Home / Tag Archives: ndeshjen (page 10)

Tag Archives: ndeshjen

Partizani nis përgatitjet për ndeshjen me Flamurtarit, Progni stërvitet i diferencuar

Skuadra e Partizanit ka rifilluar përgatitjet pas një dite pushim, për takimin e radhës ndaj Flamurtarit i vlefshëm për javën e 35-të të kampionatit.Sot grupi i lojtarëve në drejtimin e trainerit Klevis Dalipit dhe stafit teknik, kanë zhvilluar seancën e parë në orën 10:30 në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.Përgatitje të diferencuar ka kryer sulmuesi Progni si pasojë e një shqetësimi muskulor , por gjithsesi nuk rrezikon takimin ndaj Flamurtarit.Forma e grupit paraqitet pozitive, ndërkohë që për përballjen e së shtunës,traineri Dalipi nuk vuan skualikime lojtarësh duke patur në dispozicion grupin e plotë.Seanca e së mërkurës do të zhvillohet në orën 10:30 si zakonisht në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”.

Lexone

U përfol se do toleronin, reagon Partizani: Nuk bëhemi pjesë e kompromiseve

Partizani arriti që të merrte në takimin e djeshëm një tre pikësh të rëndësishëm në duelin kundër Vllaznisë duke mbetur në garë për të arritur objektivin që është pjesmarrja në Kupat e Europës.Përmes një njoftimi, klubi i Partizanit ka falenderuar tifozerinë për pjesmarrjen e djeshme në stadium të cilët përkrahën ekipin në një duel delikat.Klubi kuq thekson gjithashtu se u dha dhe një përgjigje të gjithë zërave që qarkullonin për një tolerim të mundshë.Njoftimi i plotë i Partizanit.Klubi falenderon tifozerinë e kuqe të pranishme në stadium, për përkrahjen e madhe që dhuroj në mbështetje të ekipit në ndeshjen delikate luajtur të dielën ndaj Vllaznisë.Skuadra arriti të bindte në fushën e lojës duke rregjistruar një fitore të rëndësishme 2 – 0 për vetë objektivin që Klubi ka në këtë sezon futbollistik, pjesmarrjen në Kupat e Europës.Një rezultat i cili i dha përgjigjen e duhur të gjithë skeptikëve dhe zërave që aludonin për një tolerim të ndeshjes ndaj ekipit të Vllaznisë.Nj..

Lexone

Gjirokastritët modestë dhe diplomatë, por Europën e kanë që tani në “xhep”

Barazimi i djeshëm në Kukës ishte llogaritur mirë. Aq i duhej Luftëtarit për të qenë më i qetë në lidhje me pjesëmarrjen e parë historike në Kupat e Europës. Matematikisht, duhen edhe 4 pikë për të siguruar vendin e tretë dhe 3 për të katërtin.Përtej modestisë dhe diplomacisë në deklaratat që vijnë nga kampi i Luftëtarit, vendin e tretë ata duket se e kanë në “xhep”. Janë tri pikë para Laçit dhe Partizanit, që ndajnë vendin e katërt. U mjafton një fitore por të mbyllur llogaritë matematikore me Laçin, pasi ndeshjet direkte favorizojnë gjirokastritët.Në raport me Partizanin, janë të kuqtë që përfitojnë, sepse në ndeshjet direkte kanë dy fitore, një herë ka fituat Luftëtari dhe një ndeshje është mbyllur në barazim.Por Luftëtari mund ta shmangë barazimin me pikë, duke qenë se kalendari e favorizon. Në ndeshjen e radhës pret Skënderbeun, që ka marrë “pushimet” tashmë dhe po eksperimenton me lojtarët e stolit. Nëse në fundjavë gjirokastritët marrin 3 pikët, gjë që ka shumë mundësi të ..

Lexone

Allegri siguron: Nëse nuk më largojnë, qëndroj te Juventusi

Në Torino, festa mund të shpërthejë. Është siguruar tashmë titulli i shtatë radhazi për Juventusin. Bardhezinjtë e Allegrit futen në rekordet e futbollit italian për titujt e njëpasnjëshëm, një demonstrim i qartë force dhe një cikël, që nuk duket se do të ndalet.Një nga arkitektët e trumfit të Juventusit është pa dyshim Massimiliano Allegri, i cili ka vulosur edhe një tjetër sukses në krye të “Zonjës së Vjertër”. Duke folur në një konferencë për shtyp, pas ndeshjes në Romë, trajneri nga Livorno ka cekur edhe të ardhmen e tij, me shaka:“Nëse drejtuesit nuk më dërgojë larg, në qëndroj te Juventusi edhe vitin e ardhshëm”. Tani për tani, çdo diskurs, që nuk ka të bëjë me të tashmen, mund të presë: “Prioritet është festimi, pastaj do të ulemi me qartësi për të folur mbi sezonin e ardhshëm, kur të gjithë do të fillojnë nga zero pikë. Gjëja e rëndësishme është të kemi stimujt e duhur. Ne jemi ende sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë. Tifozët duan trofe dhe unë jam këtu pikërisht për kë..

Lexone

Milani barazon ndaj Atalantës dhe siguron Europa League

Milani ka barazuar 1-1 në fushën e Atalanta dhe matematikisht ka siguruar të drejtën për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm, sido që të dalë ndeshja e fundit e kampionatit kundër Fiorentina.Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso do ta mbyllë në vendin e gjashtë ose të shtatë këtë kampionat të Serie A.Në një ndeshje të luftuar nën shiun e rrëmbyeshëm të Bergamo, kuqezinjtë kaluan në avantazh në saj të golit të shënuar nga Franck Kessie, pas një ore lojë. Mesfushori, që vjet luante me Atalanta, goditi saktësisht nga jashtë zone.Të dyja ekipet e vazhduan ndeshjen me dhjetë futbollistë pasi Rafael Toloi në minutën e 64-t dhe Ricardo Montolivo, dhjetë minuta më vonë, u ndëshkuan me karton të kuq.Mbrojtja e Milan, me në krye kapitenin Leonardo Bonucci, që luante ndeshjen e tij të 300-të në Serie A, u dorëzuan në minutën e parë shtesë, kur Atalanta barazoi me golin e Masiello.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dy “kampionate”, ja për çfarë luhet në dy javët e mbetura

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë, ku vetëm Skënderbeu, Kukësi dhe Lushnja nuk kanë më objektiva, ndërkohë që skuadrat tjera janë ndarë në dy fronte, me Flamurtarin që duket sikur ka siguruar “mesin e artë”. Skënderbeu është shpallurr kampion, ndërkohë që Kukësi ka siguruar matematikisht vendin e dytë për herë të katërt në histori.Për vendin e tretë, bëhet një luftë e ashpër mes Luftëtarit që e mban atë pozicion aktualisht dhe Partizanit e Laçit të cilat kanë nga 50 pikë.Në javën e ardhshme, Luftëtari do të presë në shtëpi Skënderbeun dhe javën e fundit udhëton drejt Lushnjes. Laçi ka ndeshjen e ardhshme ndaj Kamzës në transfertë dhe pret Teutën, ndërkohë që Partizani luan në transfertë ndaj Flamurtarit dhe pret në fund Kamzën.Sa i përket mbijetesës, janë 3 skuadra të cilat do të luftojnë deri në fund, me Vllazninë që e ka hedhur një hap tashmë drejt Kategorisë së Parë dhe Teutën e Kamzën që e shohin veten 5 pikë para shkodranëve.Teutës dhe Laçit, do t’i m..

Lexone

Baloteli në superformë, Italia dhe Dortmundi dy stacionet e radhës

2 gola dhe 1 asist në ndeshjen e tij të fundit në stadiumin Allianz Riviera me fanellën e Nicës. Mario Balotelli rikthehet ai i ditëve më të mira dhe e ardhmja parashikohet e ndritur për të.27-vjeçari po ndihmon Nicën në këtë fund sezoni me golat e tij për të siguruar një vend në Europa League sezonin e ardhshëm. Tani mbetet vetëm ndeshja e fundit ndaj Lyon-it dhe pastaj lamtumirë Francës.Fillimisht vëmendja do të jetë te kombëtarja italiane me trajnerin e ri Roberto Mancini që e ka në planet e tij Balotellin teksa të dy do të kujtojnë kohët që kanë kaluar tek Interi dhe Manchester City, por tashmë duke përfaqësuar skuadrën e vendit të tyre, pikërisht Italinë. Ndërkohë Balotelli që në këto 2 vite te Nice ka shënuar 10 gola më shumë se ne periudhën 2-vjeçare që ka qenë pjesë e Milanit pritet të jetë një lojtar i lirë në merkaton e kësaj vere pasi i skadon kontrata me Nice.Për Supermarion parashikohet një e ardhme në Gjermani te një emër i madh si Borussia e Dortmundit së bashku me..

Lexone

PSG përgatit festën, Monaco dhe Lyon “luftë” për Championsin

Në Francë të gjitha ndeshjet e javës së parafundit do të luhen në orën 21:00, me përjashtim natyrisht të takimit Guingamp – Marseille.Klubi nga Provansa vazhdon të mbajë të hapura diskutimet për zonën Champions në Le Championnat, kështu që Monaco do të japë maksimumin në Principatë për të mposhtur “jeshilët” e Saint Etienne-t, ndërkaq pasi fitoi gjithçka mund të fitohej në Francë Paris SG pritet të festojë bashkë me tifozët kur të ndeshet me Stade Rennais, në ndeshjen e fundit për këtë sezon në kryeqytet.Një transfertë të vështirë ka edhe Olympique Lyon që për të ruajtur vendin e dytë që të kualifikon direkt në grupet e Champions League, duhet të mposhtë Strasbourgun që lufton për mbijetesën.12 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Daja: Skënderbeu do të luajë me dy grupe për Kupën

Skënderbeu e ka mbyllur historinë e titullit kampion edhe matematikisht në javën e 33-të, teksa pas fitores në Lushnjes dhe pas humbjes së Kukësit në Durrës, është shpallur kampioni i këtij edicioni.Takimi i radhës për korçarët do të jetë ndaj Teutës, ndërsa trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja është shprehur se ekipi i tij do të punojë me një program të veçantë në stërvitje. Kështu, skuadra do të ndahet në dy grupe, teksa njëri grup do të përgatitet për finalen e Kupës, ndërsa grupi tjetër i përbërë kryesisht nga të rinjtë, do të respektojnë takimet e mbetura të Superiores. Në fund, trajneri i korçarëve ka thënë se do të pëlqente që Soue të ishte golashënuesi i këtij edicioni, por që kjo të ndodh, nuk do të ketë ekzagjerime nga ana e klubit.“Kemi finalizuar një rrugëtim shumë të gjatë, të merituar dhe me diferencë ndaj ekipeve të tjera. Jemi përballur me situata aspak të favorshme gjatë këtij rrugëtimi, këtu flas për vendimet e UEFA-s ndaj nesh.Gjatë kësaj kohe kemi bërë dy kampion..

Lexone

Drejt “Rusi 2018”: Botërori i vitit 1934, fitojnë italianët nën diktatin fashist

Nga Skifter KëlliçiNë pjesën e parë të këtij cikli, nëpërmjet kujtimeve të kolegut tim italian, komentatorit të madh sportiv, Nando Martelini, dhe shënimeve të mia, u rrëfeva lexuesve disa nga peripetitë që shoqëruan botërorin e parë të futbollit në Uruguai, më 1930.Katër vjet më pas, më 1934 e kishte radhën Evropa dhe pikërisht Italia që të organizonte botërorin e dytë të fubollit. Arena të ndeshjeve të këtoj botërori u bënë stadiumet e Napolit, Gjenovës, Torinos, Milanos, Triestes, Bolonjes, Firences dhe Romës.“Ky botëror,-zuri të më rrëfente Martelini tek vazhdonim më hurbnim verën “Kallmet” në një nga studiot e Radio “Domensione Suonos” në Romë,- u zhvillua tërësisht nën diktatin fashist. Madje tutor i tij ishte vetë Musolini.Në ngadhënjimin e skuadrës italiane, ose skuadrës “axurra”, ( e kaltërt), siç kishte filluar të quhej, për shkak të ngjyrës së kaltërt të fanellave, ai shihte të paraprirë ëndrrën për përëtëritjen e perandorisë romake, që po sendërtohej edhe në trurin ..

Lexone