Home / Tag Archives: ndeshjen (page 4)

Tag Archives: ndeshjen

Kombëtarja e Panuçit prek fundin, turpërohemi dhe përballë Ukrainës

Performanca turpëruese e Kombëtares shqiptare ka vijuar dhe në miqësoren e sotme të luajtur në Evian të Francës kundër Ukrainës.Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian, Kristian Panuçi, pas humbjes turpëruese të marrë në miqësoren e parë kundër Kosovës, të njëjtën gjë ka përsëritur dhe në takimin e sotëm përballë Ukrainës duke humbur me rezultatin e thellë 4-1.Edhe në miqësoren e sotme u vu re një ekip që nuk shfaq asnjë dëshirë për të fituar, ku loja është krejtësisht skandaloze dhe reparti më i turpshëm është mbrojtja.Një repart tërëisht katastrofik që i dha mundësinë sulmuesve Ukrainës të dhuronin spektakël dhe të shënon tre gola.Skuadra e drejtuar nga trajneri Andri Shevçenko arriti që të mbyllë ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar tre gola.I pari që hapi serine e golave për ukrainasit ishte Konoplianka në minutën e 31-të, ndërsa në të 36-tën dhe të 45-tën Jarmolenko shënoi një dopietë duke i mbyllur 45 minutat e parë me shifrat 3-0.Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë ..

Lexone

FOTOT: Donald Lu surprizon sërish, vishet kuq e zi dhe… luan futboll

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka surprizuar të gjithë me foton e publikuar sot, pasi shfaqet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.Ai shfaqet i veshur sportiv, me fanellë ku shihet edhe flamuri kuq e zi, atlete dhe pantallona të shkurta.Ambasadori Lu ka qenë i pranishëm gjatë ndeshjes së futbollit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila fitoi edhe Kampionatit Rajonal të futbollit të ambasadave.Në një postim në ‘Facebook’ Ambasada tregon se skuadra e saj ka arritur të fitojë përball Malit të Zi dhe Maqedonisë.“ | Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale.Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri! ”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. (TemA)

Lexone

Drejt “Rusi 2018”: “Flamenkoja” spanjole pushton botën, (2010)

Nga Skifter KëlliçiLindur në shekujt e Mesjetës në krahinat e Spanjës jugore, “Flamenco”, një lloj vallëzimi i vrullshëm, dalëngadalë u përhap dhe u bë tradicional në tërë Spanjën. Madje në shekullin e 20-të u përhap në shumë vende të botës. Dhe, siç duket, të hovëzuar nga ritmet frymëzuese të saj, futbollistët e përfaqësues së Gadishullit Iberik, e vendosën flamurin e tyre në majat më të larta të planetit të futbollit të rruzullit tokësor.Kjo ndodhi në Botërorin që u zhvillua nga 11 qershor-11 korrik të vitit 2010 në Afrikën e Jugut. Pikërisht në këtë vend ku sundimi e egër racist ndaj zezakëve vendas, i njohur me termin “apartedid”, u zhduk vetëm më 1991, duke ia lënë vendin lindjes së barazisë midis të bardhëve me zezakët vendas, deri në atë shkallë sa në vitet 1994-98 president i këtij vendi të zgjidhej Nelson Mandela, heroi legjendar jug-afrikan, që kishte kaluar më shumë se 30 vjet në burgje të tmerrshme, për shkak të luftës së tij të paepur për lirinë dhe të drejtat e popull..

Lexone

Austria mposht Gjermaninë para Botërorit, rikthehet Neuer

Joakim Low ka arsye për të qenë i shqetësuar, pasi kur kanë mbetur vetëm 12 ditë nga starti i Botërorit, Gjermania e tij nuk duket aspak gati për të mbrojtur titullin kampion.Në miqësoren e sotme ndaj Austrisë, “Pancerat” u mposhtën me përmbysje me rezultatin 2-1, ndërsa e vetmja shenjë e mirë ishte rikthimi i Manuel Neuer, që tregoi se pavarësisht kohës së gjatë jashtë fushave, vijon të jetë nga më të mirët në katërkëndëshin e portës.Në një takim që filloi pas rreth 1 orë e 40 minutash me vonesë, për shkak të reshjeve të shumta të shiut në Klagenfurt, Gjermania e e nisi mjaft mirë lojën dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 11’.Mesut Ozil u shërbye mirë në zonë dhe goditi bukur me të majtën, duke mposhtur portierin austriak dhe kaluar në avantazh kampionët në fuqi të botës, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.Në 45-minutëshin e dytë, austriakët e shtuan ndjeshëm presingun dhe arritën të shënojnë dy herë, filimisht me Hinteregger dhe më pas me Schopf, ndërsa pa..

Lexone

Luhet pa tifozë me Ukrainën. Në Evian përqafim i përzemërt i miqve të vjetër

Peripecitë morën fund dhe me hir a me pahir, Shqipëria e Ukraina do të luajnë bashkë ndeshjen miqësore pa tifozë dhe në një stadium që asnjëra palë nuk e donte. Pas presionit të madh të FIFA-s për të respektuar axhendën e miqësores, ekipet i dhanë fund përgatitjeve finale për sfidën e kësaj të diele.Me shumë gjasa 90 minutëshi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, në stadiumin, gjendja e të cilit lë për të dëshiruar.Edhe pse me një interes të vogël krahasuar me përballjet e tjera dhe me një stadium modest si ai në Evian’, policia nuk ka marrë përsipër sigurinë e miqësores me tifozë.Megjithatë, miqësoret janë miqësore dhe ato bëjnë bashkë miq të vjetër. I tillë është rasti i trajnerit të Shqipërisë, Christian Panucci, që në Francë gjeti një mik të hershëm, koleg e rival në kohën kur ishin protagonistë në fushën e blertë dhe po koleg e rival edhe tani.Tekniku italian i Kombëtares tonë është takuar përzemërsisht me trajnerin e Ukrainës, Andrey Shevchenko gjatë përgatitjeve të fu..

Lexone

Stërvitja e kuqezinjve, Panucci jep indicie për formacionin anti-Ukrainë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Verbier përpara nisjes për në Evian për sfidën me Ukrainën, duke dhënë dhe indiciet e para sa i përket atij që mund të jetë formacioni titullar, edhe pse Panucci duhet ende të zgjidhë disa mëdyshje.Abazaj bëri një stërvitje të diferencuar, duke kryer një vrap të lehtë rreth fushës, ndërkohë që stërvitja ishte kryesisht taktike dhe u provuan disa situata të ndryshme në goditjet standarde.Trajneri u pa të provonte skemën 4-1-4-1 në ndeshjen brenda familjes, ku skuadra që mund ta nisë si titullare përbëhej nga Berisha në portë, Hysaj në të djathtë, Mavraj në qendër me Gjimshitin, ndërsa këtë herë Veseli u provua mbrojtës i majtë dhe u zëvendësua në pjesën e dytë dhe nga Memolla.Përpara mbrojtjes u rreshtua, Sabien Lilaj, kurse në mesfushë, Roshi ishte në të djathtë, Ramadani dhe Ndoj në qendër, si ndaj Kosovës, dhe Lenjani në të majtë. Në vend të Roshit, u aktivizua dhe Gavazaj.Në sulm ndërkohë mund t’i besohet Rei Manaj..

Lexone

SPECIALE / Shifrat dhe faktet më interesante nga historia e Botërorëve…

Mësoni disa nga shifrat dhe faktet nga veprimtaria më e rëndësishme e futbollit, e cila pritet të fitojë pas dy javësh në Rusi, Kupa e Botës, ajka e këtij sporti. Zhvillohet një herë në katër vjet dhe është veprimtaria sportive më e ndjekur e planetit, edhe më shumë se Olimpiada…REKORDET EKIPOREMë shumë tituj të fituar – 5, Brazili (1958, 1962, 1970, 1994, 2002)Më shumë finale të luajtura – 8, Gjermania (1954, 1966, 1974, 1982, 1986, 1990, 2002, 2014)Më shumë podiume – 12, Gjermania 1934, 1954, 1966, 1970, 1974, 1982, 1986, 1990, 2002, 2006, 2010, 2014)Më shumë gjysmëfinale – 13, Gjermania (1934, 1954, 1958, 1966, 1970, 1974, 1982, 1986, 1990, 2002, 2006, 2010, 2014)Më shumë pozicionime në “Top 10” – 17, Gjermania (në çdo turne me përjashtim të 1930, 1938 dhe 1950), Brazil (në çdo turne me përjashtim të 1934, 1966 dhe 1990)Më shumë pozicionime në “Top 16” – Brazili (në çdo veprimtari)Më shumë pjesëmarrje – Brazili (në çdo veprimtari, përfshi 2018)Më shumë vende të dyt..

Lexone

Panucci rikthen “të vjetrit”, ndryshon rreshtimi

Ende nën efektin e zhgënjimit të paraqitjes me Kosovën, Christian Panucci ka në mendje një tjetër ndeshje me Ukrainën, për të kompletuar zborin me ekipin kombëtar, që me shumë gjasa do të jetë i fundit përpara startit zyrtar.Të rinjtë që thirri në forcë për të freskuar skuadrën zhgënjyen me sukses të plotë dhe Panucci nuk ka shumë kohë për të humbur, ndaj ka bërë hapa mbrapa, duke thirrur në apel ata me më shumë eksperiencë.Nga rezidenca alpine, ku është akomoduar skuadra, mësohet se italiani ka eksperimentuat një rreshtim të ri për skuadrën, ashtu sikundër edhe emra të tjerë.Me Berishën që konfirmohet mes shtyllave, në mbrojtje janë edhe Hysaj në të djathtë, ndërsa do të provohet në të majtë Veseli, për t’i dhënë zgjidhje dilemës së mbrojtësit të majtë, pas përjashtimit të Agollit.Rreshtimi nuk do të jetë si në ndeshjet e mëparshme, por me një vendosje më të fortifikuar. Përpara mbrojtjes e nis nga fillimi Sabien Lilaj, që shihet si ekuilibrist mes reparteve. Roshi do të luajë..

Lexone

Behrami “tmerron” Zvicrën, Granit Xhaka në spital

Është një lojtar i ashpër për kundërshtar dhe shpesh për këtë gjë është ndëshkuar edhe me karton të kuq, por këtë herë Valon Behrami e ka treguar agresivitetin e tij edhe në stërvitje me skuadrën e Zvicrës.Ai pati një përplasje me Granit Xhakën duke e detyruar këtë të fundit të braktiste ndeshjen e kontrollit mes dhimbjeve.Madje lojtari me origjinë shqiptare u dërgua menjëherë në spital mes frikës për dëmtim ligamenti dhe humbjes së Botërorit që është në prag.Megjithatë, pas kontrolleve të para, rezultoi se nuk kishte asgjë serioze për mesfushorin e Arsenalit, i cili do të mungojë vetëm në disa seanca stërvitore dhe në ndeshjen miqësore ndaj Spanjës, ndërsa do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e parë të Botërorit.

Lexone

Kombëtarja, Gjimshiti dhe Veseli: Të tregojmë karakter kundër Ukrainës

Kombëtarja shqiptaret vijon përgatitjet e saj në Verbier, në vigjilje të ndeshjes së dytë miqësore me Ukrainën.Përpara mediave sot dolën dy mbrojtësit Frederik Veseli dhe Berat Gjimshiti.Mbrojtësi i kombëtares, Frederik Veseli deklaroi:“Nuk ishte vetëm mbrojtja në ditë të keqe në ndeshjen miqësore me Kosovën. Ishte i gjithë ekipi që luajti keq atë ditë. Kuptohet që është fundi i sezonit dhe ndoshta edhe lodhja bën të vetën, por në Kombëtare të gjithë vijnë me dëshirë për të dhënë maksimumin. Nuk është se ishte përgatitur keq ndeshja e fundit. Duhet të marrim të gjithë përgjegjësitë tona për atë ndeshje, që duhet harruar sa më shpejt dhe kemi rastin ta bëjmë në miqësoren me Ukrainën.Diskutimet me trajnerin para stërvitjes? Ai gjithmonë në mbledh para seancave stërvitore dhe na tregon për situata të ndryshe në stërvitje dhe në ndeshje. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme në këtë rast. Ka pasur gabime në ndeshjen e fundit, por është me rëndësi të reagojmë në vazhdim”, – përfundoi mbr..

Lexone