Home / Tag Archives: ndeshjen (page 2)

Tag Archives: ndeshjen

Trajneri i Egjiptit tregon datën e rikthimit të Salah

“Ne jemi optimist se po”, ka thënë Hector Cuper me besim se Mohamed Salah do të shërohet me kohë dhe do të luaj në ndeshjen e parë të Egjiptit kundër UruguaitFaraonët janë duke vuajtur pa Salah, por Cuper ka thënë sot se ylli i tyre mund të luaj në ndeshjen e radhës kundër Uruguait.Sipas trajnerit të Kombëtares se Egjipti, ata ishin përgatitur edhe për me të keqen nëse Salah nuk do të shërohej dhe nuk do të ishte gati për këtë Botëror.Për trajnerin Salah është një lojtar shumë i rëndësishëm i Egjiptit, por ai ka thënë se skuadra nuk mund të varet në një lojtarë gjatë gjithë garës derisa ata do të luajnë të premten e ardhshme në Rusi.“Ne shpresojmë që ne mos të ndikohemi. Ne do të përpiqemi të jemi e njëjta skuadër dhe mos të varemi nga një lojtar”, ka thënë Cuper.“Ai është një lojtar i rëndësishëm por nëse nuk është gati ne do të luajm me një lojtar tjetër. Ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhin tek të gjithë lojtarët. Ne kemi nevojë që ta zëvendësojmë atë, por shpresojmë s..

Lexone

Në Argjentinë ngrenë alarmin: Duan të na përjashtojnë nga Botërori i Rusisë

“Duan të në nxjerrin jashtë Botërorit”. Është ky alarmi që vjen nga Argjentina, ku “Ole” u referohet zhvillimeve të fundit, pas ndeshjes së anuluar me Izraelin.Ekziston frika se ai vendim mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Mesit me shokë.E përditshmja argjentinase, përfaqësuesit e “COMTEC”, që kishte organizuar ndeshjen në fjalë, janë gati të nisen për në Zyrih, me qëllimin për t’i kërkuar FIFA-s përjashtimin e Argjentinës nga Botërori i Rusisë. Arsyeja? Anulimi i miqësores me Izraelin.Sipas shoqërisë që kishte marrë përsipër organizimin e miqësores, në këtë rast kemi të bëjmë me një “diskriminim fetar”. Këtë çështje po e ndjekin nga afër avokatët tashmë.

Lexone

Kupa e Botës/ Mbërrin skuadra e parë në Rusi, nisin përgatitjet për Botërorin

Kur kanë mbetur edhe 8 ditë nga fillimi i Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi, skuadrat kanë filluar të mendojnë për përgatitjet në kuadër të këtij kompeticioni.Ekipi i parë që ka mbërritur në Rusi, është Irani, skuadër e cila merr pjesë në një kompeticion të tillë për herë të pestë në histori.Kombëtarja iraniane ka mbërritur në Moskë gjatë mbrëmjes së shkuar dhe menjëherë do të nisin përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Marokut, që do të luhet në datën 15 qershor.Trajneri i Iranit, Karlos Kueiroz është shprehur i lumtur që do të marrë pjesë në këtë kompeticion, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një ëndërr të bërë realitet.“Për futbollin iranian, kjo është një ëndërr e cila është kthyer në realitet. Është një ndjesi fantastike kur mendon se do të përballesh me skuadrat më të mira në botë dhe që je mes tyre. Uroj që të gjithë tifozët të kënaqen dhe ne të bëjmë një paraqitje dinjitoze”, u shpreh Karlon Kueiroz.

Lexone

Serxhio Ramos thyhen heshtjen dhe tallet me lojtarët e Liverpulit: E marrtë dreqi, po i japin më shumë vëmendje se ç’duhet

Sjellja e pahijshme dhe antisportive e Sergio Ramos, në fitoren e Realit të Madridit me rezultatin 3-1 ndaj Liverpoolit në finalen e fundmajit të Champions League, ka qenë subjekt i kritikave intensive dhe të pafundme nga bota e sportit dhe më gjerë.Doktorët konfirmuan pasditen e së hënës se, portieri i anglezëve, Karius kishte pësuar një tronditje në tru si pasojë e goditjes me bërryl nga mbrojtësi spanjolli, ndërsa Salah është ende në dyshim për Kupën e Botës për shkak të dëmtimit në shpatull.Por, Ramos, i cili e ngushëlloi Salahun e përlotur teksa linte fushën e blertë të Kievit, si pasojë e ndërhyrjes brutale të spanjollit në stadiumin “Olimpiyskiy”, beson se është kritikuar me pa të drejtë.“E marrtë dreqi, po i japin më shumë vëmendje se ç’duhet kësaj. E kam fjalën për dëmtimin e Salah. Nuk kam dashur të flas, pasi gjithçka është zmadhuar”, tha ai për reporterët gjatë kësaj jave.“E kam parë ndeshjen përsëritje shumë mirë. Ai kap krahun tim në fillim, unë rrëzohem nga krahu..

Lexone

Politika përzihet me futbollin/ Argjentina anulon miqësoren me Izraelin

Argjentina ka anuluar një ndeshje miqësore me Izraelin, nën presionin politik të kohëve të fundit në Rripin e Gazës. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i tha kanalit ESPN se ndeshja është anuluar.“Më në fund bënë gjënë e duhur”, ka thënë ai në një intervistë.Edhe ambasada e Izraelit në Argjentinë njoftoi përmes Tuiterit se ndeshja është anuluar. Mediat raportojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka telefonuar presidentit Mauricio Macri në përpjekje për të arritur mirëkuptim për miqësoren që duhej të luhej në Jeruzalem të shtunën, por pa sukses.Lajmi i anulimit të ndeshjes u prit me festime në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të fundit.Në Ramallah, në Bregun Perëndimor, shoqata palestineze e futbollit me anë të një deklarate falënderoi sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, dhe kolegët e tij për anulimin e ndeshjes.“Vlerat, morali dhe sporti kanë siguruar fitoren sot dhe një karton i kuq i është ngritur Izra..

Lexone

Shkëlqen Sahiti, Shpresat mposhtin Bjellorusinë

Pas humbjes 0-2 ndaj Bosnjës, Shpresat e Shqipërisë kanë reaguar duke marrë një fitore 3-2 në “Elbasan Arena” në ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë.Emir Sahiti shkëlqeu në këtë takim për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi, duke realizuar dy gola fantastik.Edhe pse miqtë shënuan të parët me anë të Fiadosau, Shqipëria gjeti forca dhe në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat Shefiti.Ndërkohë në pjesën e dytë, lojtari i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti realizoi dy gola fantastik, duke treguar se është një ndër elementët më premtues për të ardhmen.Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bjellorusia ngushtoi rezultatin në 3-2.Vetëm 3 ditë më pas, dy skuadrat do të luajnë sërish një tjetër takim miqësor.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Xherdan Shaqiri: Nuk kam asgjë kundër serbëve, më intereson vetëm të luaj futboll

Goglat e vendosën Zvicrën e shqiptarëve në të njëjtin grup me Serbinë dhe janë të shumtë ata që mendojnë se ky takim në Botërorin rus do të shoqërohet me tensione.Xherdan Shaqiri mundohet që të ulë tonet e ashpra.Duke folur për mediat zvicerane, ai thotë se fati e ka vendosur Zvicrën në një prej grupeve më të forta të Botërorit, ndërsa për ndeshjen me Serbinë nuk sheh më shumë sesa futboll.“Shumë mendojnë se do të ketë shumë politikë në këtë takim, për shkak të origjinës kosovare timen dhe të disa shokëve të tjerë të mi në ekip. Vërtet Serbia dhe Kosova luftuan, por ky është futboll dhe bëhet fjalë për një ndeshje futbolli, asgjë më shumë”, deklaroi ai.Shaqiri flet edhe për përvojën në Premier League dhe gjendjen fizike. “Në Angli është një kampionat i lodhshëm dhe pa pushime dimërore. Ka qenë i lodhshëm edhe psikologjikisht, për shkak të luftës për mbijetesë”, deklaron lojtari i Stoke City.

Lexone

Incidenti te Real, portieri donte të godiste Zidane në ndeshjen e fundit të kampionatit

Kiko Casilla është përfshirë në një debat të ashpër me Zinedine Zidane pas vendimit të ish-trajnerit për të zgjedhur të birin e tij në formacion në ndeshjen e muajit të kaluar të La Liga-s ndaj Villarreal.Kështu pretendon një gazetar spanjoll.Gjithsesi, kampi i Casilla-s e ka mohuar incidentin.Luca Zidane, 20 vjeç, ka debutuar te Real Madrid në barazimin 2-2 ndaj Villarreal, që do të thoshte se Casilla, i cili është portieri rezervë pas Keylr Navas, nuk do të merrte pjesë.Duke folur për emisionin El Chiringuito ditën e hënë, një gazetar spanjoll ka pretenduar se ai donte të godiste Zidane për vendimin e marrë.Soria gjithashtu raportoi se 31-vjeçari do të kishte fituar 600,000 euro nëse do të kishte luajtur, pasi do të kishte arritur objektivin e parashikuar në kontratë.Por përfaqësuesit e Kiko-s thonë se ai nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje, dhe madje i është bindur urdhrave të Zidane:“Trajneri i tha se Luca ishte i vetmi lojtar i ekipit që nuk kishte luajtur asnjë minutë..

Lexone

Nga Hungari-Kore 9-0, ja dhjetë fitoret më të thella në historinë e Botërorëve

Ndërsa ne afrohemi gjithnjë e më afër fazës finale të Botërorit të Rusisë, “Goal” hedh një vështrim në fitoret më të mëdha (më të thella) në historinë e turneut madhor global, që luhet një herë në katër vite dhe ka mbërritur në “stacionin” e tij të 21-të.# 10 Portugali-Korea e Veriut 7-0 (viti 2010) Përplasja e Kupës së Botës 2010 midis Portugalisë dhe Koresë së Veriut u shënjua nga Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në 16 muaj, që ishte edhe i vetmi në këtë turne. Raul Meireles, Simao, Hugo Almeida, Liedson dhe Tiago (2) e plotësuan rezultatin e thellë.# 9 Poloni-Haiti 7-0 (viti 1974) Polonia mori tri fitore nga tri ndeshjet e fazës në grupe të Kupës së Botës 1974, në rrugën e saj për të përfunduar në vendin e tretë, ku triumfi 7-0 ndaj Haitit ishte më imponuesi. Një “hat-trick” nga Andrzej Szarmach iu shtuan golat e realizuar prej Grzegorz Lato (2), Jerzy Gorgon dhe Kazimierz Deyna.# 8 Turqi-Republika e Koresë 7-0 (viti 1954) Kupa e Botës 1954 u v..

Lexone

Nga portieri te “pyka”, sa dyshime për trajnerët e Botërorit

Kupa e Botës po afron dhe, pasi të gjitha Kombëtaret kanë zyrtarizuar delegacionet prej 23 lojtarësh që do udhëtojnë në Rusi, disa prej trajnerëve nuk i kanë zgjedhur ende dilemat e formacioneve që do përdorin.Miqësoret e fundit mendohet të shërbejnë për t’i shuar çdo dyshim Hulen Lopeteguit, Joakim Lëvit apo Horge Sampaolit.SPANJA: DILEMAT E LOPETEGUIT Lopetegui e ka të qartë pjesën më të madhe të 11-shes fillestare, por megjithatë mbeten ende disa dyshime në repartin ofensiv e mbi të gjitha atë që i përket sulmuesit kryesor. Diego Kosta, Iago Aspas dhe Rodrigo Moreno kanë karakteristika të ndryshme, por secili pret një shans për të qenë në ndeshjen “debutuese” ndaj Portugalisë.FRANCA: PIKËPYETJA DEMBELE Në fitoren 3-1 të “Gjelave” ndaj Italisë, Osman Dembele tregoi se mund të jetë vendimtar dhe kjo ka hapur një diskutim në Francë. Trajneri Didie Deshamp ka në rolin e “katalanasit”, lojtarë si Florian Tauven, Tomas Lemar dhe Nabil Fekir, ndaj për Dembelenë parashikohet një konku..

Lexone