Home / Tag Archives: ndeshjen (page 6)

Tag Archives: ndeshjen

Neymar tremb Brazilin me deklaratat në prag të Botërorit

Neymar pranon se ai nuk është në 100% të formës si pasojë e një dëmtimi të pësuar në muajin shkurt, megjithatë deklaron se është i gatshëm të luajë me Brazilin në Kupën e Botës 2018.Sulmuesi i Brazilit nuk ka luajtur që kur u dëmtua kundër Marseille dhe vetëm prej 10 ditësh ka nisur të stërvitet me intestitet të plotë, së bashku me shokët e tij të “Selsesao”, që do të shkojnë në Rusi.Neymar tha: “Nuk jam ende në 100% të formës, uroj të përmirësohem me kalimin e kohës. Kam ende frikë për mënyrën si do të shkojnë gjërat, po fatmirësisht kam ende kohë përpara se të luajmë ndeshjen e parë. Do të më duhet pak kohë që frika të iki dhe të luajë në maksimum të mundësive, por unë jam gati të kontribuoj për Brazilin dhe asgjë nuk do të më pengojë për këtë.”Duke folur përpara se të hipte në avionin që do të çojë në Londër, atje ku Brazili do të vazhdojë përgatitjet për Kupën e Botës, Neymar shtoi: “Ndihem mirë fizikisht. Këmba nuk më jep probleme dhe me siguri do të përmirësohem ditë pas di..

Lexone

Rama tallet me Bashën: Tani është e qartë pse s’pati protestë dje, në krye të PD paska qenë portieri i Liverpulit se Luli paska ikur në Kiev

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestë që opozita mbajti dje para kryeministrisë dhe ministrisë së Brendshme.Fill pas mbarimit të finales së Ligës së Kampionëve, përmes një statusi në facebook Rama është tallur me Bashën ku shprehet se në Tiranë nuk ka pasur protestë, pasi në krye të saj nuk ka qenë Luli, po trajneri i Liverpoolit.Ky i fundit nuk pati mbrëmë ndeshjen e tij më të mirë, pasi për shkak të dy gabimeve të tij, u pësuan dhe dy golat.‘’Tani është e qartë pse s’pati protestë në Tiranë sot Në krye të PD paska qenë portieri i Liverpulit dhe Luli paska ikur në Kiev për të mbrojtur portën e Liverpulit”, shkruan Rama.Edhe më herët Kreu i qeverisë reagoi për protestën e opozitës, ku falenderoi demokratët që nuk dolën në protestë.“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmto..

Lexone

ANALIZA: Real Madrid-Liverpool: Ku do të fitohet dhe humbet finalja

Sot do të ulë siparin Champions League 2017/18. Real Madrid dhe Liverpool do të përballen në Kiev për trofeun dhe për fronin e Europës. Kjo ndeshje premton të jetë drithëruese dhe kjo gjë nuk mund të thuhet çdo vit. Disa finale të së kaluarës, si Chelsea-Bayern (2012) apo Real Madrid-Atletico Madrid (2016) kanë qenë një luftë fizike, por finalja e së shtunës do të jetë ndryshe.Përballë do të jenë dy ekipe që dinë të luajnë vetëm në një mënyrë: dalje përpara në sulm me sa më shumë lojtarë të jetë e mundur. Në fakt, tifozët e Real Madrid e kanë zakon të vërshëllejnë në “Bernabeu” kur Real qarkullon topin dhe nuk shkon përpara. Nga ana tjetër, në “Anfield” tifozët thërrasin “Allez, allez, allez!” dhe “Sulm! Sulm! Sulm!”.Do të jetë një përballje titanësh e cila mund të vendoset nga tre faktorë.Real MadridTrajneri Zinedine Zidane ka ndryshuar disa herë fytyrën e skuadrës së tij gjatë fazës me eliminim direkt të Champions League, duke përdorur të gjithë lojtarët e talentuar të stolit..

Lexone

Armando Duka i bëri presion me UEFA-n Partizanit, që të shpëtonte Vllazninë. Vetë hapte sytë dhe “shijonte spektaklin” e korçarëve

“Panorama Sport” ka zbardhur një prapaskenë që ka ndodhur para të ashtuquajturit derbi i ri i kryeqytetit, Partizani-Kamza.Zyrtarët e Federatës, në mbledhjen e zhvilluar para ndeshjes, u kanë kërkuar përfaqësuesve të dy klubeve që të jenë të kujdesshëm dhe të luajnë futboll të pastër, pasi janë të monitoruar nga UEFA.Pra, presioni nga FSHF ka qenë prezent para këtij takimi të fundit të luajtur në “Selman Stërmasi”.Por, skenari i kësaj jave për lëshim, i përfolur në çdo ambient sportiv, nuk kishte lidhje vetëm me ndeshjen e luajtur në kryeqytet, por edhe me sfidën e Korçës, ku Skënderbeu priste Vllazninë.Madje, spektakli me gjashtë gola i dhuruar në Korçë u zhvillua në prani të krerëve më të lartë të FSHF-së, me në krye presidentin Armando Duka, që dha në fund trofeun e titullit kampion për Skënderbeun.Duke iu referuar asaj që ndodhi para ndeshjes në kryeqytet, natyrshëm lind pyetja se zyrtarët e FSHF-së a dhanë të njëjtin udhëzim edhe për përfaqësuesit e Skënderbeut dhe Vllaz..

Lexone

Real apo Liverpool? Dua Lipa zgjedh ”fituesin” e Champions League

Këngëtarja me origjinë nga Prishtina, Dua Lipa ka dhënë verdiktin e saj lidhur me ndeshjen finale të Champions League, që do të luhet mbrëmjen e nesërme mes Real Madrid dhe Liverpool.22-vjeçarja do të përformojë në ceremoninë e hapjes së garës finale që do të luhet nesër në stadiumin e Kievit.Ajo do të këndojë disa nga hitet e saj si: “New Rules”, “New Love” dhe IDGAF”.Në profilin zyrtar të UEFA Champions League në Instagram, ajo ka bërë parashikimin e saj lidhur me sfidën që zhvillohet mes 12 herë kampionëve në fuqi dhe të gjigantëve anglezë.Duke qenë se është rritur në Londër, 23-vjeçarja ka preferuar të zgjedhë si triumfues ekipin e Premier Leagues, Liverpool që drejtohet nga Jurgen Klopp.

Lexone

Strakosha i dëmtuar, Panucci grumbullon Selmanin në Kombëtare

Gentian Selmani është afrimi më i fundit në Kombëtare nga trajneri Christian Panucci. Kapiteni i Laçit u përzgjodh për të zëvendësuar Thomas Strakoshën, i cili luajti i dëmtuar në ndeshjen e fundit të Serisë A përballë Interit dhe tashmë duhet të qëndrojë pushim.Gardiani i shtohet në këtë mënyrë emrave të rinj të afruar rishtazi në ekipin kuqezi, nga mbrojtësi Egzon Binaku i Malmos, për të vazhduar me sulmuesit Sidrit Guri, Armando Vajushi e Rei Manaj. Selmani është vetëm 20-vjeçar, por ka eksperiencë të jashtëzakonshme.Duke nisur nga debutimi në elitën e futbollit shqiptar me Laçin në moshën 17-vjeçare, për të vijuar me përfaqësuesen Shpresa, ku është numri 1 i portës.Thirrja është e merituar për atë që portieri ka treguar në këtë sezon, ku ka merita të padiskutueshme në pozicionimin e kurbinasve në vendin e katërt në kampionat, nga i cili ekipi siguroi një vend në kupat e Europës, por edhe te fakti që skuadra e Mezanit do të luajë në finalen e Kupës së Shqipërisë.Me thirrjen ..

Lexone

Finalja e Kupës me Laçin, Skënderbeu merr lajme të mira për Ali Soue

Ky sezon mbyllet ditën e diel, me ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit, që zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.Korçarët, pas festës së titullit, synojnë të fitojnë edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke e konsideruar këtë sezon si më të përshtatshmin për të bërë bis trofesh.Në fushë sigurisht që do të zbresin lojtarët titullarë, që janë trajnuar nga trajneri Ilir Daja posaçërisht për këtë ndeshje, por lajmi i mirë është se të dielën do të jetë gati edhe sulmuesi kryesor Ali Soue.Burime të “Vipsport.al” pranë ekipi korçar bëjnë me dije se sulmuesi pritet të dalë që sot në stërvitje dhe shanset janë maksimale që ai të jetë në fushë nga minuta e parë ndaj Laçit.Soue u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores, me 21 gola.Ai nuk dëshironte të mungonte në finalen e Kupës dhe do të jetë në fushë për të kërkuar trofeun e tretë me ekipin korçar, pas titullit dhe “Këpucës së Artë”.Probleme të tjera nuk ka pasur për Skënderbeun para kësaj ndeshjeje.

Lexone

Bomba e merkatos, ish-ylli bardhezi dëshiron të kthehet te Juventusi

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, shpreson të ribashkohet me Juventusin këtë verë, sipas “Calciomercato”.Kileni bëri emër për veten me “Zonjën e Vjetër”, ku luajti në katër sezone, mes viteve 2011 dhe 2015.Me kontratën e Vidal, që do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, Bayerni mund të fitojë para me shitjen e 31-vjeçarit, në vend që ta humbasë atë si lojtar të lirë verën e ardhshme.Duke luajtur me bardhezinjtë, Arturo Vidal u bë një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit.Që atëherë është transferuar në Mynih, ndërsa aktualisht luan për Bayern.Mesfushori po shtyn shumë për t’u kthyer në Torino. Ai do të ishte një përforcim solid në mesfushën e Juventusit.Beppe Marotta tha kohët e fundit se ish-lojtarët e Juves nuk e harrojnë klubin bardhezi.Përveç Morata, edhe Vidal është një tjetër lojtar, që “mungon” në Torino.Vidal ishte i pranishëm në “San Siro” për ndeshjen e fundit të Pirlos, ndërsa bisedonte me Chiellini, Barzagli, Marchisio dhe të tjerë, q..

Lexone

Kamza shpërthen ndaj FSHF-së: Korbat e zinj dhe… korbi i madh

Klubi i Kamzës e ka festuar gjatë qëndrimin në Superiore. Por, të enjten mbasdite, i ka mbërritur një “mandatë” nga Komisioni i Disiplinës, që e dënon me 4 ndeshje pa tifozë në kampionatin e ardhshëm. Ky dënim është konsideruar tendencioz dhe si njëlloj hakmarrjeje nga FSHF-ja, çka bëhet me dije në këtë deklaratë për shtyp:“Pasi u njohëm me ndëshkimin nga Komisioni i Disiplinës, ku KF Kamza nuk do të ketë të pranishëm tifozët e saj për 4 ndeshjet e sezonit 2018-2019, duhet të reagojmë për të mbrojtur dinjitetin e skuadrës sonë.Pasi jemi luftuar gjatë gjithë kampionatit të sapombyllur nga skenare të turpshme dhe “korbat e zinj” (arbitrat), të cilët pasi e panë të plagosur Kamzën, zbrisnin hera-herës në tokë për ta copëtuar, por nuk ia dolën, tashmë sulmi vazhdon nga e vetmja mundësi, Komisioni i Disiplinës, pasi gara mbaroi dhe Kamza ia doli të mbijetojë.Krahas kënaqësisë së punës sonë të palodhur, kënaqësia më e madhe ishin mesazhet e shumta të urimeve nga njerëz të ndryshëm, të ..

Lexone

Vendimet e Disiplinës, dhunoi gjyqtarin, përjashtohet me 3 vite lojtari i Shkumbinit

1.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje fyese në ndeshjen kundër F.C “Flamurtari”, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. 2.KF “Kamza”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje të sendeve në fushë duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes kundër KF “Laçi”, në bazë të nenit 66/3.a) të KDS,dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. 3.Lojtari i KF “Shkumbini”, Albano Isaj, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.b) të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti. 4.Zyrtari i KF “Shkumbini”,Arianit Ballhysa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 5.KF “Butrinti“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me FC “Termi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS. 6.KF “Dinamo“ U-17, pë..

Lexone