Home / Tag Archives: ndryshme (page 2)

Tag Archives: ndryshme

E sapodalë: Dëgjoni këngën e parë së bashku të Noizyt dhe Alban Skënderaj

Siç ju kishim lajmëruar edhe më parë, dy artistët e njohur, Noizy dhe Alban Skënderaj, janë bashkuar së bashku për të sjellë një projekt muzikor.E titulluar “Drejt suksesit” kjo është hera e parë që këta dy artistë që i takojnë rrymave të ndryshme muzikore, janë bashkuar për të bërë një këngë.Kënga flet për punën që Albani dhe Noizy kanë bërë për të arritur famën e suksesin që kanë, duke u drejtuar një mesazh të gjithë njerëzve se me punë arrihet sukses. Dëgjojeni këngën mëposhtë:The post E sapodalë: Dëgjoni këngën e parë së bashku të Noizyt dhe Alban Skënderaj appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

REAGIMI: Ardian Dvorani sqaron takimin me Ben Blushin, pas ankesës së ish-ortakeve të TCH dhe denoncimit të Berishës

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani ka reaguar pas ankesës së ish-ortakeve të TCH dhe denoncimit të Berishës që thoshte se Ben Blushin po ndikon tek gjyqtarët që kanë në shqyrtim gjyqin e pronësisë së Top Channel, mes Vjollca Hoxhës dhe ish-ortakëve të saj.Berisha publikoi dhe disa fotografi ku shfaqet gjykatësi Ardian Dvorani teksa takohet me Ben Blushin.Në një reagim dërguar kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorm, gjykatësi Ardian Dvorani sqaron takimin që ka pasur me Ben Blushin në ambientet e një lokali në kryeqytet.Dvorani sqaron se me Ben Blushin njihet personalisht dhe familjarisht, prej më shumë se 35 vjetësh dhe se për shkak të rrjedhave të jetës dhe të karrierave përkatëse, ndonëse nuk ndodhin shpesh, me thirrjen a kërkesën e njëri-tjetrit apo kur është rasti, dëgjoheshin dhe shikoheshin për të biseduar në përgjithësi.Më tej ai vijon se “një rast i tillë, ka qenë edhe takimi dhe biseda me zotin Blushi, në datën 24.05.2018 në bar-restorantin e hotel ..

Lexone

Shqiptarët, më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani

Aplikuesit për punë më të diskriminuar në tregun gjerman janë ata me rrënjë shqiptare.Spanjollët në anën tjetër janë më të vlerësuar sesa edhe vetë gjermanët, shkruan në raportin e Qendrës Shkencore për Studime Sociale në Berlin (WZB). Raporti është publikuar të martën.Studimi ka analizuar 6000 aplikues fiktivë me prejardhje të ndryshme mes viteve 2014 dhe 2016. Shumica aplikonin për punë si kuzhinier, mekaniçar ose shitës. Studimi përveç origjinën e prindërve ka marrë parasysh edhe përkatësinë fetare.Në kohën kur personat vendas merrnin 60 për qind të përgjigjeve pozitive, ata me prindër emigrantë kishin 51 për qind përgjigje pozitive me të njëjtin kualifikim.Njerëzit me rrënjë nga Afrika dhe vendet myslimane diskriminoheshin edhe më tepër. Si shembull, aplikuesit me origjinë shqiptare merrnin ftesë në intervistë ose ndonjë telefonatë të dytë për pyetje shtesë vetëm 41 për qind.Ngjashëm negativisht trajtoheshin edhe aplikuesit pakistanezë, domenikanë, etiopianët dhe marokenë..

Lexone

Kontrolle në të gjithë Tiranën, 5 të arrestuar për drogë, policia jep detajet

Policia e shtetit ka zhvilluar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të Kryeqytetit në vijim të luftës kundër drogës.Nga ky operacion janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, 1 tjetër procedohet në gjëndje të lirë, si dhe sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe Heroinë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku gjatë kontrolleve të ushtruara kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit :– Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë (pasi tek Dogana gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 5 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 2 celularë)– Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banu..

Lexone

Basha kundër Ramës, SHBA dhe BE: Kamp refugjatësh në Shqipëri? Jo karamele për gojën e hidhur të Evropës nga skandalet Tahiri e Xhafaj

Kryedemokrati Basha ka deklaruar sot se ngritja e nje kampi refugjatesh ne vendin tone, nuk mund te jete vendim i Rames, dhe as te serviret as si “karamele për të embëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet e Tahirit dhe Xhafajt”.Pyetje: A jeni ju në dijeni si lideri i opozitës për një plan të mundshëm për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, i referohem disa publikimeve në media të ndryshme që kanë qarkulluar nga dita e djeshme dhe sot që citojnë edhe disa deklarata të kancelarit Kurz, ku nuk përmendet Shqipëria, por lihet një lloj dyshimi. Nga biseda që keni pasur me miqtë austriakë a keni ju një infiormacion shtesë mbi një gjë të tillë?Basha: Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm, përfshi edhe kancelarin Kurz dhe të tjerë përfaqësues të qeverive perëndimore edhe mbi këtë problem.Shqetësimi sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimit të ashtuquajturës rrugë ballkanike ka të bëjë me a është e aftë Shqipëria në këtë gjendje të shtetit ligjor, në këtë gjendje të luft..

Lexone

Shpërndanin heroinë dhe kanabis, 5 të arrestuar në Tiranë

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, pasi gjatë ditës së djeshme, e enjte, u kapën duke shitur lëndë narkotike.Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku kanë arrestuar në kushtet e flagrancës pesë të dyshuar.Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë u kap pasi tek zona e Doganës, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike heroinë, 5 doza kanabis sativa dhe dy celularë.Gjithashtu u vunë në pranga Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç, pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë heroinë.Ndërkohë në banesën e O. Sh., u gjetën e bllokuan dy doza lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadu..

Lexone

Kreu i Kushtetueses para Vettingut, dyshime mbi pasurinë

Ka përfunduar në KPK, seanca ndaj kreut te Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili vetë nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia.KPK-ja ka gjetur disa shkelje në deklaratat e pasurisë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.Avokati i tij Maks Haxhia tha se ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë të klientit të tij, pasi pasuria rezulton të jetë bërë konform ligjit. Vendimi përfundimtar për kreun e Gjykatës Kushtetuese do të jepet më 13 qershor.Në raportin e lexuar këtë të premte, trupa gjyqësore e KPK-së citon fillimisht një apartament në Golem. KPK thotë se Dedja ka ndryshuar deklarimin për këtë apartamenti. Fillimisht gjyqtari e ka deklaruar si pronë të veten dhe më vonë se e ka blerë me vëllain që jeton në Dibër. Apartamenti rezulton në emër të vëllait, ndërsa kontrata e energjisë elektrike, thotë KPK, është e lidhur në emër të tij.KPK sheh si të dyshimtë edhe një apartament të blerë në vitin 1997 në Tiranë nga gjyqtari, duke deklaruar se në..

Lexone

ANALIZA: Retorika e ashpër Kosovë-Serbi paralajmëron finalen e dialogut

Deklaratat e autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës, të cilat kohët e fundit përmbajnë fjalor të ashpërsuar dhe akuza të ndërsjella lidhur me dialogun ndërmjet dy vendeve, vazhdimin ose jo të dialogut për tema të caktuara, si dhe lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje që do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, po e dëmtojnë vet procesin e dialogut, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.Përderisa zyrtarë të caktuar të Qeverisë së Serbisë, së fundmi, u janë referuar zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës si “lordët e luftës” që “nuk mund të flasin për paqe”, si dhe me akuzat se po e bllokojnë dialogun, në anën tjetër, zyrtarët të caktuar të Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se do të refuzojnë dialogun nëse nuk flitet për të gjitha marrëveshjet. “Ose do të zbatohen të gjitha marrëveshjet ose asnjëra”, kanë thënë ata.Politologu Behlul Beqa, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se dialogu i deritashëm në Bruksel, shikuar në t..

Lexone

Pasojat shëndetësore të duhanpirjes, testet dhe ekzaminimet

Dr. Elona HilaDuhanpirja është një fenomen shumë i shpeshtë. Pothuaj se të gjithë duhanpirësit pyesin veten se çfarë pasojash ka sjellë në shëndetin e tyre duhanpirja për shumë vite. Ka shumë persona që kanë frike të kontrollohen për arsye të frikës nga rezultatet.A është e nevojshme të kontrollohen duhanpirësit? Çfarë ekzaminimesh mund të kryhen?Duhani ka mbi 40 substanca kimike që lidhen me çrregullime të AND-së të qelizave dhe sjellin si pasojë kancer pulmonar dhe kancer të kavitetit oral.Duhani lidhet edhe me probleme kardiake, si hipertensioni, sëmundje akute koronare.Duhet marrë në konsideratë edhe duhanpirja pasive që ka pothuajse të njëjtat rreziqe për shëndetin, sikurse duhanpirja aktive.Gjithashtu edhe mosha e nisjes së duhanit, numri i cigareve të para në ditë, kanë rëndësi të veçantë në sëmundshmërinë e lidhur me duhanpirjen.A ka teste ose ekzaminime që përjashtojnë 100% mundësinë e dëmeve nga duhani?Në fakt çdo ditë flitet për dëmet që shkakton duhani, por ..

Lexone

G7 – një model që i ka kaluar afati?

Kryeministrat e shtatë vendeve më të industrializuara takohen në Kanada. Situata nuk do të jetë fare e lehtë për shkak të dallimeve me SHBA-në.Ata kanë punuar shumë javët e fundit, por të ashtuquajturit “sherpas”, shefat e negociatave në G7, ende janë shumë larg qëndrimeve të përbashkëta që duhet të miratohen në samitin e Kanadasë, që do të mbahet në Charlevoix. Negociatat do të vazhdojnë deri në fillimin e samitit të premten, thuhet në qeverinë gjermane. Qëllimi është arritja e një “landing zone” të përbashkët.Të premten dhe të shtunen do të takohen presidentët dhe kryeministrat e Gjermanisë, Francës, SHBA, Kanadasë, Japonisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. Temat e G7 janë krizat dhe konfliktet në Korenë e Veriut, Siria dhe e ardhmja e raporteve me SHBA, pas vendimit për daljen e saj nga programi bërthamor me Iranin. Tema të tjera janë edhe mbrojtja e klimës dhe në veçanti tregëtia, si fushë e re mosmarrëveshjesh me SHBA-në.Deklarata përfundimtare larg marrëveshjesNëse në kët..

Lexone