Home / Tag Archives: ndertimin

Tag Archives: ndertimin

FOTOT: Përfundon linja e re e transmetimit, rritet kapaciteti furnizues dhe cilësia e ujit për qendrën e Tiranës 

Të gjitha lagjet rreth qendrës së Tiranës do të kenë një shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm.Bashkia e Tiranës, krahas punimeve për fazën e dytë të rehabilitimit të sheshit “Skënderbej” dhe lulishteve të tij, ka kryer edhe të gjitha punimet nëntokësore sa i përket ujësjellësit.Punimet janë kryer përgjatë rrugës “Abdi Toptani” deri në qendër, duke bërë të mundur ndërtimin e një linje të re të furnizimit me ujë.Në këtë hapësirë të kryeqytetit janë kryer investime hidroteknike prej UKT-së, në mënyrë që të shtohet kapaciteti i transmetimit dhe cilësia e furnizimit me ujë, jo vetëm për banorët, por edhe bizneset e zonës së qendrës të cilat tërheqin shumë turistë.Ky investim lidh në këtë mënyrë edhe pjesën e qendrës së Tiranës me linjën kryesore të transmetimit të ujit që u ndërtua një vit më parë përgjatë rrugës “George W Bush” dhe përgjatë unazës.

Lexone

Rama tregon projektin e aksit rrugor që nis nga porti i jahteve në Orikum (Video)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke prezantuar projektin e ri për ndërtimin e aksit rrugor që do nisë nga porti i jahteve në Orikum dhe deri në Himarë.“Mirëmëngjesi dhe me imazhet e projektit për ndërtimin e aksit rrugor nga Porti i Jahteve në Orikum, duke vijuar në Llogara, për tu lidhur më pas me Himarën përmes një tuneli, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.MIRËMËNGJES dhe me imazhet e projektit për ndërtimin e aksit rrugor nga Porti i Jahteve në Orikum, duke vijuar në Llogara, për tu lidhur më pas me Himarën përmes një tuneli, ju uroj një ditë të mbarëGepostet von Edi Rama am Montag, 14. Mai 201815 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fidel Ylli pyetje publike Robert Ndrenikës: Pse nuk i kërkove Berishës teatër të ri kur ishe deputet i PD-së?

Deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli, ka folur mbi prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të reje.Ai tha se qeveria nuk e ka mundësinë që të ndërtojë një godinë të shtrenjtë, duke shtuar se në këto kushte nuk mund t’i lërë aktorët të luajnë në një ndërtesë që po shembet.Nga “faxnews” ,Ylli ka sulmuar edhe aktorin e madh Robert Ndrenika të cilin e ka pyetur se “pse nuk i kërkove Berishës godinë të re kur ishe deputet i PD-së?”“Do të bëhet një teatër bashkëkohor, evropian dhe pa kullë. Po deklaroj me përgjegjshmëri si sekretar I Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias se Qeveria deri tani nuk ka marrë asnjë vendim. Çdo vendim do të merret në transparencë. Ka vetëm një ofertë që po shqyrtohet ligjërisht”, tha Ylli. (TemA)

Lexone

Rrugë të reja dhe hapësira çlodhëse për banorët e Saukut

Një tjetër lagje në kryeqytet është transformuar tërësisht duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve.Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me mjetet e saj dhe me punëtorët për ndërtimin e një lulishteje të re në zonën e Saukut dhe asfaltimin e rrugicave sëbashku me infrastrukturën nëntokësore që e lidhin këtë lagje me rrugën “Hermann Gmeiner” duke zgjidhur në këtë mënyrë një shqetësim disa vjeçar për banorët e lagjes së populluar pas viteve ‘90.Bashkë me asfaltimin, për herë të parë kjo lagje do të ketë edhe sistem ndriçimi si dhe hapësira të dedikuara për të pushuar.Ashtu siç ka premtuar kryebashkiaku Veliaj, ku çdo vit Bashkia e Tiranës rehabiliton 50 blloqe banimi, duke përmirësuar tërësisht kushtet e jetesës së banorëve.1 of 67 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rober Ndrenika: Kam frikë se më presin pensionin, me bukën e gojës nuk luhet!

Një grup aktorësh, vijojnë të kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.Por, këtë të hënë aktorët protestues kanë “firuar”.Në protestë janë shfaqur shumë më pak aktorë.Robert Ndrenika e ka justifikuar këtë, me frikën se mos iu heqin “bukën e gojës”.Madje ai tha se edhe për vete kishte frikë, se mos i heqin pensionin.“Kjo tokë është e shenjët dhe unë atë mendim kam.Ky është Jeruzalemi i aktorëve, prandaj duhet ta mbrojmë.Ka qenë një në Shkodër, Lec Bushati, aktor, dhe thoshte: Çfarë të bëj, buka e gojës!Kështu që për aktorët, edhe mua më merr ndonjëherë frika se mos më presin edhe pensionin, a e kupton”, tha ai. (TemA)

Lexone

“100 Milionë”, murgesha fiton 7.5 milionë lekë

Motër File, murgesha që shërben në Fushe-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të diel në “100 milionë” në Top Channel.Murgesha, së bashku me vullnetarët e Caritas, u bë pjesë e lojës për një qëllim shumë human, ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë në Fushë Milot.Motër File e nisi lojën të dielën e kaluar, ku mbajti 15 milionë në lojë, ndërsa me pyetjet e mbetura këtë javë arriti të fitojë 7.5 milionë.“Fakti që ne jemi këtu është sepse ne jemi për kauzën që dëshirojmë. Që në Fushë Milot të jetë një kënd lojërash. Që fëmijët të mos qëndrojnë në vende të tjera që nuk janë formuese, nuk janë edukuese. T’u japim një ambient ku ata mund të argëtohen edhe mund të mësojnë të rriten së bashku”, u shpreh Motër File.29 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone