Home / Tag Archives: ndihmoni

Tag Archives: ndihmoni

Çfarë mund të bëj për të hequr gurët në tëmth?

Kam probleme me mamanë time. Mosha e saj është 83 vjeçe. Nga një vizitë në eko na doli se është me gurë në tëmth. Ka dhimbje dhe për momentin po përdor ilaçe qetësuese. Ju lutem a mund të na ndihmoni se çfarë duhet të bëjë për t’i hequr ato?Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.Nëse zonja është konstatuar me gurë në tëmth duhet të kryejë disa ekzaminime që përjashtojnë infeksionin bashkëshoqërues; gurët në kanalin koledok dhe dëmtimin e pankreasit. Për sa i përket trajtimit definitiv është kolecistektomia. Rasti duhet diskutuar midis gastrohepatologut dhe kirurgut për arsye të moshës dhe patologjive bashkëshoqëruese që zonja mund të ketë. Trajtimi simptomatik: omeprasol 20 mg 2 herë në ditë 30 minuta para ngrënies; gismotal 200 mg 3 herë 1 tb para ngrënies dhe në rast dhimbjesh të moderuara deri të forta supozitor voltaren 100 mg për rektum.

Lexone

VIDEO që do ju shkrijë së qeshuri: Ja si të bindni një njeri të lërë duhanin

Pirja e duhanit na bën keq, këtë e dimë të gjithë.Gjithashtu nga pirja e tij mund të vdesim.Çdo vit në të gjithë botën numri i të vdekurve për shkak të duhanit po rritet me ritme të frikshme.E thënë thjesht çdo kush që pi duhan duhet që ta lërë atë nëse do që të këtë një shëndet të mirë.Dhe nëse keni një mik që ende nuk ka menduar që të lërë cigaren edhe pse ka mijëra arsye që duhet ta lërë, shikoni videon e mëposhtme dhe mësoni disa truke që të ndihmoni mikun tuaj që të mos konsumojë më duhan. (TemA)

Lexone