Home / Tag Archives: ndeshjen (page 11)

Tag Archives: ndeshjen

Vllaznia luan mbijetesën, Gjoka letër motivuese lojtarëve

Barazimi me Kamzën komprometoi pozitat e Vllaznisë, që 3 javë nga fundi i kampionatit, rrezikon më shumë se kurrë t’i japë për herë të parë në histori lamtumirën Kategorisë Superiore.Skuadra shkodrane ndodhet e parafundit në renditje, me dy pikë më pak se Teuta e Kamza, njërën prej të cilave duhet ta parakalojë patjetër, për të shpresuar në një qëndrim të mundshëm mes më të mirave të futbollit shqiptar.Në prag të sfidës me Partizanin, trajneri Ernest Gjoka u ka dërguar një letër futbollistëve të tij, ku u kërkon të vijojnë deri në fund betejën, me besimin se do t’ia dalin të mbeten pjesë e Superiores.Letra e Gjokës për lojtarët:“E di që jeni të mërzitur e të stresuar, e di që jeni nën presionin e opinionit, e di që kjo situatë është jo pozitive…! Por, së bashku kemi kaluar shumë situata të vështira këtë dimër; kemi luftuar e sakrifikuar gjatë gjithë kohës; kemi humbur, kemi fituar, kemi barazuar, por për asnjë moment nuk kemi lënë luftën përgjysmë.Ne do të vazhdojmë luftën, k..

Lexone

VIDEO: Në Holandë shënohet autogoli më spektakolar i historisë

Dordrecht dhe Sparta Rotterdam ishin duke luftuar në ndeshjen e play-off kur Spierings shënon një gol që do të ritransmetohet për shumë vite në vazhdim.Vizitorët e Eredivisie-s morën kryesimin në minutën e 10-të nëpërmjet Loris Brogno, por ai është bërë i pavlefshëm nga shoku u ekipit, i cili dërgoi topin në rrjetën e tij nga një distancë 40 metra.Portieri Roy Kotrsmit nuk ishte i sigurt nëse duhet ta kapte me duar apo jo dhe si pasojë ai u mundua ta godiste me kokë topin, por pa sukses.

Lexone

Jessica Immobile tregon sekretin e formës së mirë (Foto)

1 of 5Jessica Immobile vijon të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale, po aq sa i fejuari i saj Ciro, në fushën e lojës. Bashkëshortja e sulmuesit të Lazios ka postuar së fundi një video ku tregon se sa shumë punon në palestër, për të pasur një trup perfekt, ndërsa nuk kanë munguar as komentet ngacmuese të saj.Duke qenë se Ciro Immobile është i dëmtuar dhe në dyshim për ndeshjen kundër Interit më 20 Maj, nuk kanë munguar as sugjerimet humoristike, me fansat që i kërkojnë Jessicës të luajë në vend të sulmuesit të Lazios, në sfidën ndaj zikaltërve.11 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Komisioni Disiplinës publikon vendimet, paralajmëron Luftëtarin dhe Vllazninë

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ngjarjet e ndeshjeve të fundjavës në Superiore dhe kategoritë e tjera.Klubet e Luftëtarit dhe Vllaznisë janë paralajmëruar se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij , do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.1.KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij , do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS. 2.KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij , do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS. 3.Lojtari i KF “Gramozi”, Petrika Ropi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 4.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Xhulio Bajrami për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nen..

Lexone

Vllaznia, trajneri Gjoka letër motivuese lojtarëve

Vllaznia rrezikon shumë për të rënë në Kategorinë e Parë këtë sezon duke u renditur në vendin e nëntë në tabelën e renditjes.Situata tek ambjenti kuqeblu është e tensioner pasi të gjithë nodhen nën presion, ç’ka ka rënduar psikologjikisht dhe lojtarët.Dhe për ç’tensionuar disi këtë situatë trajneri i skuadrës Ernest Gjoka i’u ka drejtuar një letër inkurjuese lojtarëve të tij.Letra e Ernest Gjokës.E di qe jeni te merzitur e te stresuar, e di qe jeni nen presionin e opinionit, e di qe kjo situate eshte jo pozitive…!!Por ne sebashku kemi kaluar shume situata te veshtira kete dimer, kemi luftuar e sakrifikuar gjate gjithe kohes, kemi humbur, kemi fituar, kemi barazuar, por per asnje moment nuk kemi lene luften pergjysem.Ne do te vazhdojme luften, kemi prap mundesi per t’ia dalë.Une ju kam thene qe nje burre e humb luften kur i pushon zemra.Prandaj une kam besim qe ne do t’ia dalim, e padiskutushme!Neser me koken lart per te bere gati ndeshjen me partizanin !!Une besoj t..

Lexone

Kamza, mbijetesa është më pranë

Kamza ja ka dalë të largohet me rezultatin e duhur nga një ndeshje që mund të vendoste përfundimisht shanset e skuadrës së ngjitur këtë vit në Superiore për t’u rikthyer sërish në të parën. Një ndeshje thuajse perfekte ndaj Vllaznisë, duke luajtur me kundërshtarin, pozitat në klasifikim e madje dhe kronometrin në një përballje ku humbja do të kishte qenë fatale për skuadrën e Julian Ahmatajt.Për këtë arsye, ajo pikë e fituar në Shkodër që mbi të gjitha mban pas rivalët kuqeblu në tabelën e renditjes peshon vërtet shumë. Falë saj Kamza mund të shpresojë deri në fund dhe mbi të gjitha është padrone e fatit të saj, skuadra e Julian Ahmatajt nuk ka nevojë për të parë rezultatet e rivalëve, i duhet të bëjë rezultatet maksimale në 3 ndeshjet e mbetura për të shpëtuar.Natyrisht misioni mbetet i vështirësisë maksimale me kalendarin që ofron përballje vërtet të vështira, por pas 4 rezultateve pozitive radhazi, edhe pse 3 të fundit janë barazime, Kamza po shfaqet në rritje duke rigjetur besi..

Lexone

Flamurtari mes Europës dhe pikëve të qëndrimit në Superiore

Europa League nuk është larg, vetëm 2 pikë diferenca e ndajnë Flamurtarin nga vendi i katërt, por duke parë si kanë rrjedhur gjërat javët e fundit, vlonjatët duhet të sigurojnë së pari pikët për qëndrimin në Superiore.Gjykimi u është bërë gangrenë dhe sërish mund të vazhdojë t’i penalizojë. Një penallti e paqenë për Vllazninë, një e padhënë në favor të Flamurtarit po në këtë ndeshje, por edhe të paktën një e tillë në ndeshjen më Laçin, vërtetojnë atë që është thënë gjithë sezonin: arbitrimi po diskriminon ekipin vlonjat.Në dy transferuat me Kamzën dhe me Kukësin, si dhe ndeshjen me Partizanin në mes, Flamurtarit i duhet një fitore për të qenë i qetë sa i takon qëndrimit, sepse në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë.Ky është rasti më i keq, por kuptohet që masat duhen marrë.Me 9 pikë në lojë dhe një ndeshje me një rival direkt si Partizani, vlonjatët kanë shanse reale për vendin e 4-t, ndaj dhe do t’ia bëjnë shërbimin si duhet çdo ndeshjeje të mbetur, por më shumë se për Europën, a..

Lexone

VIDEO: Kur Voltana Ademi premtonte rrëzimin e Vllaznisë në Kategorinë e Parë

Klubi i Vllaznisë prej disa seznoesh ndodhet në një gjëndje të mjerueshme për shkak të keqmenaxhimit që i është bërë klubit.Sezonin e kaluar kuqeblutë arritën që të mbijetonin në Kategorinë Superiore vetëm në ndeshjen e fundit në takimin kundër Tiranës, ku pas një barazimi 0-0 arriti që të linte pas atë turpërim.Por, e njëjta situatë përsëritet dhe këtë vit ku sërish Vllaznia është në një situatë kritke, ku renditet në vendin e parafundit në tablën e renditjes që të dërgon në Kategorinë e Parë.Shkodranët nuk arritën dot që mbrëmjen e djeshme të fitonin ndaj Kamzës një rival direkt për luftën e mbijetesës, ç’ka rëndoi dhe më shumë gjëndjen e këtij klubi që është në prag të “humnerës”.Një nga faktorët kryesor që ka ndikuar në këtë kushte ku ndodhet Vllaznia është dhe Bashkia e Shkodrës që drejtohet nga Voltana Ademi, që është presidentja e klubit dhe është vendosur në qëndër të akuzave nga sportadashësit shkodran dhe shumë personazhë të tjerë për gjëndjen ku ajo ka dërguar këtë k..

Lexone

Lila projekton të ardhmen: Tirana më pret pas dere…

Andi Lila ishte i pranishëm në stadiumin e Gjirokastrës për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Luftëtarit dhe Partizanit. Para këtij takimi, në një lidhje të drejpërdrejt për “Gol pas Goli”, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, që luan me Pas Janinën, zbuloi se do të kishte mundësi të takonte shumë miq të tij.“Distanca është e shkurtër dhe erdha të shoh takimin e Luftëtarit me Partizani. Shpresoj të fitojë më i forti dhe të shoh një ndeshje të bukur. Do të takoj edhe miqtë e vjetër si Preiti, që e kisha te Parma, por edhe të shoh Abazajn, Bregun dhe Rrocën më nga afër. Gjithashtu të shoh edhe një ndeshje pa polemika. Stërvitjet dhe terrentet janë të mira që lojtarët të shprehin kualitetin e tyre”.Sa i përket të ardhmes së tij, 32-vjeçari tha se ka edhe dy vite kontratë me skuadrën greke, ndaj s’mund të thotë se çfarë do të ndodhë kur t’i ketë mbushur 34-vjeç. I pyetur se do të përshtatej më mirë, te Partizani apo Luftëtari, Lila tha një përgjigje që kënaqë tifozët e Tiranës.“Nuk kam s..

Lexone

Barça ‘shkatërron’ Villarealin, Messi më pranë Këpucës së Artë

Me titullin kampion tashmë të fituar, Barcelona vijon të jetë e motivuar për të mbyllur sezonin në La Liga, në kuotën e zero humbjeve.Pas asaj El Clasico-je të çmendur, skuadra e Valverdes zbriti sërish në ‘Camp Nou’, këtë herë për t’u përballur me Villarealin. Ndaj ‘nëndetëses së verdhë’, katalanët nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, duke mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.Philippe Coutinho hapi serinë e golave në minutën e 11’, ndërsa Paulinho në të 16-ën dhe Messi në të 45-ën, vulosën rezultatin 3-0 në pjesën e parë.Në 45-minutëshin e dytë Villareali shënoi golin e vetëm me anë të Sanssones, ndërsa në minutat e fundit të takimit ishte Ousmane Dembele ai që shënoi një dopiete për Barcelonën dhe fiksoi rezultatin 5-1, me Barcelonën që tashmë shkoi në kuotën e 90 pikëve, kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur.9 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone