Home / Tag Archives: ndihmuar

Tag Archives: ndihmuar

Si të humbisni peshë thjesht dhe shëndetshëm

Nga dietologe Viktoria NacoPër të ndihmuar trupin tuaj që të humbisni peshë, këshillohet të keni vakte të rregullta, por edhe mesvakte të ulta në karbohidrate (Low-carbs).Shpeshherë në mesvaktet (snacks) konsumohen ushqime shumë të pasura në karbohidrate të përpunuara dhe të pasura në shumë kalori dhe me trans-yndyrë, pa i ofruar asnjë benefit shëndetit tuaj.Mëposhtë gjeni disa alternativa të shëndetshme:Kastravec – karrota të shoqëruara me salcë kosi, koper, arra dhe pak vaj ulliri; Mollë jeshile ose e kuqe, e lyer me gjalp susami apo gjalp kikirikësh’Proshutë gjel deti e lyer me salcë kosi ose gjizë dhe karrotë e grirë; Role kungulli të mbushura me gjizë, etj.Alternativa ka pafund, mjafton të zgjedhësh ushqim cilësuar për t’i ofruar trupit!/zoneelire.al/The post Si të humbisni peshë thjesht dhe shëndetshëm appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Familja kërkon azil politik në Francë? Reagon djali i Azem Hajdarit: Po keqpërdorin emrin, urojmë kushuririn…

Pas publikimit të lajmit se familjarë të ish-deputeti të PD-së Azem Hajdari kanë kërkuar azil politik në Francë se u rrezikohet jeta, ka ardhur reagimi i djalit të tij, Kir Hajdari.Në reagimin e tij Kir Hajdari shkruan se të gjitha këto lajme janë të pavërteta.Ndërsa i bën thirrje mediave që të mos keqpërdorin emrin e familjes Hajdari.Ja çfarë shkruan Kir Hajdari:Miq te dashur,Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëper mediat elektronike për famijen tonë konfirmojmē se: asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilt politik në France për kushëririn tonë.I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret.

Lexone

Si të humbisni peshë? Këshilla nga dietologia shqiptare

Nga Rolina Naço, dietologePër të ndihmuar trupin tuaj për të humbur në peshë, këshillohet të keni vakte të rregullta por dhe mesvakte të ulëta në karbohidrate (LOW- CARBS) Shpeshherë në mesvaktet (snacks) konsumohen ushqime shumë të pasura në karbohidrate te përpunuara, të pasura shumë në kalori dhe me transe yndyre, pa i ofruar asnjë benefit shëndetit tuaj. Alternativa të shëndetshme1)kastravec- karota të shoqëruar me salcë kosi- kopër- arra dhe pak vaj ulliri 2)mollë jeshile ose dhe të kuqe të lyer me gjalpë susami ose gjalpë kikirikësh 3)Proshutë gjellë deti të lyer me salcë kosi- ose gjizë dhe karotë të grirë 4)Omletë me vezë- gjizë- djathë – rigon 5) Role kungulli të mbushura me gjize etj…. Alternativa ka pafund, mjafton të zgjedhësh ushqim cilësor për t’i ofruar trupit./ Shendeti.com.al

Lexone

Fatja shpjegon ahengun dhe kengen “Per para i bej te gjitha”

Pas zhurmës që bëri Ahengu I Fates shoqëruar me këngën greke “Për para I bëj të gjitha” sot ka pasur një reagim të ashpër të Fates në mbrojte të Ahengut dhe shpjegimin e tij se ai jo cdo gjë e bën për para.“Të dashur miq!Ka pasur një histeri kundër meje përse jam filmuar duke kërcyer në një Aheng nën tingujt e këngës greke “Për para I bëj të gjitha” kënduar nga një këngëtare shqiptare.Dua t’iu informoj se të gjithë ata që shpifin për mua janë njerëz të cilët i shqetëson karakteri im I lart human dhe shpirti im I madh bamirës.Unë jam shembulli se si asgjë nuk bëj për para, por për bamirësi.Ajo që më akuzojnë mua më së shumti është tragjedia e Gërdecit. Këta njerëz janë të pafytyrë. Janë të njëjtët njerëz që më thonë se unë këtë e bëra si nder për Zenin, tani më thonë “për para I bën të gjitha”. Tani ndajeni mendjen a e bëra për Zenin a për para?Se po ta bëja për para e jo për Zenin, sot do isha tretur në burg e sdo më vinte njeri të më sillte as cigare.Por fakti që e bëra ..

Lexone

I vrau burrin 21 vjet më parë, gruaja që mbeti e plagosur rëndë fal gjakun dhe heq dorë nga dëmshpërblimi

Pasi dëshmoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vrasjen e bashkëshortit Kristina Lleshi thotë se koha shëron gjithçka.Por në moshën 51-vjeçare ajo ka kuptuar se falja është akoma më e fortë se efekti i viteve.Ajo do dëshironte ta shikonte në sy vrasësin e Shtjefen Matisë e po ashtu njeriun që e la edhe atë të plagosur rëndë. Por i akuzuari Ndok Gjeka nuk paraqitet në asnjë nga seancat.Krimi i kryer për gjakmarrje plot 21 vite më parë, i ndryshoi jetën edhe të mbijetuarës që koha sidoqoftë nuk ia ka larguar shenjat e plumbave në të dyja këmbët.“Po vishim te shtëpia, veç kur e kemi pare veten, ai vdekur dhe unë gjallë, unë kam rënë pa ndjenja , më kanë ndihmuar, por nuk e mbaj mend atë personin. Ne ishim kokë me kokë, aty u ndamë, Shtejfnin e çuan tek shtëpia, mua më çuan në spital. Nuk u ktheva më kurrë në atë shtëpi”, u shpreh Kristina Lleshi.Për vrasjen e dy dekadave më parë dhe plagosjen e Kristinës po rigjykohet Ndok Gjeka, i dënuar më herët në mungesë me 25 vjet burg dhe ..

Lexone

Lufta tridhjetё vjeҁare frymёzim pёr pёrpjekjet e sotme mbi paqen: Njё mizori qё karakterizoi Gjermaninё

Para 400 vjetёsh nisi lufta 30 vjeҁare – njё luftё pёr fe dhe pushtet qё e zhyti nё kaos Europёn Qendrore. Marrёveshja e paqes e vitit 1648 mund tё shёrbejё edhe sot si model pёr zgjidhjen e konflikteve aktuale.Aristokracia protestante mё 23 maj 1618 sulmoi kёshtjellёn e Pragёs. Ajo kёkronte lirinё e besimit nga pushtetmbajtёsit e perandorit katolik tё Perandorisё sё Shenjtё Romake tё Kombit Gjerman. Kjo pёr arsyen, se perandori Mathias i pati kufizuar tё drejtat e protestantёve.Pas njё beteje verbale aristokratёt nga Bohemia, Çekia e sotme, i hodhёn nga dritarja perandorakёt. Fati e deshi qё burrat t’i mbijetojnё rrёzimit.Kёtё akt kryengritjeje, qё hyri nё histori si rrёzimi i Pragёs nga dritarja, perandori habsburgas Matthias e vlerёsoi si shpallje tё luftёs. Ai deshi ta mbysё me dhunё qysh nё filiz rebelimin protestant. Kёsisoj nisi lufta tridhjetё vjeҁare, qё rёnoi pothuajse tё gjithё Europёn Qendrore.Pёr Gjermaninё ajo u thye nё njё traumё. “Kjo luftё padyshim ka lёnё shum..

Lexone

Zyrtare, Thomas Tuchel është trajneri i ri i PSG

Paris Saint-Germain ka lajmëruar Thomas Tuchel si trajnerin e ri të klubit. Ish-traneri i Borussia Dortmund do të zëvendësojë Unai Emery në stolin e gjigantëve francezë.“Jam shumë i lumtur që do t’i bashkohem një klubi kaq të madh si Paris Saint-Germain,” ishin fjalët e para të trajnerit.“Po pres me padurim të punojë me këta lojtarë të mëdhenj, të cilët janë ndër më të mirët e planetit. bashkë me stafin tim, do të bëjmë çmos për të ndihmuar klubin të arrijë nivelet më të larta ndërkombëtare.“Parisi ka një potencial të madh dhe kjo është sfida më e madhe e karrierës sime.”Gjermani kishte që prej fundit të sezonit 2016/17 që ishte i papunë dhe do t’i japë fund regjimit dyvjeçar të Emery në Parc des Princes.Paris Saint-Germain are delighted to announce that Thomas Tuchel will be the new first-team coach next season !The German tactician has signed a two year contract with the French champions pic.twitter.com/JoeU0jMqFC— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 14, 201815 maj..

Lexone

Pasi u divorcuan vite më parë, çifti i njohur botëror ribashkohen sërish

Aktorët e njohur Jennifer Aniston dhe Brad Pitt bënë bujë kur u divorcuan në vitin 2005 pas një martese prej vitesh, e cila u rrënua pasi Bradi u dashurua gjatë xhirimeve të filmit “Mr & Mrs. Smith” me Angelina Jolie.Pas divorcit të bujshëm të Angelinës dhe Bradit vetëm disa kohë më parë dhe ndarjes së Aniston nga Justin Theroux, duket se dyshja kanë rigjetur rrugën për tek njëri-tjetri.Revista amerikane “Star” ka konfirmuar rikthimin e këtij çifti, e cila është bazuar në burimet pranë çiftit, duke shkruar se aktori George Clooney ka ndihmuar në ribashkimin e tyre.Sipas Star, dyshja janë takuar fshehurazi ndërsa lidhjen duan ta mbajnë ende të fshehtë, për shkak se Aniston ka pak kohë që ka lajmëruar divorcin.The post Pasi u divorcuan vite më parë, çifti i njohur botëror ribashkohen sërish appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Salihi shënon sërish, ndihmon skuadrën në përmbysjen e rezultatit

Hamdi Salihi vijon të jetë protagonist te skuadra e tij Wiener Neustadt, në ligën e dytë austriake. Sulmuesi shkodran gjeti sërish rrugën e rrjetës pasditen e sotme, duke ndihmuar skuadrën e tij të përmbysë disavantazhin fillestar dhe të marrë 3 pikë shumë të vlefshme.Neustadt e pa veten në disavantazh ndaj Kapfenbergut, por barazoi rezultatin shumë shpejt me golin e shënuar nga Salihi, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe golin me vlerë 3-pikëshe, duke fituar 2-1.Sulmuesi shkodran është në krye të listës së golshënuesve, së bashku me Chabi të Riedit, me nga 21 gola secili, ndërsa Neustadt vijon luftën për t’u rikthyer në Bundesligën austriake.11 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Stuhi rëre në Indi, rreth 100 të vdekur dhe dëme të mëdha

Së paku 95 persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë ta plagosur si pasojë e një stuhie në shtetet veriore indiane të Rajasthan dhe Uttar Pradesh.Raportohet se për shkak të stuhisë është ndërprerë energjia elektrike, janë rrëzuar pemë, shkatërruar shtëpi dhe kanë ngordhur shumë bagëti.Shumë prej viktimave ishin në gjumë, kur shtëpitë e tyre u shembën, pasi u goditën nga rrufetë.Stuhitë e rërës janë të zakonshme në disa vende të Indisë gjatë verës, por humbjet e jetës në këto përmasa janë të pazakonshme.Kryeministri i Rajasthan, Vasundhara Raje tha se zyrtarët po shkonin në zonat e prekura për të ndihmuar personat e prekur nga kjo tragjedi.Gjashtëdhjetekatër persona kanë vdekur në Uttar Pradesh, 43 prej të cilëve në distriktin Agra, ku gjendet monumenti, Taxh Mahalla. Zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet.3 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone