Home / Tag Archives: ndryshme (page 10)

Tag Archives: ndryshme

Arbitra e vëzhgues, tre muaj pa u paguar nga FSHF

Një nga problemet kryesore të zhvillimit të futbollit në vendin tonë është keqadministrimi brenda institucionit të FSHF-së, me pasoja të cilat më pas shfaqen thuajse çdo javë në fushat e futbollit në vendin tonë.I tillë është edhe problemi i mosshlyerjes së detyrimeve që FSHF ka ndaj gjyqtarëve apo vëzhguesve, disa prej të cilëve kanë rreth 3 muaj pa u paguar nga institucioni që drejton futbollin në vendin tonë.VipSport ka mësuar se gjyqtarë dhe vëzhgues të kategorive të ndryshme janë në pritje të pagesave të tyre, disa për një periudhë prej 3 muajsh, pasi FSHF nuk u ka shlyer detyrimet për ndeshjet në të cilat kanë marrë pjesë në këtë sezon.Askush nuk di të thotë se cila është arsyeja e kësaj vonese, por mungesa e korrektesës ndaj pagesës së detyrimeve financiare për këto kategori ka qenë problem i vazhdueshëm edhe në të kaluarën.Situata të tilla, ku për shumë syresh pagat që marrin nga FSHF shërbejnë për të siguruar jetesën, kanë qenë jo rrallëherë objekt problemesh që më pas..

Lexone

Bakaj djeg shaminë e beqarit, martohet me rumunen (Foto)

Elis Bakaj i jep fund beqarisë. Sulmuesi i Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus, mbrëmjen e të shtunës është martuar me të fejuarën e tij, modelen rumune, Andreaa Alexandra Constantin.Një cermoni madhështore e zhvilluar në ambientet e “The Plaza Hotel” në kryeqytet, në praninë e 200 të ftuarve, të cilët ja bënë më të bukur Elis Bakajt ditën më të lumtur të jetës së tij.1 of 6Pas dicka më shumë se 6 viteve lidhje me bukuroshen rumune, ish-lojtari i kombëtares kuqezi bëri hapin e madh duke lidhur kurorë me Andreaan. Mes të ftuarve ishin edhe ish futbollistë, ish-shokë skuadre të Bakajt në ekipe të ndryshme të kampionatit shqiptar.Spikasnin kapiteni i Tiranës Erando Karabeci, kapiteni i Kukësit Ylli Shameti, mbrojtësi i Partizanit Renaldo Kalari dhe ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Vllaznisë Endri Vrapi.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Opozita maqedonase nis protestat, kërkon zgjedhje të parakohshme

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE mbrëmjen e sotme organizoi “tubim popullor” para godinës së Qeverisë së Maqedonisë në të cilin shprehu pakënaqësi ndaj politikave të qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, ku dhe kreu i opozitës Hristijan Mickoski kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, raporton AA.Tubimi popullor, i organizuar një vit pas formimit të qeverisë aktuale, u mbështet nga mijëra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët me flamuj kombëtar dhe parulla të ndryshme shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë aktuale, përfshirë edhe qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të kushtetutës së vendit për të arritur marrëveshje rreth emrit, që Maqedonia e ka me fqinjin jugor, Greqinë.Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në adresimin e tij para mijëra qytetarëve, tha se Maqedonia kaloi një vit me zhgënjime, pritje të tradhtuara, pengesa ekonomike dhe me premtime të rreme.“A jetoni më mirë, a mendoni..

Lexone

ANALIZA: Si BE-ja po përpiqet që të zbulojë se çfarë duan më të vërtetë europianët?

Në sajë të diskutimeve me votues të thjeshtë janë nxjerrë përfundime interesanteDita e Europës, një festë e përvitshme për punonjësit e Bashkimit Europian, të cilët e marrin pushim këtë ditë, u prish nga disa “erëra të këqija” që frynë nga Perëndimi. Vendimi i Donald Trump më 8 maj, një ditë përpara nisjes së festimeve zyrtare, për të hequr Amerikën nga marrëveshja bërthamore me Iranin, hodhi një hije mbi arritjet më të larta të politikës së jashtme të BE-së dhe zgjeroi gjirin transatlantik.Në vend që të këndonin himnin e BE-së, “Ode to Joy” të Bethovenit dhe që të rilexonin Deklaratën e Shumanit, politikanët europianë u detyruan që ta kalonin këtë ditë, duke menduar për linjat e kredisë në euro dhe rreziqet e sanksioneve sekondare. Megjithatë një rreze e vogël drite doli mbi retë e Eurokratëve gjatë mbledhjes që ata zhvilluan gjatë asaj dite. Dita e Europës u konceptua edhe si dita e duhur për zhvillimin e një eksperimenti interesant, që u bë në formën e një pyetësori online për q..

Lexone

Bisedimet me Serbinë përçajnë partitë në Kosovë, nuk pranojnë Thaçin si udhëheqës

Nesër pritet që në Kuvendin e Kosovës të diskutohet për platformën e dialogut me Serbinë, të cilën në legjislativ e ka proceduar qeveria.Sipas kësaj platforme udhëheqës i fazës finale të bisedimeve do të jetë presidenti Thaçi.“Kuvendi i Republikës së Kosovës konfirmon që Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Delegacioni i Kosovës që do të krijohet në koordinimin me të gjithë spektrin politik, në respektim maksimal të unitetit politik në vend, janë të autorizuar të zhvillojnë bisedimet për arritjen e Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme”, thuhet në platformën që do të diskutohet nesër në Kuvend, shkruan lajmi.net.Por deri më tani partitë politike nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për miratimin e kësaj platform. E problemi kryesor po del të jetë presidenti i vendit.Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e saj nëse do t’i jep mbështetje Thaçit. Madje ka pasur raportime se në këtë parti ka pasur edhe dy grupe sa i përket kësaj ..

Lexone

Basti 100 miliardë dollarësh

Kuptimi i Fondit të Vizionit. I suksesshëm apo jo, Masayoshi Son po ndryshon botën në sajë të investimeve në fushën e teknologjisëDy vite më parë, nëse do të ishin pyetur ekspertët për të identifikuar personin më me ndikim në teknologji, padyshim që do të ishin përmendur emra të njohur si: Jeff Bezos i Amazon, Jack Ma i Alibaba-s ose Mark Zuckerberg i Facebook. Sot ka një kandidat të ri, Masayoshi Son, shkruan The Economist.Themeluesi i SoftBank, një kompani telekomunikacionesh japoneze dhe një firmë interneti, kanë bashkuar një fond të madh investimesh që ka përvetësuar aksionet e disa prej kompanive më të reja në botë.Fondi i Vizionit po pengon si industritë në të cilat po investon ashtu edhe furnizues të tjerë të kapitalit. Fondi është rezultat i një aleance të veçantë të nënshkruar në vitin 2016 mes z. Son dhe Muhammed bin Salmanit.Princi i kurorëzuar i Arabisë Saudite i dorëzoi z. Son 45 miliardë dollarë, si pjesë e përpjekjes së tij për të diversifikuar ekonominë e mbretë..

Lexone

Blendi Kasmi meritonte një “shpullë”, por jo t’i çahej koka

Nga Bashkim Kopliku*Kryeredaktorit të gazetës RD, z. Kasmi, a i kanë çarë kokën me gur shokët e vet në protestën para Ministrisë së P.B., datë 26.05.2018, apo ia ka çarë me shkop policia?Kemi ndjekur diskutimet për çarjen e kokës së Blendit, që kur ai me një këmishë tërë gjak këmbëngulte nga spitali, se kishte qenë policia që i kishte çarë kokën me rrezik vdekjeje, me goditje shkopi policor, variant ky që e përsëriti në mediat më të ndryshme, me dhjetëra herë.Nga ana tjetër, kemi parë video, shkrime e deklarata, që këmbëngulin se atij i kanë rënë me gur të vetët, protestuesit.Pavarësisht se kush është z. Blendi Kasmi, e vërteta duhet të dalë qartë dhe zyrtarisht.Duhet që Prokuroria të zbatojë ligjin ekzistues, të shpejtojë të gjejë të vërtetën, pra të fillojë hetim kryesisht, pa pritur kallëzim nga dikush.Shoqëria jonë shqiptare, nëse vërtetë do të hyjë në BE, duhet të lërë mentalitetin e lënies së gjërave pa iu zgjidhur e vërteta kurrë.E nëse Prokuroria, rezulton se nuk ..

Lexone

Ramës nuk i ndahen protestuesit, “Pashai i drogës” dhe në Cërrik e Belsh (FOTO)

Fundjavën ia kishte dedikuar turit për “Llogaridhënien Publike”, por në Elbasanin ku triumfoi bindshëm në zgjedhjet e qershorit të kaluar, kryeministri Edi Rama s’ka kaluar orë të qeta.Mes tensionit dhe përplasjes së policisë dhe efektivëve të gardës me disa të rinj protestues të opozitës, u zhvillua takimi i tij në qytetin e Elbasanit.Por sikur të mos mjaftonin thirrjet “Uoo Pasha” dhe “bosi i drogës” në Elbasan, protestuesit së bashku me deputetin e PD-së, Lulçiano Boçi ia kanë bërë “ferr” ditën kryeministrit edhe në qytezat e Belshit dhe Cërrikut.1 of 6Në Cërrik numri i tubuesve ka qenë edhe më i madh, teksa ata mbanin në duar pankarta të ndryshme, ku shkruhej “Cërriku qyteti i të papunëve”, “Poshtë pashallarët e krimit”,etj…Mësohet se protesta udhëhiqej edhe nga përfaqësuesit lokal të PD-së, si kryetari i degës Servet Duzha, ish-kandidati për deputet Ibri Sako dhe deputeti i qarkut Luçiano Boçi.2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Seksin? E mësoj nga interneti

Nga Barbara ForresiNë vitet ’70 dhe ’80 ishte një përvojë e zakonshme që, në familjet me fëmijë, para skenave të një filmi televiziv në të cilin protagonistët po i afroheshin një kontakti erotik, ishte një siklet i caktuar. Shpesh njëri prej prindërve, ndryshonte kanalin. Edhe në adoleshencë, takimi me imazhe seksualisht të qarta ishte i rrallë dhe sporadik, duke kërkuar përkushtim dhe iniciativë aktive.Nuk ka nevojë të thuhet, kohët kanë ndryshuar. Çdo vit “Mountain View” publikon raportin” Zeitgeist”, lidhur me fjalët më të kërkuara në Google dhe në krye të renditjes, ekziston fjala “seks”. Vizitorët në “Pornhub”, vendi më i madh pornografik në web, panë rreth 92 miliardë video vitin e kaluar. Kemi shkuar nga një ekstrem në tjetrin. Sot, pornografia është lehtësisht e arritshme në çdo kohë të ditës, madje edhe për të rinjtë. Adoleshentët kthehen në internet për pyetje që nuk kanë marrë përgjigje diku tjetër: jo midis miqve, jo në shkollë ose në familje. Ata përdorin rrjetin për t..

Lexone

Paga që duan të rinjtë shqiptarë? Shihni çfarë pretendimesh kanë

Edhe pse ndoshta nuk e kanë gjetur një vend pune, të rinjtë shqiptarë kanë pretendime të ndryshme për pagat që duan të kenë në vendin e punës që mund t’ju ofrohet.Sipas të dhënave të raportit të Deloitte “Hapat e parë në tregun e punës”, 17.1 për qind e tyre pretendojnë të paguhen 35-45 mijë lekë, 17.6 për qind mes 45-55 mijë lekë, 11.5 për qind mes 55-65 mijë lekë dhe 17.6 për qind nga 65-100 mijë lekë.Përqindjen më të lartë 21.2 për qind e zënë të rinjtë që nuk kanë një ide për pagën që duan të kenë, ndërsa ka edhe nga ata që pretendojnë të kenë paga mbi 100 mijë lekë.Ndërsa përpos larmisë për pritshmërinë mbi pagën, të rinjtë shqiptarë shfaqen relativisht realist për shkak se paga mesatare bruto në Shqipëri është rreth 45.845 lekë.Megjithatë, raporti evidenton se paga është faktori i katërt i renditur nga të rinjtë shqiptarë për të zgjedhur një punëdhënës, ndërsa është faktori i dytë më i vlerësuar në rajon.Në Shqipëri, faktor kryesor renditet mundësia për tu zhvilluar dhe..

Lexone