Home / Tag Archives: ndryshme (page 30)

Tag Archives: ndryshme

Kukësi, plani për Europën zbardhen dëshirat e trajnerit Pakult

Trajneri Pakult kërkon një ekip konkurrues për pjesëmarrjen në Kupat e Europës, prandaj ka kërkuar nga drejtuesit që të merren me merkaton dhe të mos humbasin kohë, por të fillojnë punën për të ndërtuar një ekip të fortë.Konkretisht, austriaku ka kërkuar një mbrojtës të djathtë, një mesfushor të djathtë, një mbrojtës të majtë dhe pa dyshim sulmues qendre, por dhe një fantazist.Të paktën pesë përforcime. Por, te Kukësi janë kolaps në lidhje me afrimet, pasi me largimin e menaxherit Halili, shumë gjëra kanë mbetur pezull.Gjithsesi, është drejtori sportiv Nderim Nexhipi që e ka marrë situatën në dorë e po vepron në lidhje me segmente të ndryshme në merkato.

Lexone

Borxhi i Tiranës, Gjergji Muzaka: Zgjidhja u takon atyre, ata janë në hall

Pak kohë më parë, Gjergji Muzaka fitoi gjyqin me Tiranën që detyrohet t’i shlyejë futbollistit aktual të Skënderbeut 107 milionë lekë për kohën e fundit që ai ka luajtur me bardheblutë.Skuadrës kryeqytetase iu hoqën tre pikë nga klasifikimi për faktin se nuk respektoi afatet për shlyerjen e Muzakës, por kjo çështje ende nuk ka një zgjidhje dhe mund të ketë sërish ndëshkim për Tiranën.Gjergji Muzaka ka sqaruar për “Vipsport.al”se çështja nuk ka marrë zgjidhje dhe se gjithçka e ka në dorë vetë klubi i Tiranës:“Unë kam fituar një të drejtë timen dhe i takon Tiranës të veprojë. Nuk më është bërë asnjë propozim. Janë ata që janë në hall dhe jo unë, sepse e thashë se unë kam fituar të drejtën time. Zgjidhja i takon Tiranës tani. Kjo është e gjitha”, – ka theksuar Muzaka, mesfushori që në periudha të ndryshme është aktivizuar me Tiranën.Për të mos rrezikuar masa të tjera ndëshkuese, drejtuesit e klubit të Tiranës duhet të veprojnë me urgjencë, pasi edhe afatet kohore kanë kaluar për ..

Lexone

Paralajmërimi i Klosit: Kush hedh mbetje inerte ne vende te palicencuara i hiqet leja e ndërtimit

Masa të ashpra deri në heqjen e lejes së ndërtimit për të gjitha subjektet ndërtimore që hedhin mbetjet inerte në venddepozitime të palicensuara. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, inspektuan sot situatën e mbetjeve inerte në liqenin e Kodër- Mëzez, që është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh dhe intertesh nga subjekte të palicensuara duke dëmtuar florën dhe faunën e kësaj zone.Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, e cilësoi të papranueshme situatën e hedhjes së mbetjeve inerte, ndërsa bëri të ditur se mbi 30 subjekte ndërtuese janë penalizuar me gjoba dhe pezullime nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit për hedhje të mbetjeve inerte jashtë vendepozitimeve të licensuara nga bashkia.“Situata që ka kjo sipërmarrje ka sot me mjedisin është krejtësisht e papranueshme pasi drejtuesit e këtij biznesi do të duhet të trajtojnë mbetjet në venddepozitimet e licensuara nga bashkia dhe jo natyra të jetë venddepoz..

Lexone

Pritej në Prokurori, Alibeaj në Spaç: Metastazat e komunizmit po ringjallen

Enkelejd Alibeaj është një nga tre zyrtarët e Partisë Demokratike, që për të ditë me rradhë publikuan prova e fakte, të cilat sipas selisë blu tregojnë si ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dhënë “imunitet” të vëllait trafikant droge përballë ligjit.Për këtë arsye Alibeaj pritej që të paraqitej sot rreth orës 10:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me audio-përgjimin e Agron Xhafajt, por ai nuk ishte përkrah kolegëve Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.Alibeaj në fakt ndodhej në Burgun e Spaçit, aty ku u zhvillua një ceremoni përkujtimore për 45 vjetorin e revoltës së Spaçit.“Nuk vij këtu si deputet i PD, por si njeri që diku nga mesi i viteve ’80 dëgjova për herë të parë fjalët Spaç e Burrel. I dëgjova nga familjarët e mi që vinin një herë në tre muaj për të sjellë atë pak ushqim e për të kuptuar ku ishin familjarët tanë. Sot kur erdha këtu ndjeva trishtim, se mu rikujtua historia”, tha Alibeaj në fjalën e tij përpara të pranishmëve.Deputeti i PD the..

Lexone

DOSSIER/ Revolta e Spaçit, dalin informacionet sekrete për Komitetin Qendror: Të burgosurit thonë se do të na djegin si Stalinin

Në burgun e Spaçit, mëngjesin e 21 majit të vitit 1973 nisi një revoltë e cila agravoi deri në pushkatimin e katër të burgosurve dhe ridënimin e 66 të dënuarve të tjerë që ishin përfshirë në këtë ngjarje të paprecedentë për regjimin komunist.Dokumentet që sjellim zbulojnë ankthin e regjimit, ndërsa në Komitetin Qendror në ditët që pasuan këtë ngjarje të rëndë analizohej me kujdes çdo detaj e informacion që mbërrinte, deri tek reagimet e popullit.Sipas dokumenteve të kohës, ngjarja kishte nisur në mëngjes, herët (ora 5:00) kur n/oficeri Mark Tuci, kishte shkuar për t’i hequr batanijet të dënuarve në dhomat e izolimit sipas rregullores. Ndërmjet të dënuarve që ishin ndëshkuar, ishte edhe Pal Gjergj Zefi nga Rrushkulli i Durrësit, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, i cili ishte ndëshkuar nga komanda me një muaj vuajtje dënimi në dhomat e izolimit për arsye se kishte shkelur rëndë rregullat e vendosura në repart.Në kohën që n/oficeri kishte çelur derën për t..

Lexone

DOSSIER: Revolta e Spaçit, dalin informacionet sekrete për Komitetin Qendror: Të burgosurit thonë se do të na djegin si Stalinin

Në burgun e Spaçit, mëngjesin e 21 majit të vitit 1973 nisi një revoltë e cila agravoi deri në pushkatimin e katër të burgosurve dhe ridënimin e 66 të dënuarve të tjerë që ishin përfshirë në këtë ngjarje të paprecedentë për regjimin komunist.Dokumentet që sjellim zbulojnë ankthin e regjimit, ndërsa në Komitetin Qendror në ditët që pasuan këtë ngjarje të rëndë analizohej me kujdes çdo detaj e informacion që mbërrinte, deri tek reagimet e popullit.Sipas dokumenteve të kohës, ngjarja kishte nisur në mëngjes, herët (ora 5:00) kur n/oficeri Mark Tuci, kishte shkuar për t’i hequr batanijet të dënuarve në dhomat e izolimit sipas rregullores. Ndërmjet të dënuarve që ishin ndëshkuar, ishte edhe Pal Gjergj Zefi nga Rrushkulli i Durrësit, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, i cili ishte ndëshkuar nga komanda me një muaj vuajtje dënimi në dhomat e izolimit për arsye se kishte shkelur rëndë rregullat e vendosura në repart.Në kohën që n/oficeri kishte çelur derën për t..

Lexone

DOSSIER: “Tito nuk e hante bukën vetëm me sheqer”

Kryekomunisti jugosllav Josip Broz Tito ka qenë një gurman i madh. Gjatë sundimit të tij ai kishte ngrënë dreka e darka me pothuaj të gjithë politikanët me ndikim në botë. Për këtë kapitull interesant të historisë së kuzhinës raporton në librin e saj kineastja Anja Druloviq.Nga Enver RobelliGullash gjeorgjianNjë anekdotë kosovare për Titon tingëllon kështu: «Me çka e ha bukën Tito?». Përgjigjja: «Me sheqer».Në kohëra të varfërisë së madhe të hash bukën me sheqer ishte ëndërr e shumëkujt në Kosovë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën e «otkupit» (më të moshuarit e dinë domethënien e kësaj fjale, të tjerët do të ishte mirë ta mësonin: shteti i ri komunist dërgonte zyrtarët te bujqit dhe ua merrte një pjesë të drithërave, për shembull).«Komunist me stil» – kështu njihej në botë kryetari jugosllav Josip Broz Tito gjatë sundimit të tij nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1980, kur vdiq në Lubjanë. Pas bisedave të gjata, të shkurtra, të rënda, të lehta, seri..

Lexone

Boll glorifikimit të fashistëve në Evropë!

Nga Krsto LazarevicPërshëndetje hitleriane, tatuazhe me kryq të thyer dhe simbole fashiste të ustashëve të lidhur me nazistët. Veç kësaj përshëndetja “Za dom Spremni” (Për atdheun gati), korresponduesja kroate për “Sieg Heil” – të gjitha këto u zhvilluan të shtunën (12.05) e kaluar, kur 10.000 vetë përkujtuan bashkëpunëtorët e nazistëve ustashët në Bleiburg të Kärnteni-t.Bëhet fjalë për majin e vitit 1945, kur ushtria kroate e lidhur me nazistët mori arratinë nga ish-Jugosllavia për në Kärnten, në zonën britanike të pushtimit.Por bashkëpunëtorët e nazistëve, ustashët, britanikët ua dorëzuan atëherë partizanëve jugosllavë, gjë që bëri që mbi 45.000 vetë të vriten nga partizanët e Titos.Në një kohë kur pjesëmarrësit flasin për një “aktivitet përkujtimor”, kritikët e quajnë “takimin më të madh fashist të Evropës”.E gjitha organizohet nga Konferenca Kroate e Ipeshkëve, durohet nga dioqeza austriake Gurk. Anëtarë të rangut të lartë të qeverisë kroate janë të pranishëm në aktivitet..

Lexone

Ligj i ri për policinë në Bavari, të drejtat që do kenë agjentët

Ligji po polarizon popullsinë në shtetin federal në jug të Gjermanisë, Bavari. Ministri i brendshëm i Bavarisë është i vetëdijshëm për këtë, por ai është i bindur se ligji i tij po e bën më të sigurt jetën në Bavari. “Populli i Bavarisë duhet të vazhdojë të jetojë lirshëm dhe në mënyrë të sigurtë – ky është qëllimi i ligjit të ri”, thekson Herrmann.Ligji synon t’i japë më shumë hapësirë veprimi policisë. Bavaria shkon përtej reformave të ngjashme legjislative në shtetet e tjera federale. Policia nuk do të veprojë më vetëm kur ka një rrezik real, mjafton që të ketë edhe një “rrezik në afrim”. Mjafton vendimi i një gjykatësi dhe mund të lejohen përgjime telefonatash, emailash dhe trojanë në kompjuterët privatë.Kryesuesja e grupit parlamentar të Landit në Bavari, Katharina Schulze, kritikon se ky është një term që zakonisht përdoret në luftën kundër terrorizmit, ndërsa tani do të përfshihet në punën e zakonshme të policisë. Ligji mundëson 39 mënyra të ndryshme për ndërhyrje policore, ..

Lexone

Ku zgjodhi familja e ambasadorit Lu të kalojë fundjavën (Foto)

1 of 5Kopshti Zoologjik i kryeqytetit pret çdo ditë vizitorë në mjediset e tij çlodhëse dhe të hapura për çdo aktivitet në natyrë.Por këtë herë ZooPark ka pasur një vizitor edhe më të veçantë, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu dhe bashkëshorten e tij.Çifti amerikan së bashku me një grup nxënësish të huaj që banojnë në Tiranë, kanë vizituar ambientet e ndryshme të Kopshtit Zoologjik.Me fletëpalosjet në duar ku jepen dhe informacione të shumta për ZooPark ambasadori Lu, bashkëshortja e tij dhe grupi i të rinjve kanë vizituar kafshët që janë në Kopshtin Zoologjik por dhe mjedise të tjera të hapësirës tërësisht të gjelbëruar të Kopshtit Zoologjik.Ambasadori amerikan ka ndjekur me kureshtje edhe lojërat apo eksperimentet në natyrë të të rinjve.“ZooPark çdo javë pret vizita, orë mësimi, praktika e aktivitete. Së bashku me GreenLineAlbania i japim hapësirë edhe takimeve me nxënës të huaj me banim në Tiranë, shpjegojmë kuriozitete, dëgjojmë e ba..

Lexone