Home / Tag Archives: ndryshim

Tag Archives: ndryshim

Britani, ligji i ri ndalon shoferët e rinj në autostrada edhe pasi kanë kaluar testin

Ata që po mësojnë t’i japin makinës nuk do të lejohen të praktikohen në autostradat britanike. Një ndryshim në ligj ka për qëllim që t’u japë shoferëve të ardhshëm më shumë kohë për të fituar përvojë, para se të futen në autostrada.Autoritetet thonë se rrugët e Britanisë janë ndër më të sigurtat në botë, por aksidentet mbeten shkaku i dytë i vdekjeve të të rinjve.Më parë, vetëm kandidatët që kishin kaluar testin mund të hynin në autostradë, por tashmë nuk mund ta bëjnë këtë pa një instruktor në makinë, e cila duhet të jetë me sistem të dyfishtë drejtimi.Rreth 1/5 e aksidenteve në rrugët e Britanisë në vitin 2016 përfshinë mjete, drejtuesit e të cilave ishin të moshës 17-24 vjeç. Që nga janari deri në shtator 2016, në rrugët e Britanisë janë regjistruar 1810 të vdekur në aksidente. / BBC -TemA TV/

Lexone

Moti për ditën e sotme, e premte 18 maj

Në ndryshim nga ditët e tjera, e premtja do të sjelli reshje shiu në vend.Temperatura më e lartë është 24 gradë celcius, ndërsa temperatura më e ulët do të jetë 15 gradë celcius.The post Moti për ditën e sotme, e premte 18 maj appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Vendet më të paimagjinueshme ku mund të fshihet melanoma

Kur kontrolloni për nishane dyshuese në lëkurë, me siguri shihni në krahë, kraharor, bark, shpinë dhe këmbë. Por, melanoma, një nga format më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, mund të shfaqet kudo në lëkurë, edhe në pjesë që nuk kapen nga dielli.Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, melanoma shfaqet më së shumti në kraharor dhe shpinë tek meshkujt, dhe në këmbë tek femrat, si dhe në qafë tek të dyja gjinitë.“E vërejmë melanomën kudo”, thonë dermatologët. E kemi hasur në kërthizën e një personi, tek të pasmet, mes gishtave, poshtë thonjve, në kokë dhe pas veshëve. Në raste më të rralla, mund të zhvillohet melanoma edhe brenda veshëve, gojës apo edhe në gjenitale, sipas Shoqatës Amerikane të kancerit.Ja përse është e rëndësishme që të kontrolloni çdo pjesë të lëkurës për shfaqje të nishaneve ose ndryshim të tyre. Duhet të ndiqni rregullin ABCDE për zbulimin e kancerit të lëkurës.A për Asimetrinë – Nishani është jo simetrik. Krijoni një vijë imagjinare në nishane dhe krahasoni..

Lexone

Për kaq shumë vite na kanë fshehur të vërtetën rreth uthullës së mollës. Mos e përdorni më për dobësim

Uthulla e mollës është një nga lëngjet më të përdorura për dobësim, edhe nga personazhe të famshëm si, Scarlett Johansson, Miranda Kerr apo Beyonce.Por bazuar në studime shkencore, nutricionistët thonë se ajo nuk është “kura magjike” që ndihmon të bini në peshë.Në një studim të kryer në Japoni me 176 njerëz që u ndanë në dy grupe, ata që pinë dy lugë uthull molle për tre muaj nuk kishin ndonjë ndryshim të madh me ata që nuk pinë.Asnjë lloj uthulle nuk mund të përdoret si një dietë apo jetë sendentare, megjithatë mund t’i shtohet mjaft mirë sallatës, por nuk duhet menduar si një kurë për dobësim.

Lexone

Ndryshim i papritur i motit: Shi dhe rënie temperaturash

Fundjava vazhdon me mot të ngrohtë dhe pjesërisht vranët, mundësi për reshje lokale.Temperaturat mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11 deri në 12 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 27 gradë celsius.29.04 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht vranët.30.04-1.05 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Të hënën pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima, e të martën paraqiten mundësi për reshje lokale shiu.2.05 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima. Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 5-12m/s.Shtypja atmosferike, do të luhatet rreth vlerave normale.

Lexone

Këto janë fjalët e para të Rashicës si futbollist i Bremenit

Milot Rashica ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Werder Bremen. Ai u largua nga Vitesse pasi qëndroi dy sezone, transmeton IndeksOnline. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës sot është prezantuar me fanellë numër “11”, dhe ka filluar seancën stërvitore. “Jam shumë i lumtur që jam këtu në një klub kaq të …

Lexone

Kujdesi i dhëmbëve te bebet

Kujdesi i dhëmbëve te bebet

Foshnjat shpesh pëlqejnë të kafshojnë ndonjë copëz molle apo gjë tjetër, por ajo mund t’u shkaktojë dhimbje. Kërkoni nga farmacisti juaj t’ju preferojë ndonjë xhel për mishin e dhëmbëve që ua lehtëson foshnjave mundimin që shkakton dalje e dhëmbëve. Mbani mend, nëse një foshnjë nuk duket mirë për më shumë …

Lexone