Home / Tag Archives: ndeshjes

Tag Archives: ndeshjes

Shkëndija pret Rosenborgun për të hyrë në histori

Shkëndija e Tetovës do të presë sonte në orën 20:15 gjigantët norvegjezë të Rosenborgut, në sfidën e kthimit të Play Off-it të Europa Leagues, një takim të cilin Supersport do ta sjellë live dhe ekskluzivisht për të gjithë sportdashësit shqiptarë.Kuqezinjtë do të tentojnë historinë në stadiumin “Filipi II”, pasi do të zbresin në fushë me synimin për të eliminuar kundërshtarët dhe për të arritur për herë të parë në fazën e grupeve.Rezultati i ndeshjes së parë, 3-1 për Rosenborgun, nuk është shumë shpresëdhënës, por loja e Shkëndijës në “Lerkendal Stadium”, bën që trajneri Qatip Osmani të shpresojë në një rezultat të mjaftueshëm për t’u kualifikuar më tej.Kuqezinjtë e nisën eksperiencën europiane me eliminatoret e Champions League, ku arritën deri në turin e tretë dhe u eliminuan nga austriakët e Salzburgut, ndërsa më pas vijuan në Play Off-in e Europa Leagues.Trajneri Qatip Osmani ka grupin e plotë në dispozicion dhe theksoi edhe në intervistën e parandeshjes, se skuadra është g..

Lexone

Surprizon tenistja franceze, zhvishet në US Open (Video)

Një incident disi qesharak ka ndodhur në grand slam të US Open, kur tenistja franceze Alize Cornet vendosi të zhvishet në fushën e lojës. Cornet, para fillimit të takimit, kuptoi se e kishte veshur mbrapsht bluzën dhe vendosi ta ndërrojë atë në fushën e lojës. Kjo situatë krijoi ilaritet dhe të qeshura mes fansave, por për gjyqtarin e ndeshjes ky veprim ishte shkelje e rregullores, ndaj i dha tenistes franceze një “paralajmërim”. Vendim të cilin Cornet nuk e ka mirëpritur.https://t.co/Fp5cLXgrBa— David A. Love (@davidalove) August 28, 2018Në mbrojtje të saj ka dalë edhe WTA (Women tennis Association), e cila u shpreh se për meshkujt është e lejuar që të ndërrojnë fanellën në fushën e lojës, ndërsa për femrat jo. Kjo ka detyruar organizatorët e US Open që të kërkojnë ndjesë për vendimin që morën. Për sa i përket ndeshjes, Alize Cornet e humbi ndeshjen ndaj suedezes Johanna Larsson dhe u eliminua nga turneu, por pa paguar asnjë gjobë për gjestin e kryer.Here’s the chance to redo ..

Lexone

Në pranga reperi problematik kosovar

Gjykata e Pejës ka shpallur aktgjykimin në rastin e reperit Arian Sijarina.Reperi Sijarina akuzohej për veprat penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.Për veprën e parë, i akuzuari u dënua me 6 muaj burg. Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit do të kthehet në dënim me gjobë.Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje Sijarina u dënua me gjobë në shumën prej 600 euro.Dje reperi kishte pranuar fajësinë dhe kishte shprehur keqardhje për veprën te cilën e kishte kryer.Ndërsa ndaj dy të akuzuarve, Albert Kastrati dhe Dardan Doda, Gjykata mori aktgjykim refuzues, kjo pas tërheqjes nga ndjeka penale të prokurores Suada Hamza, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.Sipas aktakuzës, Arijan Sijarina ishte pasagjer në veturë, së bashku me Albert Kastratin dhe Dardan Dodën, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes Prishtina- Drita, në dalje të Pejës, pranë pompës së derivateve “Hib Petrol” kishte nxjerrë gjysmën e trupit jashtë dhe me revole kishte ..

Lexone

Raporti mjeko-ligjor: Astori nuk vdiq në gjumë, mund të shpëtonte

Vdekja tragjike e mbrojtësit italian, Davide Astori tronditi të gjithë botën e futbollit. U pretendua se 31-vjeçari vdiq në gjumë gjatë grumbullimit me ekipin e tij në Udine, por mjekësia ligjore, pas ekspertizës së barë, arriti në konkluzionin se ish-kapiteni i Fiorentinës, nuk ka vdekur në gjumë.Profesorët Karlo Moreski dhe Gaetano Thiene, përgënjeshtron atë që është thënë deri tani për ndarjen nga jeta të kapitenit të Fiorentinës natën e 4 marsit, kur ai gjendej i vetëm në dhomën e hotelit para ndeshjes me Udinezen.Në raportin e mjekëve ligjorë flitet për “takiaritmi”, që do të thotë se zemra filloi të rrihte gjithmonë e më shpejt deri sa ndaloi.Mjekët tregojnë se Astori ka qenë zgjuar atë natë, kur zemra filloi t’i rrihte gjithmonë e më shpejt dhe hodhën hipotezën se në rast se do të kishte një shok skuadre në dhomë do të kishte shpëtuar.Mjekët dyshojnë se bëhet fjalë për një dhimbje të fortë në zemër, që nuk duhet t’i ketë ndodhur më parë, ish-kapitenit të Fiorentinës.8 ..

Lexone

Del ekspertiza, Davide Astori nuk vdiq në gjumë. Mund të ishte shpëtuar, nëse nuk do ishte vetëm në dhomë

Davide Astori preku zemrat e mbarë Italisë me ndarjen e parakohshme nga jeta, por kur kanë kaluar mbi 3 muaj nga ngjarja që tronditi jo vetëm futbollin, kanë dalë edhe teza të reja mbi rrethanat e ngjarjes.Një detaj i zbuluar së fundi në ekspertizën mjekoligjore nga profesorët Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene, ekspertë të ngarkuar në detyrë nga prokurorja publike Barbara Loffredo, që kanë punuar prej një kohe të gjatë tashmë, hedh poshtë tezat e publikuara prej 4 marsit mbi atë se çfarë i ndodhi kapitenit të Fiorentinës, teksa gjendej në dhomën e tij të hotelit në Udine, përpara ndeshjes në “Friuli” mes Udinezes dhe Fiorentinës.Sipas raportimeve u mësua se Davides i ishin ngadalësuar rrahjet e zemrës (bradiaritmia), deri në pushimin total të saj, gjë që praktikisht nënkupton që mbrojtësi 31-vjeçar mund të ketë vdekur në gjumë, por jo!Siç lexohet në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, detaji i zbuluar së fundmi ka të bëjë me atë që quhet si “takiaritmi”, që do të thotë..

Lexone

Trajneri i Egjiptit tregon datën e rikthimit të Salah

“Ne jemi optimist se po”, ka thënë Hector Cuper me besim se Mohamed Salah do të shërohet me kohë dhe do të luaj në ndeshjen e parë të Egjiptit kundër UruguaitFaraonët janë duke vuajtur pa Salah, por Cuper ka thënë sot se ylli i tyre mund të luaj në ndeshjen e radhës kundër Uruguait.Sipas trajnerit të Kombëtares se Egjipti, ata ishin përgatitur edhe për me të keqen nëse Salah nuk do të shërohej dhe nuk do të ishte gati për këtë Botëror.Për trajnerin Salah është një lojtar shumë i rëndësishëm i Egjiptit, por ai ka thënë se skuadra nuk mund të varet në një lojtarë gjatë gjithë garës derisa ata do të luajnë të premten e ardhshme në Rusi.“Ne shpresojmë që ne mos të ndikohemi. Ne do të përpiqemi të jemi e njëjta skuadër dhe mos të varemi nga një lojtar”, ka thënë Cuper.“Ai është një lojtar i rëndësishëm por nëse nuk është gati ne do të luajm me një lojtar tjetër. Ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhin tek të gjithë lojtarët. Ne kemi nevojë që ta zëvendësojmë atë, por shpresojmë s..

Lexone

Në Argjentinë ngrenë alarmin: Duan të na përjashtojnë nga Botërori i Rusisë

“Duan të në nxjerrin jashtë Botërorit”. Është ky alarmi që vjen nga Argjentina, ku “Ole” u referohet zhvillimeve të fundit, pas ndeshjes së anuluar me Izraelin.Ekziston frika se ai vendim mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Mesit me shokë.E përditshmja argjentinase, përfaqësuesit e “COMTEC”, që kishte organizuar ndeshjen në fjalë, janë gati të nisen për në Zyrih, me qëllimin për t’i kërkuar FIFA-s përjashtimin e Argjentinës nga Botërori i Rusisë. Arsyeja? Anulimi i miqësores me Izraelin.Sipas shoqërisë që kishte marrë përsipër organizimin e miqësores, në këtë rast kemi të bëjmë me një “diskriminim fetar”. Këtë çështje po e ndjekin nga afër avokatët tashmë.

Lexone

Usain Bolt debuton në futboll, luan 20 minuta me Stromsgodset (Video)

Rreth 20 minuta në fushë, disa sprinte, një rast i mirë për të shënuar me kokë dhe një humbje e ngushtë. Kjo është sinteza e debutimit të Usain Bolt me skuadrën norvegjeze Stromsgodset.Rekordmeni i shumëfishtë në atletikë, në garat e 100 dhe 200 metrave, luajti në minutat e fundit të miqësores që skuadra e tij zhvilloi ndaj përfaqësueses U-19 të Norvegjisë, që fitoi minimalisht 1-0.Për Bold ishte një eksperiencë e vyer para ndeshjes së bamirësisë që do të luajë me 10 qershor në “Old Trafford” të Manchesterit, stadium ku gjithmonë ka ëndërruar për të qenë protagonist.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

7 gola për dy ndeshje ! I pësoi vetëm Panuçi, apo edhe “Babuçi”..?

Në kohën e De Biazit, atëherë kur na bënë shiringën që gënjeshtra të na dukej si e vërtetë, këndonim, pa patur frikë nga bota, të bujshmen “ o sa mirë me qen shqiptar”.Tani, në kohën e Panuçit, ku zhgënjimi është ngjitur në altar, nëse do të kishim guxim që të këndonim prapë, teksti do të ishte kryekuput ironik.Mrekullia e 7-të e Kombëtares ka mbërritur pas ndeshjes me Ukrainën, ku kuqezinjtë thyen rekordin me shifra, por më shumë rekordin e imoralitetit sportiv. 7 gola në dy ndeshje, dhe prapë , dukeshin sikur kishin oreks për të pësuar gola të tjerë…Porta kuqezi është zmadhuar frikshëm, si me porosi , kurse lojtarët tanë kanë shkuar përtej ylberit me deformimin e thellë që i bënë edhe asaj loje që na kishte mbetur nga italiani i parafundit, De Biazi .Një deformim spektakolar, tepër i dyshimtë për t’u pranuar se ka vetëm një emër dhe ai është trajneri Kristian Panuçi.Ndaj edhe media e oborrit po tregon një zell patologjik, për të shkarkuar gjithë malin e fajit tek italiani ,..

Lexone

“Shporru, duam De Biazin!”, 600 tifozë tërbuan trajnerin Panuçi në pjesën e dytë

Nga thirrjet për mbështetje të ishtrajnerit Xhani De Biazi te kontestimet dhe kërkesat për largim nga Kombëtarja shqiptare.Tifozët kuqezi tërbuan dje Kristian Panuçin, duke e detyruar të ndërpriste lidhjen direkte pas ndeshjes për platformën “SuperSport”.Rreth 600 shqiptarë kishin mbushur të vetmen tribunë të stadiumit modest të Eviansit, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme.Mirëpo, pasi mbështetën deri në fund Kombëtaren dhe u zhgënjyen pa masë nga paraqitja e lojtarëve, tifozët nisën të kontestonin Panuçin.“Panorama Sport” mëson se pa u mbyllur ende ndeshja, thirrjet që u dëgjuan më shumë ishin: “De Biazi! De Biazi!”.

Lexone