Home / Tag Archives: ndeshjen

Tag Archives: ndeshjen

Vllaznia niset drejt Korçës me tre mungesa

Vllaznia ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Skënderbeun dhe është nisur drejt Korçës për të luajtur 90 minutat e fundit, që do të vendosin, nëse do të mbijetojë ose jo në Superiore. Grupi i lojtarëve nuk është i plotë për këtë transfertë. Mungesat janë tre dhe jo pak të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për lojtarë si Orelesi, Bardulla dhe Tafili, të tre të repartit të mesfushës. Është rikuperuar në kohë sulmuesi Andi Ribaj. Pavarësisht këtyre mungesave, skuadra shkodrane ka besim se mund ta fitojë ndeshjen në Korçë, ku ekipi vendës nuk ka asnjë objektiv dhe do të dalë në fushë me shumë futbollistë të rinj. Vllaznia duhet të marrë tri pikët, duke shpresuar gjithashtu që Kamza rivale të mundet në kryeqytet nga Partizani.

Lexone

Spanja në Rusi pa Moratan, Callejon dhe Suson

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka publkuar listën përfundimtare me 23 futbollistë që do të përfaqësojnë vendin iberik në “Rusi 2018”. Konfirmohet prania e Andres Iniestës, që këtë të diel luajti ndeshjen e fundit me Barcelonën. Mbetet jashtë listës Alvaro Morata, por edhe dy lojtarët e Serisë A, Callejon i Napolit dhe Suso i Milanit. Lopetengui, përveç Moaratas, nuk i ka besuar as lojtarit tjetër të Chelsea-t, Marcos Alonso. “Dua të kujtoj që Morata, Illaramendi, Vitolo etj, janë lojtarë që na kanë ndihmuar, por fatkeqësisht nuk do të jenë në Botëror. Pse jashtë Morata? Kemi vendosur të grumbullojmë 3 sulmues “pykë” dhe jo katër. Të gjitha vendimet janë marrë pasi janë analizuar me shumë kujdes të gjitha detajet. Kemi vendosur që ky është grupi më i mirë i mundshëm. Para pritshmërisë së një futbollisti janë pritshmëritë e një kombi,” – deklaroi në konferencës për shtyp trajneri Julen Lopetegui. Lista e Spanjës Portierë: De Gea, Reina, Kepa Mbrojtës: Carvajal, Odriozola, Piqu..

Lexone

Me të rinjtë edhe në Kukës, te Flamurtari bëjnë gati listën e rinovimeve

Ndeshja e së mërkurës në Kukës është sa për statistikë për Flamurtarin, që po mbyll, edhe një tjetër sezon të dështuar, pa shkuar në Kupat e Europës, edhe pse i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë këtë gjë. Në ndeshjen me Partizanin, stafi teknik vendosi të aktivizonte shumë lojtarë të rinj në formacion dhe kështu do të veprohet edhe në Kukës të mërkurën. Është e qartë se po mendohet që tani për sezonin e ri dhe këta lojtarë të rinj kanë shansin të tregojnë vlerat e tyre. Drejtuesit e klubit ndërkohë po merren me çështjen e rinovimeve të lojtarëve, pasi pjesa më e madhe e grupit aktual pritet të qëndrojë. Burime pranë klubit kuqezi bëjnë me dije për “Vipsport.al”se lojtarë si Nukorkoviç, Alvesh, Musta, Siljanovski, Useini, Bicaj, Sidibe, Kamara dhe ndonjë tjetër, janë në planet e vlonjatëve edhe për sezonin e ri. Në dyshim janë lojtarët e ardhur ne merkaton e dimrit, me përjashtim të Muarem, i cili pritet të vazhdojë. Tunkara, Nedeljkoviç dhe Zuka kanë më shumë shanse largimi ..

Lexone

Europa League, Shqipëria mposht 3-0 Gjeorgjinë

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra fitoi sot pasdite 3-0 ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e vlefshme për European League, zhvilluar në Tbilisi. Edhe pse jashtë fushe, vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Altin Martiri, bënë një paraqitje të shkëlqyer, duke korrur një fitore të merituar. Një ndeshje e dominuar nga skuadra shqiptare, që zhvilloi një ndeshje fantastike në parket, sidomos në dy setet e para, ku mposhti në të gjitha drejtimet volejbollistet vendase. Një fitore që motivon ekipin për të vazhduar më tej paraqitjet pozitive në këtë turne europian. Shqipëria prezantoi në fushë një ekip të kolauduar mirë, që diti të kalojë me sukses edhe momentet e vështira, sidomos në setin e tretë, duke e merituar fitoren. Ndeshja nis mjaft mirë për vajzat kuqezi, që pas disa barazimeve në pikët e para marrin shpejt komandën e lojës në dorë. Bici është e papërmbajtshme, lidere në parket, mbështetur mirë edhe nga vajzat e tjera, duke bërë që loja të marrë drejtimin e duhur. Epërsia..

Lexone

Prekëse/ Lamtumira e Buffon pas 17 sezonesh, djali i vogël i ‘Gigi-t’ nuk përmbahet

Gianluiggi Buffon luajti dje ndeshjen e fundit me Juventusin duke i dhënë fund një aventure 17-vjeçare të mbushur me shumë triumfe, por edhe zhgënjime siç ishte mos arritja e fitimit të “Championsit”. Gjithsesi për të thuhet se është një nga portierët më mirë që historia e futbollit ka pasur, për shumë edhe më i miri. Në “Allianz Stadium” dje tifozët nuk janë përmbajtur, duke shpërthyer në lot për 40-vjeçarin. Shumë vëmendje ka tërhequr edhe djali i tij i vogël, i quajtur Luis Tomas. Ai është kapur nga kamerat teksa dukej me sytë e mbushur me lot, një moment që i ka emocionuar të gjithë. The post Prekëse/ Lamtumira e Buffon pas 17 sezonesh, djali i vogël i ‘Gigi-t’ nuk përmbahet appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Shpresat Europiane, Partizani me sytë nga Skënderbeu

90 minuta për të luajtur dhe për të shpresuar për Partizanin, por me sytë dhe veshët nga zhvillimet brenda dhe jashtë fushës te ekipet e tjera. Ato të rivalëve të mëdhenj, ku më i rëndësishmi është fati i Skënderbeut. Këtë e ka të qartë edhe mbrojtësi Arbnor Fejzullahi që në mikrofonin e SuperSport pranoi se të kuqtë duhet të presin dhe të shohin çfarë do të ndodhë me çështjen gjyqësore të Skënderbeut ndaj UEFA-s rreth pezullimit për 10 vjet nga kupat e Europës. Në këtë mënyrë, verdikti i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë është kthyer në ndeshjen më e rëndësishme të kampionatit shqiptar. Nëse Skënderbeu fiton betejën ligjore me UEFA-n dhe pozicionimin në vendin e tretë që duket utopi, Partizanit i nevojitet me patjetër vendi i katërt në kampionat për të shpresuar.Megjithatë edhe ky skenar nuk jep garanci maksimale. Në një situatë të tillë, kryeqytetasit jo vetëm duhet të fitojnë ndaj Kamzës dhe Laçi të frenohet nga Teuta, por edhe që Skënderbeu t’i mposhtë kurbinasit në fin..

Lexone

Dueli Shqipëri-Kosovë, Rashica: Stadiumi të jetë kuqezi dhe me ngjyrat tona të kaltra

Pas një aventure në kampionatin holandez me Vitese, Milot Rashica u transferua në Gjermani ku firmosi me skuadrën e Verder Bremenit. Gjatë ditës së sotme, Rashica ka vendosur që të ndjekë nga afër finalen e kampionatit mes Prishtinës dhe Dritës, ku ka folur edhe për ndeshjen Shqipëri-Kosovë që do të luhet pas disa ditësh. “Kur kam firmosur te Vitese kam qëndruar edhe 3 muaj në Kosovë dhe kam luajtur kundër Beses së Pejës ku kam fituar 3-2. Kampionati gjerman ka përfunduar dhe jemi disa ditë pushim para se të luajmë me Shqipërinë dhe më pas kemi sërish pushime para se të rikthehem te Verderi. Ndeshja ndaj Shqipërisë? Besoj se do të jetë ndeshje me një atmosferë të mirë pasi shumë shqiptarë jetojnë atje dhe besoj se stadiumi do të jetë kuqezi dhe me ngjyrat tona të kaltra. Prishtina-Drita? Sot kam ardhur si tifoz neutral pasi kjo është diçka e veçantë sepse s’ka ndodhur që kampionati të vendoset në fund dhe shpresoj të fitojë ai që e meriton. Gjermania? Diferenca me Holandën është sh..

Lexone

Flamurtari mbyll sezonin me “gojën” e kyçur

Një tjetër sezon përfundon me gojën e kycur tek Flamurtari. Humbja me Partizanin është shoqëruar me heshtjen e shtypit që i ka paraprirë këtyre javëve të fundit. Një sezon i nisur mirë për vlonjatët të cilët në muajin dhjetor konsideroheshin si skuadra anti-Skënderbe. Ndërtimi i skuadrës i’u besua njërit prej ekpsertëve të futbollit shqiptar, Shëptim Duro i cili formoi një skuadër me role të dubluara. Me një profil të ulët dhe larg problemeve të viteve të fundit, kuqezinjtë nisën të tregonin forcën e tyre. Me financa të shëndosha dhe një menaxhim perfekt, Flamurtari tregoi se ishte aty për të përfituar nga ndalimi i mundshëm i korçarëve. Gabimet e njëpasnjëshme të arbitrave penalizuan shumë ecurinë e vlonjatëve të cilët në fund të vitit mund të kishin disa pikë më shumë dhe distancën me kreun më të shkurtuar. Por kolapsi i treguar në fazën e 3 dhe të 4 bënë që Flamurtari të rrëshkasë në renditje, të humbasë terren me zonën europiane duke u eleminuar edhe nga Kupa pavarësisht se fitu..

Lexone

Drejt “Rusi 2018”: Brazili, përgjithnjë zotërues i Kupës së Botës (1970)

Nga Skifter Këlliçi Është hera e fundit në këtë cikël që do të përmend në titull emrin e Anton Mazrekut, mësuesit e pastaj kolegut tim në mikrofon, sepse një ditë, fund korriku të vitit 1969, në moshën 61-vjeçare, ai u një hemoragji cerebrale, kur pas një ndeshjeje fëmijësh, sapo ishte kishte vënë këmbë në shtëpi. U nda kështu nga jeta dhe nga futbolli. U nda më pak se një vit para se të fillonte Botërori 9-të, që do të zhvillohej në Meksikë. Unë dhe Ismet Bellova nuk do ta kishim më në mikrofonin sportiv të e Radio Tiranës, nuk do të kishim mundësi, veç të tjerash, të këmbenim mendime edhe për botërorët e futbollit, të cilat, ngaqë nuk kishim, as unë dhe as ai ende televizorë, vazhdonim t’i shihnim te miq që na prisnin krahëhapur. Siç kam shkruar në faqet e këtij cikli, Mazreku ishte i pari gazetar që në faqet e “Sportit Shqiptar” të cilën drejtonte, u dha mundësi shqiptarëve të njiheshin, së pari me zhvillimet e Olimpiadës së Berlinit, më 1936, që e ndoqi “ de visu”, siç thonë lat..

Lexone

Politika futët në lojë: Zbulohet urdhri i Bashës për të shpëtuar Vllazninë dhe rrëzuar… Kamzën

Ditët e fundit është hapur një rreze shprese për Vllazninë. Skuadra shkodrane thuajse është e rënë nga Superliga por pak para se të luhen ndeshjet e parafundit të kampionatit ka ndërhyrë edhe politika e madhe. Në lojë sipas burimeve është futr kreu i PD Lulzim Basha. Lideri i opozitës ka dhënë një urdhër bëjnë me dije burime pranë PD që Kamza t’i hapë rrugë Vllaznisë. Kjo do të thotë që Kamza duhet ta humb ndeshjen me Laçin dhe atë në fund me Partizanin në mënyrë që Vllaznia të shpëtojë nga rënia prej Superligës. Kukësi mund ta tolerojë Vllazninë duke qenë se kuksianët i kanë përmbushur objektivat e tyre ashtu siç edhe Skenderbeu në fund do e tolerojë Vllazninë. Kamza duke humbur dy ndeshjet e saj dhe Vllaznia duke i fituar ato bën që kamzallinjtë të bien nga Superliga dhe Vllaznia të sigurojë mbijetesën sepse diferenca është vetëm 5 pikë mes këtyre dy ekipeve. Sipas burimeve me drejtuesit e Kamzës ka patur edhe debate të ashpra sepse Presidenti Naim Qarri ka investuar seriozisht ..

Lexone