim të dëmtonte shtetin, pasi ISIS nuk tha se ishte pas sulmit.Akilov, një azilkërkues i refuzuar, iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt dhe u rrëfye gjatë marrjes në pyetje të policisë.Ai u largua nga Uzbekistani për Suedinë në vitin 2014 dhe kërkoi qëndrim atje, por në dhjetor të vitit 2016 i ishte thënë se kishte katër javë për t’u larguar nga vendi.Ai u zhduk dhe, disa muaj para sulmit, u vendos në listën e më të kërkuarve.Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit dhe i dha atij për rreth 500 metra në një rrugë këmbësorësh para se ta ..

Lexone

DETAJET: Breshëri plumbash mbi prindërit, ky është “mostra” që ekzekutoi nënën dhe babain: Punoj si vrasës me pagesë (fotot)

Një 26 vjeçar ka ekzekutuar ditën e sotme nënën dhe babanë e tij.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi ku Qemal Sela ka qëlluar dy prindërit e tij.Nëse i hedh një sy profileve në rrjetet sociale të të riut shihet se ai kishte shënuar se punonte si ‘vrasës me pagesë’, detaj ky vërtet i rëndë, duke e ballafaquar këtë me ngjarjen e sotme.Sipas policisë, në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur një vrasje në familje.Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij,: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Lexone