Home / Tag Archives: ndryshoi

Tag Archives: ndryshoi

Predikuesi islamik: Dëmtimi i Salah ishte një ndëshkim nga Zoti për atë që bëri

“Dëmtimi i Mohamed Salah në finalen e Champions League ishte një ndëshkim nga Zoti, pasi ai theu agjërimin gjatë Ramazanit”.Kështu pretendon një predikues islamik.Sulmuesi i Liverpool është detyruar të dalë nga loja në minutën e 30’ për shkak të një dëmtimi, pas duelit me Sergio Ramos.Salah në fillim u shpreh se nuk do e prishte agjërimin në prag të finales së Champions League.Por një fizioterapist konfirmoi se ai ndryshoi plan, pasi foli me departamentin e vlerave ushqimore të klubit.Myslimanët lejohen të thyejnë agjërimin për arsye udhëtimi.Por predikuesi nga Kuvaiti, Mubarak al-Bathali, thotë se Salah bëri mëkat duke thyer agjërimin për ndeshjen.“Zoti e ndëshkoi,” shprehet ai në Twitter.Al-Bathali pretendon se Salah është këshilluar në mënyrë të gabuar:“Fatkeqësisht, ai do të jetojë me këtë mëkat përjetësisht.”

Lexone

Ironike, Juventusi kampion me një ndihmë nga rivali i qytetit

Nuk është se do bëhej nami edhe të fitonte Napoli sot, por fakti që Torino barazon 2-2 në San Paolo dhe e çon në +6 Juventusin është ironik, pasi pikërisht rivali i madh i qytetit i jep titullin “Zonjës së Vjetër”.Nëse fitonte Napoli, Juves do i duhej edhe një fitore deri në fund, por tashmë gjithçka ka marrë fund, sepse Juve ka një diferencë +16 në gola ndaj Napolit, me takimet direkte që janë në ekuilibër të plotë. ?U duk e lehtë për Napolin, kur Mertens shënoi në mesin e pjesës së parë, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Bazeli barazoi në minutën e 55-të, Hamshik ktheu Napolin në avantazh në minutën e 71-të dhe De Silvestri në minutën e 83-të vulosi barazimin që thyen sërish zemrën e Napolit, por dihej që kishte marrë fund prej javës së shkuar.

Lexone

Mezani: Frenimi i Partizanit na shtoi moralin, ndryshoi gjithçka nga kartoni i kuq

Trajneri i Laçit Gentian Mezani ka mbetur i zhgënjyer nga humbja në Shkodër, mbi të gjitha për faktin se ndeshja ndryshoi që në start, me penalltinë dhe kartonin e kuq kundër Laçit. Asnjë protestë nga trajneri vlonjat, i cili nuk polemizon as për një rast të Shtubinës në pjesën e dytë.“Shkoi njësoj si në vizitën e fundit në Shkodër, por këtë radhë gjithçka u bë shumë e vështirë ndaj kartoni i kuq. Vuajtëm në pjesën e parë, por u përmirësuam në vazhdim dhe mund të barazonim, duke krijuar lojë e raste. Dhamë maksimumin, kërkonim fitoren, ndërsa frenimi i Partizanit na shtoi moralin për të marrë 3 pikë. Më vjen keq që nuk ia dolëm mbanë.“Zero goditje në portë? Nuk dua të komentoj ato që thotë kryebashkiaku i Kamzës, edhe në Durrës tha të njëjtën gjë. Po të fitonim sot do ishim në vendin e katërt, nuk ka vlerë të merremi me llafe. Ne krijuam lojë, por nuk krijuam dot raste.“Rasti i Shtubinës? Di që doli me portierin dhe u dha pozicion jashtë loje, por nuk mund të komentoj tani dhe nu..

Lexone

Përmbysje e çmendur, Juve mbërthen kreun me “shpirt ndër dhëmbë”

Një fitore e vuajtur, e ardhur në fund, me përmbysje, nga ato që ndoshta vlejnë titullin. Juventusi ka fituar 3-2 sot në Milano ndaj Interit, në një ndeshje të çmendur, të denjë për kobhërat e arta, kur Interi e Juventusi luftonin kokë më kokë për çdo trofe.Nuk ka më Ronaldo me shokë, por Interi luajti një ndeshje të madhe, me 10 lojtarë për thuajse gjithë takimin. Kartoni i kuq për Vesinon do të krijojë polemika, por ishte një vendim i drejtë i arbitrit.Juventusi shënoi i pari me Douglas Kostën dhe Interi u duk i dorëzuar, me një lojtar më pak.Megjithatë, Juventusi aktual ka humbur çdo siguri dhe në minutën e 52-të Ikardi gjeti barazimin, ndërsa 13 minuta më vonë Barzali shënoi autogol.Juve pa forcë mendore, mbi të gjitha, ose të paktën ashtu u duk, por kur në minutën e 87-të erdhi një autogol nga Shkriniar, gjithçka ndryshoi dhe dy minuta më vonë Higuain vendosi fatet e sfidës, duke shënuar me kokë pas një krosi nga një goditje dënimi.Fitore e madhe, ndoshta Juve ka dhënë m..

Lexone

Ajo çfarë i ndodh 32-vjeçares pasi humbi 36 kg i ka lënë gojëhapur të gjithë…

Kjo histori po ben xhiron e rrjetit.Alice Sparks ishte kthyer në një burim frymëzimi për të gjitha ato femra, të cilat janë mbi peshë.32-vjeçarja ka humbur 36 kilogramë, pasi i është nënshtruar një diete, e cila e shndërroi nga obese në kockë e lëkurë.Ama kjo rënie drastike nga pesha nuk kishte vetëm efekte pozitive, Alice tregon se ndërsa po përpiqej që të kontrollonte rënien nga pesha regjimi i saj i ri ushqimor e bënte të ndjehej e pashëndetshme dhe e lodhur.Por pas kritikave të bashkëshortit të saj se ajo po dobësohej shumë, Alice ndryshoi dietën dhe risolli veten në format e saj ideale.Vajza nëse e merrni si shembull Alice duhet ta mendoni edhe pasojat negative

Lexone