Home / Tag Archives: ndryshuar

Tag Archives: ndryshuar

Befason Fernado Alonso, tërhiqet nga Formula 1

Fernando Alonso do të tërhiqet nga Formula 1 në përfundim të Botërorit. Piloti spanjoll e bëri publik vendimin e tij në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një video që tregon rrugëtimin e tij në këte sport.“Pas 17 viteve të mrekullueshme në këtë sport fantastik, ka ardhur koha për një ndryshim. Kanë mbetur edhe disa gara deri në përfundim të sezonit, të cilat do t’i zhvilloj me pasionin dhe impenjimin e përhershëm. E kam marrë tashmë vendimin për t’u tërhequr disa muaj më parë dhe më duhet të falënderoj Chase Carey dhe Liberty Median për sforcimin që bënë për të më ndryshuar mendjen. I falënderoj të gjithë te McLareni, zemra ime do të jetë gjithmonë me ta. Kishte ardhur momenti i duhur për t’u larguar nga F1. Falënderoj të gjithë ish-shokët e mi të skuadrave të ndryshme, rivalët e mi, partnerët dhe gazetarët, pra të gjithë ata me të cilët kam punuar. Veçanërisht falënderoj të gjithë fansat e mi në të gjithë botën.”37-vjeçari është shpallur kampion në Formula 1 në vitet 2005 dhe 2006..

Lexone

Në kërkim të gjyqtarëve; S’ka konsensus për magjistratët

Mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka bllokuar Shkollën e Magjistraturës pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët që përfundojnë studimet në qershor, ndërkohë që Shkolla e ka të pamundur edhe të nisë konkurset e reja në vjeshtë.Për të zgjidhur ngërçin, mazhoranca nuk ka gjetur rrugë tjetër veç ndryshimit të ligjit, duke ia lënë emërimet në dorë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.“Ajo që ne po bëjmë është diçka teknike, thjeshtë dispozitat kalimtare te ligjit po i shtyjmë në kohë”, tha Klotilda Ferhati.Deputeti i LSI-së Nasip Naço ishte i vetmi opozitar në Komisionin e Ligjeve. Si ish-ministër i Drejtësisë, ai e quajti të papranueshme që të rikthehet në lojë KLD, për emërimet e magjistratëve.“13 studentë magjistratë do të shkojnë të kërkojnë votën tek anëtarët e KLD. Do t’i mësoni që ditën e parë me ryshfetin. Do t’i mësoni që ditën e parë të j..

Lexone

Ermal Meta la pas muzikën dhe… sherrin meskin

Nga Ardit RadaKa mjaftuar një koncert i parë prezantues i këngëtarit shqiptar Ermal Meta në Tiranë, që përshtypjet pozitive të eventit të pasohen nga kritika e shpoti të të gjitha llojeve. Ka nga ata që ankohen se paskëshim dëgjuar një këngëtar të cilin se kuptojmë, ashtu siç ka të tjerë që paraqesin varfërinë tonë si popull për të justifikuar refuzimin e tyre ndaj koncertit dhe vetë Metës.Është e vërtetë që këngët e fierakut të natyralizuar si italian kanë tekste dhe muzikë me përmbajtje të thellë. Meta është një ndër kantautorët më premtues që panoramës së sotme muzikore të Italisë, e cila njihet për brezat legjendarë të këngëtarëve të saj kaq të njohur edhe mes nesh.Nëse Ermal Meta bën muzikë të sofistikuar, është dicka e përkryer që me këtë produkt të ketë kontakt edhe publiku i tij këtu në Shqipëri. Sepse këto lloj kontaktesh janë ndër të vetmet mënyra për t’i ikur trashëgimisë së stërzgjstur të tallavasë dhe muzikës me tonalitete të kopjuara greko-sllavo-arabe që mbushin ra..

Lexone

Kërcënohet me vdekje, Sergio Ramos detyrohet të ndërrojë numrin e telefonit

Fitimi i finales së Kievit dhe i Ligës së Kampioneve (edicioni i fundit) mund të ketë qenë një ëndërr e vërtetë për Sergio Ramos, por shpejt u shndërrua në një makth, pasi u detyrua të ndryshojë numrin e tij të telefonit.Mbrojtësi i Real Madridit iu është nënshtruar thirrjeve kërcënuese në lidhje me dëmtimin në shpatull që i bëri Mohamed Salah, duke e dërguar sulmuesin egjiptian të Liverpool të dilte nga loja i pamundur për të vijuar finalen e Champions-it.Shtypi egjiptian reagoi me zemërim ndaj incidentit, duke e akuzuar Ramosin se ishte “një kasap”, ndërsa nga Egjipti nisi nënshkrimi i një peticioni obline, që kapi shifra të frikshme në pak ditë, përmes të cilit i kërkohet UEFA-s të dënojë kapitenin e “Los Blancos”.“Cadena COPE” thotë tani se Ramos ka mbetur pa zgjidhje, por ama ka marrë një masë që ishte në dorën e tij: ka ndryshuar numrin e tij të telefonit për të ndaluar marrjen e telefonatave, që e kërcënonin me vdekje.

Lexone

Shumica e yjeve të Real nderojnë Zidane në rrjetet sociale… përveç njërit

Zinedine Zidane nuk është më trajneri i Real Madrid.Pas dy viteve e gjysmë të pabesueshëm, francezi është tërhequr nga posti që tani përflitet se mund ta zërë Mauricio Pochettino.Pasi lajmi i largimit të tij u bë publik, shumë prej yjeve të ekipit merengues shfrytëzuan mediat sociale për t’i thënë lamtumirë duke e uruar për arritjet e mëdha të viteve të fundit, ku Real fitoi tri herë radhazi Champions League.Kishte mesazhe nga Cristiano Ronaldo, Modriç apo Kroos, por dikush ka heshtur…Gareth Bale ka mbajtur heshtje.Uellsiani ishte në stol gjatë finales ndaj Liverpool, por u fut në pjesën e dytë duke ndryshuar rrjedhën e lojës me dy golat e tij.Marrëdhënia e tij me Zidane thuhet se ka qenë e krisur për shkak se trajneri preferonte Isco ose Benzema përpara tij.Deri për momentin, Bale nuk ka bërë asnjë koment.Por ai ka qenë aktiv në mediat sociale, pasi uroi shokun e ekipit Lucas Vazquez për lindjen e fëmijës së tij.

Lexone

Conchita Wurst ndryshon pamje, bëhet bionde (Foto)

Conchita Wurst ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik. Fituesja e Eurovision ka postuar disa foto në Instagram, ku shfaqet me flokë bionde.Gjithashtu ajo ka ndryshuar edhe mjekrën duke e bërë të njëjtën ngjyrë me flokët.Ajo po merr pjesë në një aktivitet në Vjenë në mbështetje të luftës kundër AIDS. Më herët Conchita ka rrëfyer se është me HIV.1 of 31 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Nina Moriç, modelja shfryn në rrjetet sociale (Foto)

Dikush thotë: “Jo gjithnjë të ndryshosh të sjell përmirësim, por pë t’u përmirësuar duhet ndryshuar…”. Nina Moriç, ndryshon ton dhe strategji dhe pas polemikave ku ishte protagoniste në ditët e fundit, ka dashur të sqarojë disa gjëra. Këtë herë, modelja e famshme kroate, bën një farë “mea culpa” në rrjetet sociale: “E vërtetë, kam bërë gabime dhe kam qenë sipërfaqësore dhe ndonjëherë gabimet janë bërë nga besimi që kisha tek një person…”. Modelja nuk citon emra, por i kërkon falje atyre që janë fyer.1 of 731 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pasi e tradhtoi 35 herë, e dashura e fal futbollistin shqiptar

Në vitin 2017, ndoshta nga inati, ose sepse kështu është e vërteta, e dashura e futbollistit shqiptar, Lisa postoi në Instastory, një foto ku shkruhej se Mërgim Mavraj e kishte tradhtuar 35 herë gjatë lidhjes së tyre 4-vjeçare. Çifti u nda, dhe që prej asaj kohë nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.Gjithsesi, gjërat mesa duket kanë ndryshuar, pasi e dashura e tij gjermane, Lisa e ka falur Mërgimin, dhe çifti janë sërish së bashku. Me siguri Lisa është shumë zemërgjerë, dhe e ka falur Mërgimin për tradhtitë e shpeshta, ose ajo çfarë ka shkruar më parë ka qenë thjesht një inat i momentit…dhe ai nuk e ka tradhtuar 35 herë.The post Pasi e tradhtoi 35 herë, e dashura e fal futbollistin shqiptar appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

“Mori nxënës për të mbushur sallën”, Tërmet Peçi i përgjigjet Tritan Shehut: Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë

Kreu i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi i përgjigjet deputetit të PD, Tritan Shehu.Ky i fundit akuzoi kryebashkiakun se ai dhe deputetët e PS hoqën fëmijët nga mësimi për të mbushur sallën e një simpoziumi shkencor në Tepelenë.Reagimi i plotë:Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë Tritan.Ti kërkon të vesh bisht e brirë dhe ta zhveshesh çdo vlerë sepse kështu je mësuar ti dhe partia jote të nisin diskutimet, bashkë me agjentët e spekullimit, të ashtuquajtur gazetarë.“Java e Ali Pashës” apo simpoziumi shkencor, nuk është një komunikim për elektorat, por për dije dhe kulturë, të cilin ti nuk denjove ti përgjigjeshe me ftesën që të dërguam si “përfaqësues” i qarkut tonë. S’kishe si të vije sepse ishe i zënë me mendimin sesa dhurata do të merrje nga stabilimenti i “Ujit Tepelena” në përvjetorin e 20-të themelimit.Kjo ngjarje ishte e shënuar për Tepelenën sepse ne hodhëm një nga hapat më të rëndësishëm në fushën e kulturës, turizmit, trashëgimisë, historisë, e kurorëzuar me ..

Lexone