Home / Tag Archives: ndeshjen (page 9)

Tag Archives: ndeshjen

Buffon: Të shtunën ndeshja e fundit me Juven, shpejt vendos për ofertat

Erdhi momenti i të vërtetës për Gigi Buffon. Pas shumë zërave dhe hipotezave të ndryshme, portieri legjendar italian zyrtarizoi largimin nga Juventusi pas 17 sezonesh me fanellën bardhezi.“Të shtunën në mbrëmje do të luaj ndeshjen time të fundit me fanellën e Juventusit. Dua ta mbyll me fitore të rëndësishme në shoqërinë e presidentit Andrea Agnelli dhe shokëve të skuadrës dhe të tifozëve. Nuk doja të thosha lamtumirë si një futbollist me motor të fikur dhe për këtë jam krenar.”Të shtunën do të luajë edhe një ndeshje, kjo është e vetmja gjë e sigurt. Agnelli e di se çfarë po më ndodh dhe është një këshilltar të cilin nuk dua ta humbas. Deri 15 ditë më parë ishte marrë vesh që do të hiqja dorë, por tani më kanë ardhur disa oferta dhe sfida stimuluese, si në fushë dhe jashtë saj. Propozimin më të rëndësishëm ma ka bërë Andrea, javën e ardhshme do të marr një vendim përfundimtar.”17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tirana mund Kastriotin dhe fiton trofeun e “Kategorisë së Parë”

Tirana ka fituar me rezultatin 2-0 në ditën e sotme ndaj Kastriotit, në finalen e “Kategorisë së Parë”.Në kampionatin e ndarë në dy grupe, Tirana dhe Kastrioti nuk kishin rivalë, duke dominuar në grupet respektive. Tashmë të dyja ekipet u ndeshën për të përcaktuar skuadrën e vetme fituese të “Kategorisë së Parë”, në ndeshjen u zhvillua në “Elbasan Arena”.Në pjesën e parë bardheblutë ishin pa fantazi, ku ekipi i Samuel Nikaj ishte me pranë fitores, teksa Marku ka gabuar i vetëm përballë Likës, ndërsa Çutrës i është mohuar një super gol nga distanca po nga portieri i Tiranës.Megjithatë gjatë pjesës së dytë situata ndryshoi, pasi Greca arriti të realizoi dy herë, falë gabimeve në mbrojtje të Kastriotit.Bardheblutë nuk e diskutojnë “Kategorinë e Parë” dhe kjo u dëshmua edhe në këtë finale.

Lexone

Skenarët për mbijetesën, Kamzës nuk i mjafton 1 pikë. Vllaznisë i duhen fitore me shumë gola

Vllaznia, Kamza apo Teuta? Me këtë të fundit thuajse të përjashtuar nga lufta për mbijetesë, duke qenë se luan ndeshjen e radhës me Lushnjën e rënë dhe me një pikë siguron matematikisht qëndrimin, duket se gjithçka në mbylljen e llogarive për zonën e ftohtë varet nga këmbët e Kamzës.Skuadra e Julian Ahmatajt nuk ka në dorë vetëm fatin e vetë, por edhe atë të Vllaznisë, pasi me rezultatin ndaj Laçit përcaktohet direkt, nëse “lufta” do të vijojë deri në javën e fundit apo do të mbyllet që këtë të shtunë.Së pari, për të sqaruar pse Teutës i mjafton edhe një pikë në dy ndeshjet e fundit, lidhet me faktin se bën diferencën në ndeshjet direkte me rivalët, gjithnjë nëse në fund, durrsakët, Kamza dhe Vllaznia e mbyllin me pikë të barabarta.SI SHPËTON KAMZAFitorja në ndeshjen e radhës kundër Laçit i siguron qëndrimin në elitë. Nëse merr vetëm një pikë në takimet e mbetura dhe Vllaznia i fiton të dyja, atëherë skuadrat e mbyllin me nga 44 pikë.Në bazë të rregullores së klasifikimit, fi..

Lexone

Flamurtari kërkon me çdo kusht të luajë në shtëpi me Partizanin

Pas ngjarjeve të ndeshjes me Vllazninë, Flamurtari, përveç dënimeve për pjesëtarët e stafit drejtues dhe teknik, u dënua edhe me dy ndeshje në fushë asnjanëse.Të parën e luajti në Elbasan me Laçin, ndërsa të shtunën luan ndeshjen e fundit shtëpiake të këtij kampionati me Partizanin.ipas dënimit të Disiplinës, duhet të luajë sërish jashtë Vlorës, por drejtuesit e klubit po bëjnë të gjithë përpjekjet për ta zhvilluar në stadiumin “Flamurtari” këtë ndeshje.Ata janë të gatshëm të paguajnë gjysmën e dytë të dënimit, nëse e lejon rregullorja, ndërkohë që presin edhe një falje të mundshme nga Apeli.Kjo çështje ka mbetur pezull në fakt, sepse askush nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare në FSHF. Vlonjatët shpresojnë shumë që me Partizanin të luajnë në fushën e tyre.Flamurtari ka dalë nga objektivat, edhe pse jo matematikisht, por e dëshiron shumë zhvillimin e ndeshjes me të kuqtë në Vlorë. Vendimi zyrtar për këtë çështje pritet të merret sot.

Lexone

Skënderbeu, Daja ka një strategji deri në finalen e Kupës

Dy ndeshjet e fundit të kampionatit, me Luftëtarin në transfertë dhe Vllazninë në Korçë, kanë vetëm vlera statistikore për Skënderbeun.Për këtë arsye, në ndeshjen me Teutën u aktivizuan lojtarët e stolit, duke përjashtuar Osmanin dhe Ditën.Edhe në Gjirokastër do të jenë po ata lojtarë, me ndryshimin e vetëm që në fushë nga minuta e parë do të jetë edhe sulmuesi kryesor Ali Soue, i cili kërkon trofeun personal të golashënuesit më të mirë. Në stol pritet të ulet Krasniqi.Për ndeshjen e fundit me Vllazninë, trajneri Ilir Daja ka në plan të aktivizojë më shumë titullarë, të paktën 3-4 prej tyre, sepse ekipi duhet të jetë në gjendjen optimale para finales së Kupës së Shqipërisë me Laçin, që zhvillohet më 27 maj.Trajneri i Skënderbeu ka preferuar të zhvillojë një minifazë me lojtarët titullarë dhe këto ditë do të jenë të ngarkuara në stërvitje për ta. Ritmi do të ulet javën e ardhshme.

Lexone

Bregu-Abazaj, polifonia e fundit në Gjirokastër

Në Gjirokastër bëhen gati për polifoninë e fundit të këtij edicioni. Në qytetin e gurtë Luftëtari do të luajë ndeshjen e fundit sezonale përpara publikut, 90-minutëshin ndaj kampionëve në fuqi, që mund të konfirmojë zyrtarisht edhe vendin e 3-të në klasifikim.Por kjo sfidë do të jetë e fundit përpara tifozerisë zikaltër për dyshen Abazaj–Bregu. Kristali ka bërë të qartë të ardhmen e tij, pasi menjëherë në përfundimin e kampionatit do të zhvendoset në Belgjikë, për të nisur aventurën e re me gjigandët e Anderlechtit. 13 golat e shënuar janë notat muzikore të polifonisë së numrit 7 i cili kërkon ta mbyllë me një tjetër paraqitje të madhe dhe pse jo sërish me gol.Nëse për Abazajn ka qënë e vështirë përshtatja me muzikën e krahinës, duke qënë se vjen nga një familje me origjinë nga veriu, për Dejvi Bregun kjo ka qënë më e thjeshtë. Vlonjati i ka mbajtur ison shokut të skuadrës, duke qënë padiskutim zbulimi i kampionatit në dy sezonet e fundit.22-vjeçari do të transferohet tek Skënder..

Lexone

“Izolohet” Laçi, lojtarëve u ndalohen deklaratat në prag të ndeshjes me Kamzën

Nuk është hera e parë që ndodh, në fakt, sepse edhe më parë lojtarëve të Laçit u është ndaluar të flasin për shtypin sportiv p[ara ndeshjeve.Këtë radhë ndeshja ka një rëndësi shumë më të madhe, sepse vendos shumë për objektivin e Europës.Presidenti Pashka Laska u ka kërkuar të tijve të mos flasin asnjë fjalë për ndeshjen e së shtunës me Kamzën.Lojtarët shkodranë të Laçit, të kontaktuar për një prononcim në lidhje me sfidën e Kamzës dhe “ndihmën” që ata mund t’i japin Vllaznisë në këtë moment, e kanë pasur të pamundur të shprehen për këtë arsye.Po ashtu, një arsye më shumë për ta kaluar këtë ndeshje me heshtje shtypi nga ana e kurbinasve, janë edhe polemikat që presidenti Laska ka pasur me kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun, të cilit i ka kërkuar të kërkojë falje publike, ose çështja do të vazhdonte në Gjykatë.Laçi kërkon ta sigurojë Europën nga kampionati dhe për momentin mban vendin e katërt. Në finalen e Kupës nuk i dihet çfarë ndodh.

Lexone

Më në fund reagon Ernest Gjoka: Më lanë në baltë, lufta nuk bëhet vetëm

Ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka bërë komentin e parë që nga momenti kur u largua nga drejtimi i skuadrës kuqeblu.Në një bashkëbisedim me një tifoz shkodran, të publikuar nga “Shkodra News”, Gjoka ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve që e shtynë për t’u larguar nga drejtimi pas humbjes 2-0 ndaj Partizanit.Ai i vë fajin skuadrës, duke e cilësuar veten “të lënë në baltë” nga ekipi si dhe e cilësoi vetën si “të vetmin” që luftonte për mbijetesën e Vllaznisë. Gjithsesi, ai nuk u është përgjigjur mesazheve të tjerë të tifozit që kërkonte të dinte se cilët ishin ata që kishin tradhtuar fanellën kuqeblu.“Elson ti mund të thuash pa respekt! Ok. Është mendimi juaj. Unë nuk mendoj se ika si frikacak por ika sepse në ndeshjen me Partizanin u ndjeva i lënë në baltë nga ekipi dhe për këtë arsye u largova! Kurse për frikacak kam katër muaj që nga mëngjesi e deri në darkë me agjent krimesh që më shoqëronin çdo ditë!Pse çfarë ekuilibrash prisha unë në Shkodër? Kujt i shërbente që un..

Lexone

Drejt “Rusi 2018″/ Më së fundi… ngadhënjimi brazilian, (Suedi-1958)

Nga Skifter KëlliçiTrishtimi i MartelinitNë prag të këtij botërori që zhvillohej në Suedi, thuajse në tërë rruzullin tokësor jehonin tingujt e këngës “Volare”, (“Të fluturosh”), e këngëtarit të madh italian, Domeniko Modunjo, që triumfonte në Festivalin e San Remos dhe deri në Amerikë , ku u quajt “mister volare”. Një këngë që jehoi si ugur i mirë për uljen e tensionit ndërkombëtar, të nisur me garën e çarmatimit që shpalli Hrushovi në Kongresin e 20-të të PK të Bashkimit Sovjetik,( shkurt 1956), ndonëse ishte po ai dhe pasuesit e tij, të cilët në nëntor të atij viti dhanë urdhër që tanket e tyre të mbytnin në gjak revolucionin antikomunist që shpërtheu në Budapest.Megjithatë, këtë atmosferë dritëhijesh që sillnin ngjarjet e mësipërme e hijesoi eleminimi i Italisë që në ndeshjet mënjanuese dhe katastrofa ajrore e Mynihut, ku në shkurt të vitit 1958 gjetën vdekjen thuajse tërë futbollistët e skuadrës angleze “Mançester Junaited”, që po kthehej nga Beogradi, ku kishte zhvilluar një..

Lexone

Ja “top-formacioni” spektakolar i mungesave të Brazilit në Kupën e Botës

Trajneri Tite ka dorëzuar listën përfundimtare të 23 lojtarëve, të cilët do të përfaqësojnë Brazilin në Botërorin e Rusisë 2018. Me Neymar si udhëheqës, ata do të kërkojnë ta fitojnë këtë kompeticion. Dihet që Brazili prodhon futbollistë të shquar dhe me shumicë, ndaj jashtë “Selecao” për Botërorin e kësaj vere kanë mbetur shumë emra të spikatur, në të gjitha rolet. Spanjollja “AS” ka hartuar top-formacionin e mungesave të spikatura të Brazilit në “Rusia 2018”.PortierNeto – Portieri në fjalë është një nga mungesat e mëdha, pas sezonit të tij mbreslënës te Valencia. Ai është një nga më meritorët në ekipin ku luan, që kthehet në Ligën e Kampionëve. Neto e mbrojti të pastër portën e tij në 10 nga 33 ndeshjet e La Liga-s që ka luajtur, duke pritur edhe dy nga pesë penalltitë e akorduara kundër Valencias.MbrojtësDani Alves – Anësori i PSG ishte një lojtar i përhershëm në listën e trajnerit Tite, por dëmtimi i ligamentit cruciate në gjurin e tij të djathtë e la jashtë “Rusia 2018”. K..

Lexone