Home / Tag Archives: ngjarjen

Tag Archives: ngjarjen

DETAJET: Breshëri plumbash mbi prindërit, ky është “mostra” që ekzekutoi nënën dhe babain: Punoj si vrasës me pagesë (fotot)

Një 26 vjeçar ka ekzekutuar ditën e sotme nënën dhe babanë e tij.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi ku Qemal Sela ka qëlluar dy prindërit e tij.Nëse i hedh një sy profileve në rrjetet sociale të të riut shihet se ai kishte shënuar se punonte si ‘vrasës me pagesë’, detaj ky vërtet i rëndë, duke e ballafaquar këtë me ngjarjen e sotme.Sipas policisë, në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur një vrasje në familje.Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij,: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Lexone

3-vjeçarja pi ujë me helm, ndahet nga jeta në spital

Një vajzë vetëm 3 vjeçe ndërroi jetë pasi gabimisht piu ujë në një shihe me insekticide.Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tre Urat në Lushnje. 3-vjeçarja H.K. kishte shkuar te gjyshërit e saj.Edhe pse ajo u dërgua menjëherë në spital, 3-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.Policia njoftoi se ngjarjen po e ndjek Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Lexone

4 vite e 8 muaj burg 54-vjeçarit nga Korça: Përdhunoi dhe la shtatzëne fqinjën minorene

“4 vite e 8 muaj burg”, ky ka qenë vendimi që ka dhënë gjykata e Korçës për Ligor Biban që përdhunoi dhe la shtatzënë fqinjën e tij 15-vjeçare.Më herët, Prokuroria kërkoi 8 vite burg për 54-vjeçarin ndërsa gjykata vendosi ta dënojë me 7 vite burg.Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen, pas rezultateve të analizës së ADN-së të cilat treguan se ai ishte babai i fëmijës.Ai përfitoi uljen me 1/3 të dënimit si pasojë e aplikimi të gjykimit të shkurtuar.(TemA)

Lexone

Vetëvrasja e 47-vjeçarit në Shkodër, nis hetimi ndaj policëve

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e shënuar një ditë më parë në Shkodër ku një 47-vjeçar i dha fund jetës vetëm pak orë pasi ishte liruar nga paraburgimi i akuzuar për vjedhjen e një banese.SHÇBA ka nisur hetimin ndaj policëve që shoqëruan shtetasin Ardian Kallami, pas akuzave të familjarëve të të ndjerit sipas të cilëve policia e kishte dhunuar psikologjikisht të afërmin e tyre, duke e detyruar të pranojë grabitjen e një banese ngjitur me shtëpinë e tij.Viktima Ardian Kallami ishte ndaluar më 26 maj nga policia për shkak se një shtëpi ngjitur me banesën e tij ishte grabitur. Pasi ka dhënë deponimin e tij në polici, ai ishte lënë i lirë një ditë më pas duke firmosur edhe një procesverbal. Sipas të afërmve të të ndjerit, ai u kishte rrëfye se ishte dhunuar nga policët me qëllim që të pranonte akuzën.29 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sulm kamikaz në Afganistan, vdesin dy ushtarë

Një kamikaz hodhi veten në erë në një makinë të gjendur pranë një baze ushtarake në provincën jugore afgane të Helmandit, duke vrarë dy ushtarë.Televizioni Tolo nga Kabuli e raportoi ngjarjen e rëndë. I njëjti stacion njofton se në fund të mëngjesit në Jalalabad City, kryeqyteti i krahinës lindore të Nasngarhar, ndodhi një shpërthim i dyfishtë që nuk kishte shkaktuar viktima.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Koreja e Veriut hedh në erë tunelet bërthamore para gazetarëve të huaj

Duket se premtimi është bërë realitet: Koreja e Veriut ka njoftuar hedhjen në erë të tuneleve në të vetmin vend të testeve bërthamore, Punggye-ri, si një masë për të ulur tensionet në rajon.Gazetarët e huaj në vendin e testeve bërthamore thanë se ata qenë dëshmitarë të një shpërthimi të madh.Veriu ofroi të shkatërronte këtë zonë në fillim të këtij viti në kuadrin e një ofrimi diplomatik të Koresë së Jugut me SHBA-në. Por shkencëtarët besojnë se pjesërisht ai u shkatërrua pas testit të fundit në shtator të 2017-ës duke u bërë i papërdorshëm.Inspektorët ndërkombëtarë nuk u lejuan të ndjekin çmontimin e vendit të provave bërthamore në veriperëndimin malor të vendit.Një prej gazetarëve të huaj, si pjesë e grupit që ishte ftuar të dëshmonte për ngjarjen, tha, “ Ne u ngjitëm mbi male dhe e pamë shpërthimin nga 500 m largësi. Ata numëruan tre, dy një! Ishte një shpërthim i madh, mund ta ndieje atë. Erdhi pluhuri, erdhi nxehtësia. Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e madhe!”.24 maj 201..

Lexone

VIDEO: Bie nga kati i pestë i pallatit, burri hero shpëton fëmijën 2 vjeç

Një burrë në Kinë është konsideruar hero pasi ka shpëtuar nga vdekja një foshnje që ra nga kati i pestë.Burri, dikur ushtarak arriti ta kapte djalin 2 vjeçar teksa qëndronte në ballkonin e tij 3 kate më poshtë.Banorët shihnin të tmerruar ngjarjen madje disa filmuan me celular.Incidenti ndodhi në provincën Shandog në Kinë. (TemA)

Lexone

Tentoi të vriste tre persona në Vlorë, dënohet me 24 vjet burg,

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 24 vjet burg shtetasin Blendo Alikaj, i shpallur fajtor për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 4 janar 2017 rreth orës 22:00 në lagjen Hajro Cakërri, të Vlorës kur është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të shtetasit Irfan Sheko. Nga të shtënat mbetën të plagosur vëllezërit Marsel Sheko, Zhaver Sheko dhe Flavio Kamberi.Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u gjetën 13 gëzhoja armë zjarri model 56.Vëllezërit kanë identifikuar përmes sistemit TIMS autorin, Blendo Alikaj i cili ka qenë klienti i rregullt i lokalit të tyre.14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kanabis me postë në Burgun e Fierit, 13 doza brenda antidjersës (FOTO)

Një sasi kanabisi është gjetur në brendësi të një kutie antidjersë, e cila do të futej në rrugë postare në burgun e Fierit.Pakoja postare që do të futej në burg përmbante 13 doza kanabisi të paketuar, që do të çoheshin në qelinë e të dënuarit Kristo Dingo.Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit, në pakon e te dënuarit, Kristo Dashnor Dingo, i dënuar për veprën penale, “Vjedhje me dhunë”, në brendësi të një kutie antidjerse, u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara, lendesh narkotike, të llojit kanabis sativa”, njofton policia.Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Kapet droge në burgun e Fierit, e kishin fshehur në kuti antidjerse

Një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa është kapur teksa po tentohej të futej në Institucionin e Vuajtjes së Vendimeve Penale në Fier.Lënda, e paketuar në 13 doza, ishte fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar për t’u futur ne burg në rruge postare.Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit, në pakon e te dënuarit, Kristo Dashnor Dingo, i dënuar për veprën penale, “Vjedhje me dhunë”, në brendësi të një kutie antidjerse, u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara, lendesh narkotike, të llojit kanabis sativa.Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Lexone