Home / Tag Archives: ndryshme (page 5)

Tag Archives: ndryshme

“E urrej fëmijën tim, lutem të vdesë në gjumë”, letra e nënës që po habit rrjetin

Ardhja në jetë e një fëmije është një nga ato ngjarje që ndryshon kryekëput jetën e një çifti dhe ekuilibrat e së përditshmes.Është bekim, gëzim, është emocion i papërshkrueshëm dhe ndjenjë paqeje e lumturie që zor ta kuptojnë ata që nuk e kanë provuar.Por, për një grua amerikane e cila ka zgjedhur të ndajë situatën e saj duke përdorur një profil fals në sitin Reddit, ardhja në jetë e fëmijës së tretë është një makth i cili duket se nuk ka të mbaruar.Nëna e dëshpëruar ka treguar se gjithçka filloi kur mori vesh se ishte shtatzënë, një lajm që zbuloi fare rastësisht pasi dhe ndjeu lëvizjet e fetusit në bark.Ajo dhe i shoqi nuk donin më fëmijë të tretë, prandaj ky lajm i tronditit pasi gruaja gjatë kësaj merrte rregullisht kontraceptivë. Në momentin që gruaja me pseudonimin “#dislikemythird” zbuloi se priste fëmijë, ishte tepër vonë për të abortuar dhe u detyrua ta sillte në jetë, ndonëse gjatë shtatzënisë kishte dëshiruar që të kishte një abort spontan.Gjatë kësaj kohe shtirej..

Lexone

E papritur/ Fansat i hedhin flamurin rus në skenë, reagimi i Dua Lipës i habit të gjithë

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po zhvillon këto kohë disa turne në vende të ndryshme të botës.Së fundmi, ajo mbajti një koncert në Moskë përpara tre ditësh, ku kanë qenë të pranishëm me mijëra veta.Teksa ishte duke kënduar këngën e saj “Hotter than Hell”, një nga fansat në koncert ka hedhur flamurin rus në skenë.Por, Dua Lipa mesa duket nuk e paska pëlqyer aspak këtë veprim dhe e ka marrë flamurin nga toka, duke e larguar komplet nga skena.Për më tepër mund të ndiqni videon më poshtë në minutën 54:00.The post E papritur/ Fansat i hedhin flamurin rus në skenë, reagimi i Dua Lipës i habit të gjithë appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Shqipërisë i shtohet shumë shpejt një hotel luksoz, ja detajet

Në harkun e dy viteve të ardhshme, Shqipëria do të ketë një tjetër hotel luksoz të madh.Por kësaj here, vendodhja e hotelit do të jetë në jug të Shqipërisë, dhe jo në Tiranë.Konfirmimi vjen nga administratori i deleguar i “Voihotels”, që është grupi i hotelerisë së gjigandit italian, “Alpitour”, një ndër liderët e sektorit të hotelerisë dhe turizmit.Deklarata u bë gjatë inaugurimit të një tjetër hoteli në Siçili.Sipas Paolo Terrinonit, aktualisht projekti në fjalë është në fazë konkretizimi dhe brenda 24 muajve do të jetë operativ.Hoteli do të jetë relativisht mjaft i madh, pasi parashikohet të ketë një kapacitet prej 180 dhomash, që e vendos atë krah për krah me hotelet më të mëdha në vendin tonë.“Plaza Tirana” ka 190 dhoma, Rogner hotel 178 dhoma dhe Tirana international 168 dhoma.Ndër vite, ka pasur vazhdimisht përpjekje, sidomos nga liderët e sektorit nëpër Europë për të ndërtuar resorte dhe hotele luksoze në bregdetin shqiptar, veçanërisht në jug të vendit.Pjesa dë..

Lexone

Djersitja, jo vetëm nga i nxehti: Mësoni se çfarë e shkakton e si ta eliminoni

Përgatiti: Blertina KokaMe rritjen e temperaturave, gjëndrat e djersitjes (diku mes 2-4 milionë) janë në aksion. Djersitja është një mënyrë natyrale e trupit për t’ju freskuar. Një pjesë e djersës avullohet nga lëkura, duke marrë edhe nxehtësinë me vete. Ndërsa pjesa tjetër kullon nëpër fytyrë dhe trup.Por, djersitja nuk shkaktohet vetëm nga i nxehti. Gjendje të tjera shëndetësore dhe emocionale, sëmundje të ndryshme, ushqime të caktuara dhe efektet anësore të ilaçeve mund t’ju shkaktojnë djersitje të tepërt. Mësoni cilat janë shkaqet e djersitjes në të gjithë trupin dhe si t’i eliminoni.Shfletoni galerinë…

Lexone

Doni t’i mbani mend ëndrrat që shikoni gjatë natës? Kjo pilulë do t’ju ndihmojë!

A e dinit se çdo njeri shpenzon deri në dy orë duke ëndërruar gjatë natës? Disa ëndrra nuk i mbani mend, ndërsa disa të tjera vazhdimisht përpiqeni që t’u kujtoni ndonjë detaj.Nëse edhe ju jeni përballur me problemin e fundit, kjo pilulë është zgjidhja juaj!Disa studiues australianë kanë zhvilluar një eksperiment me 100 persona. Përpara se të flinin, ata i ndanë vullnetarët në tre grupe, ku secili prej tyre merrte vitamina të ndryshme, konkretisht: Vitamina B6, kompleksi i vitaminave B ose një placebo.Po ashtu, studiuesit u kërkuan vullnetarëve që të mbanin shënim ëndrrat e tyre dhe pas 5 ditësh, t’i kthenin ato për t’u analizuar. Nga ky eksperiment, rezultoi se grupi që merrte vitamin B6 përpara gjumit, i rikujtonte më mirë ëndrrat që shihnin.“Një person mesatar shpenzon rreth gjashtë vjet të jetës së tij duke ëndërruar. Nëse ne jemi në gjendje të kontrollojmë ëndrrat tona, atëherë mund të përdorim më shumë produktivisht kohën tonë të ëndërruar. Mund të jetë e mundur të përdor..

Lexone

“Ballkani Perëndimor është një term teknik i çuditshëm”

Në fillim të korrikut Austria do të marrë presidencën e BE. Në qendër të politikës së BE do të jetë deri në fund të vitit afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE. Ministrja e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl flet për DW.Nga Adelheid FeilckeDW: Zonja ministre, cilat janë objektivat që keni për Presidencën e radhës të Këshillit të BE?Karin Kneissl: Në pikëpamje të politikës së jashtme bëhet fjalë para së gjithash për afrimin e shteteve të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian. Ky rajon është i rëndësishëm për ne, atë e kanë lënë keq pas dore në njëzet vjetët e fundit. Unë vetë e shmang përdorimin e termit “Ballkan Perëndimor”, ai është një term teknik i çuditshëm dhe për mua qytete si Sarajeva dhe Beogradi janë gjithashtu qytete evropiane.Ju flisni për “afrim”. Pas takimit të nivelit të lartë në Sofje është përhapur një zhgënjim relativisht i thellë në gjashtë shtetet, të cilët ndodhen me statuse të ndryshme kandidatësh ose jo kandidatësh. Çfarë do të ofroni konkretisht? Çfarë d..

Lexone

Kevin De Bruyne mbron Guardiolën: Yaya Toure nuk ishte mjaft i përshtatshëm

Yaya Toure u kufizua në një rol të vogël në sezonin e tij të tetë dhe të fundit te Manchester City, pasi Pep Guardiola e drejtoi klubin drejt fitimit dominant të titullit në Premier League dhe në “Carabao Cup”.Ndeshja e vetme si startues në sezonin e fundit të Premier League e 35-vjeçarit erdhi si kapiten, në paraqitjen e tij të lamtumirës, ndaj Brighton dhe Hove Albion, me titullin e fituar tashmë.Në një intervistë të mahnitshme me “France Football”, ish-mesfushori i Barcelonës pretendoi se koha e duetit së bashku në Katalonjë hapi rrugën për një sezon final të pakëndshëm në Angli.Toure akuzoi Guardiolën se ishte i motivuar nga “hakmarrja” dhe “xhelozia”.De Bruyne u gjykua gjerësisht si interpretuesi yll i Manchester City në renditjen rekord të titullit të Premier League.Belgu beson se ka pasur arsye shumë më pak konspirative për shokun e tij të ekipit, që të bënte të tilla deklarata kundër trajnerit Guardiola, shkruan Telesport.“Nuk e di se çfarë ka thënë Yaya, ose nëse ë..

Lexone

Samiti i G7-s: Çfarë duhet pritur në takimin e liderëve më të rëndësishëm të botës

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga Samiti i G7-s, kur presidenti Donald Trump u shfaq për herë të parë mes liderëve më të pushtetshëm të botës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur tërheqjen nga marrëveshjet ndërkombëtare si ajo me Iranin apo ajo për ndryshimet klimatike, e ka çuar botën në prag të luftës tregtare dhe shumë shpejt do të takohet në Singapor me liderin e Koresë së Veriut. Këto zhvillime duket se i kanë përzier kartat në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Lind pyetja: A matet pushteti i liderëve të botës me pozicionin ku ata ndodhen në orbitën e Trump-it? Çfarë duhet pritur në samitin e 44-t të G7-s, që mbahet më 8-9 qeshor në Kebek, Kanada?Emmanuel Macron – BFF (miku i mirë i përjetshëm)Macron duket se i ka marrë Britanisë rolin e ndërmjetësit më të afërt perëndimor me Uashingtonin, megjithatë ai dhe Trump duken një dyshe e çuditshme. Të dy ndjekin politika që nuk ngjajnë, kanë 30 vjet diferencë dhe prejardhje intelektuale thellësisht të ndryshme. Asnjë lider tj..

Lexone

“Investiguesi” i Babales, “i dhunuari” i 26 majit dhe sharmanti Fevzo

Nga Bedri IslamiNë ditët e fundit, tre gazetarë, krejtësisht ose thuajse krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, u bënë epiqendër e ngjarjeve, që mund të sillnin konflikte të ashpra ose rrethana enigmatike dhe, përmes të cilëve, edhe një herë, si në një përmbysje jo të rastësishme, u shpërfaq bota e mediave, ashtu si është.Thuajse tri javë më parë, një gazetar, thonte investigativ, por i panjohur për shumicën e publikut, Olldashi, u shfaq si frymëzuesi dhe regjistruesi i çështjes Babale, nga e cila shpejtoi të tërhiqet shumë shpejt dhe, për më tepër, të lajë duart, si ai Pilati i hershëm, duke informuar se, vërtet regjistrimin e kishte bërë Babale, përmes një kërkese të tij, por ishte detyrë e Partisë Demokratike, ku kishte bërë dorëzimin që të vërtetonte nëse zëri pranë Babales ishte apo jo i vëllait të ministrit të punëve të Brendshme, Agron Xhafaj. Olldashi, i cili kishte bredhur me një trafikant për të blerë drogë dhe e kishin blerë atë, kur bëhej regjistrimi nuk punonte për ..

Lexone

Rritje page, mbrojtje, kredi, pension, …, përfitimet e prokurorëve e gjyqtarëve që kalojnë Vettingun

Shtatë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë kaluar deri tani rrjetën e trefishtë të Vetingut, duke u konfirmuar në detyrë, do të shpërblehen nga shteti shqiptar. Subjektet e konfirmuara në detyrë do të përfitojnë shumëfishim të pagës, shpërblime të tjera, mundësi për të marrë shtëpi të financuar nga shteti, siguri fizike, siguri për fëmijët, pensione speciale, pushime të gjata të paguara etj.Të gjitha këto privilegje janë kërkuar nga përfaqësuesit e SHBA-BE, që kanë asistuar autoritetet shqiptare për hartimin e reformës në drejtësi, me qëllim për t’i bërë njerëzit e drejtësisë së re të pavarur nga politika dhe të pathyeshëm nga krimi. Këto garanci pritet t’i bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët që do të shërbejnë në drejtësinë e re, të pathyeshëm. Të gjitha këto përfitime do të garantohen nga shteti shqiptar, në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.Rritja e pagësPaga e një gjyqtari dhe prokurori që ka kaluar Vetingun shkon deri në 3 mijë USD në muaj. Sipas nenit 12 të ligjit ..

Lexone