Home / Tag Archives: ndeshjet

Tag Archives: ndeshjet

Anglia mposht Costa Ricën, bind edhe formacioni i dytë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka testuar edhe atë që pritet të jetë formacioni i dytë i tij, ose lojtarët që do të nisen nga stoli.Në miqësoren e fundit para startit të Botërorit, “Tre Luanët” mposhtën me rezultatin 2-0 Costa Ricën, falë golave të shënuar nga Rashford dhe Dany Welbeck, nga një për secilën pjesë.Anglia ka treguar një formë mjaft të mirë jo vetëm në ndeshjet kualifikuese, por edhe në testet miqësore të zhvilluara në 2018-ën. Skuadra e Southgate është shfaqur mjaft cinike, duke u mbrojtur mjaft mirë dhe duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirat për të sulmuar.7 qershor 2008 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Prezantohet Arlind Kalaja, Kukësi bën goditjen e dytë zyrtare në merkaton e verës

Arlind Kalaja është zyrtarisht një lojtar i Kukësit. Futbollisti shkodran është prezantuar pak momente më parë me skuadrën e tij të re, pasi ka firmosur edhe kontratën përkatëse me kohëzgjatje dyvjeçare.Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Kukësit në facebook, që ka postuar edhe fotot e prezantimit të shkodranit, duke shkruar këto fjalë:“Pas bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes, FK Kukësi ka nënshkruar me futbollistin Arlind Kalaja. Sulmuesi shkodran, që bën edhe rolin e mesfushorit, i bashkohet skuadres për ndeshjet në kupat e Europës.Kalaja, që më parë ka luajtur me Vllazninë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me FK Kukësi. I urojmë 22-vjeçarit mirëseardhjen tek ekipi ynë dhe suksese! FK Kukësi do të njoftojë ditë pas dite përforcimet e tjera. FORCA KUKËSI!”Kjo është lëvija e parë që Kalaja bën nga skuadra e tij mëmë, Vllaznia. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të majtë.

Lexone

Bufon pezullohet 3 ndeshje nga UEFA, por PSG-ja më pranë

Tre ndeshje skualifikim. Është kjo masa disiplinore që ka marrë UEFA për ish portierin e Juventusit Gianluigi Buffon. 40-vjeçari i shpëton kështu një dënimi ekzemplar pas deklaratave fyese që Buffon përdori ndaj gjyqtarit anglez Oliver në fund të çerekfinales së kthimit ndaj Realit të Madridit në Champions League. Merr fund në mënyrën më të mirë pritja e gjatë për Buffon me Paris Saint Germainin që e pret tashmë portierin italian. Buffon sipas të gjitha gjasave do të firmosë kontratën 2-vjeçare me kampionët e Francës siç ka rënë parimisht dakort me një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.E vetmja pengesë mund të vijë sërish nga UEFA, në rast se qeveria e futbollit europian vendos ta ndëshkojë me një gjobë të majme PSG-në për shkak të fair play-it financiar. Buffon pritet të transferohet kështu te Paris Saint Germain me shpresën që në këto 2 vite të fundit të karrierës së tij si futbollist të ngrejë lart trofeun e UEFA Champions League.Në sezonin e ardhshëm të Championsit 40-vjeçari d..

Lexone

Egjipti grumbullon Salah në Botëror, edhe pse i dëmtuar

Futbollisti më i mirë i Premier League dhe një prej kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”, Mohamed Salah do të jetë në Botërorin e kësaj vere në Rusi.Sulmuesi i kombëtares egjiptiane është përfshirë në listën përfundimtare të trajnerit Hector Kuper, edhe pse është ende i dëmtuar.Idhulli i një populli të tërë dhe arkitekti i kualifikimit të formacionit afrikan në fazën finale të Botërorit, kishte vënë në dyshim praninë e tij pas dëmtimit në finalen e Champions League.Përplasja me Sergio Ramos në përballjen ndaj Realit të Madridit penalizoi Liverpoolin, që humbi trofeun, por tronditi gjithashtu një komb të tërë, që mungon në Botëror prej 27 vitesh.Me 44 gola në 52 ndeshje këtë sezon, Mohamed Salah do të jetë në ndeshjet e Egjiptit, edhe pse mbetet për t’u parë nëse do të ketë rolin e tij në premierën me Uuruguajin, apo do të aktivozhet në sfidën e dytë në grup.I pagëzuari me emrin “Faraoni”, nuk është vetëm Salah surpriza e Egjiptit në këtë Botëror.Përfaqësuesja afrikane d..

Lexone

Të munguarit e mëdhenj, formacioni ideal i atyre që Botërorin do e shohin nga TV

Me zyrtarizimin e listave të skuadrave pjesëmarrëse në Rusi 2018, tashmë njihen të gjithë protagonistët e aktivitetit që do të fillojë më 14 qershor në Rusi.Por gjithashtu, njihen edhe emrat e atyre që nuk do të jenë protagonistë në këtë aktivitet.Për këtë arsye, “Daily Mail” ka ndërtuar një formacion ideal me lojtarët më të spikatur të këtij edicioni apo sezoneve të fundit, të cilët do të ndjekin ndeshjet nga TV, ose maksimumi si spektatorë nga shkallët e stadiumeve në Rusi.Në portë është Jan Oblak, portieri i Sllovenisë që ka shkëlqyer në vitet e fundit te Atletiko Madrid deke u cilësiar shpesh një ndër më të mirët në botë.Para tij rreshtohen Antonio Valencia nga e djathta (Ekuador dhe Mançester Junajtid), Virxhil Van Dajk (Holandë dhe Liverpul), Leonardo Bonuçi (Itali dhe Milan) si dhe David Alaba (Austri dhe Bajern Mynih). Të gjithë mbrojtës që kanë lënë shenjë në këto sezone me lojën e tyre dhe padyshim në shumë prej përfaqësueseve të Rusi 2018 do të ishin titullarë.Edhe..

Lexone

Miqësorja, Italia dhe Holanda ndahen në barazim

Italia dhe Holanda janë ndarë në barazim 1-41 në sfidën miqësore të luajtur në “Allianz Stadium” të Torinos. Për skuadrën e Mancinit ishte Simone Zaza që shënoi në minutën e 67’, ndërsa për holandezët barazoi Ake në minutën e 88’.Vlen të theksohet se Italia luajti me 10 futbollistë në 20 minutat e fundit, pasi Criscito u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje si lojtar i fundit.Sfida ishte shumë e luftuar, me Holandën disi më dominuese në kontrollin e topit dhe rastet e krijuara, ndërsa Mancini arriti të marrë një përgjigje të qartë mbi lojtarët ku duhet të bazojë projektin e Italisë së tij.Dy mungesat e mëdha të këtij Botërori janë në një moment rindërtimi dhe ky ishte testi i fundit për trajnerët respektivë, para se të nisen me pushime, për t’u rikthyer me ndeshjet e Nations League në Shtator.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Panucci rikthen “të vjetrit”, ndryshon rreshtimi

Ende nën efektin e zhgënjimit të paraqitjes me Kosovën, Christian Panucci ka në mendje një tjetër ndeshje me Ukrainën, për të kompletuar zborin me ekipin kombëtar, që me shumë gjasa do të jetë i fundit përpara startit zyrtar.Të rinjtë që thirri në forcë për të freskuar skuadrën zhgënjyen me sukses të plotë dhe Panucci nuk ka shumë kohë për të humbur, ndaj ka bërë hapa mbrapa, duke thirrur në apel ata me më shumë eksperiencë.Nga rezidenca alpine, ku është akomoduar skuadra, mësohet se italiani ka eksperimentuat një rreshtim të ri për skuadrën, ashtu sikundër edhe emra të tjerë.Me Berishën që konfirmohet mes shtyllave, në mbrojtje janë edhe Hysaj në të djathtë, ndërsa do të provohet në të majtë Veseli, për t’i dhënë zgjidhje dilemës së mbrojtësit të majtë, pas përjashtimit të Agollit.Rreshtimi nuk do të jetë si në ndeshjet e mëparshme, por me një vendosje më të fortifikuar. Përpara mbrojtjes e nis nga fillimi Sabien Lilaj, që shihet si ekuilibrist mes reparteve. Roshi do të luajë..

Lexone

I gjithë Egjipti kundër Ramosit, një avokat e denoncon dhe kërkon 1 miliard euro dëmshpërblim

Nis nga Spanja rikuperimi i “luftëtarit” Mohamed Salah. Siç ka bërë me dije Federata Egjiptiane, lojtari që u dëmtua pas një ndërhyrjeje të Ramosit në finalen e Championsit, ka zgjedhur Spanjën për programin e rehabilitimit.Sulmuesi i Liverpulit shpreson të jetë gati për ndeshjet e “Rusi 2018”, që starton më 14 qershor. Salah ka nisur fazën e rikuperimit të dielën dhe do të ndiqet nga stafi i Liverpulit.Por populli egjiptian, që shpreson në rikuperimin e shpejtë të Salah, vazhdon të sulmojë Ramosin, duke e akuzuar se e bëri me qëllim ndërhyrjen. “Kushdo që kupton nga futbolli, e sheh që Ramos e dëmtoi me qëllim”, – shkruan Mido, ish-sulmuesi i Ajaksit. Postimi i tij bëri xhiron e botës, por jo vetëm kaq.Ka pasur edhe peticione kundër Ramosit, që spanjolli të ndëshkohet nga UEFA dhe FIFA, të përjashtohet nga Botërori, nëse edhe Salah nuk do të luajë.Një avokat egjiptian, Bassem Wahba, ka denoncuar në FIFA ndërkohë Ramosin, me akuzën se i ka shkaktuar një dëm të madh fizik dhe ps..

Lexone